Autobusët privatë të transportit publik të hënën nuk do të qarkullojnë nëpër rrugët e Shkupit, por do të parkohen në garazhet e tyre. Transportuesit privatë këmbëngulin se që nga janari nuk kanë marrë para në pajtim me marrëveshjen që kanë me Qytetin e Shkupit. Për shkak të borxhit të grumbulluar ndaj tyre të hënën në orën 10 do të parkojnë autobusët e tyre dhe nuk do të lëvizin nëpër linjat e rregullta. Do të punojnë vetëm nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 10. Të kontaktuar kohë më parë për borxhin ndaj vozitësve privatë, nga Qyteti i Shkupit theksuan se çështja nuk është përgjegjësi e tyre por e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik. Ndërkohë me probleme me pagesën e rregullt të pagave përballen edhe vet të punësuarit e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik në Shkup. /Alsat.mk
Data 04.04.2026
Aktuale
- Arbër Ademi: Të hënën do të jem në krah të studentëve, ata kërkojnë vetëm drejtësi
- Regjim i veçantë i komunikacionit nesër në Shkup për shkak të dy garave
- Vdekja e futbollistit kosovar në fushë të sportit, klubi i KFV Barileva del me njoftim!
- Të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri, sekuestrohen dy automjete luksoze me vlerë 120 mijë euro! Procedohen dy persona
- ESHS: Regjistrimi në 2031 do të përcaktojë popullsinë rezidente! Do të respektohet vendimi i Kushtetueses
- Mot i vranët me periudha dielli, në pjesët lindore shi dhe bubullima
- Të paetiketuara dhe pa afat përdorimi, AKU bllokon rreth 4 ton bimë të thata në magazinën “Merja”
- Konflikti me një viktimë në Vlorë, babë e bir shkuan për t’u sqaruar! Zbardhen detaje të reja


