Numri i udhëtarëve në transportin urban nga viti 2015 në 2018 është zvogëluar për 20 për qind, në një situatë ku kërkimet tregojnë se trafiku është një nga faktorët kryesorë për ndotjen e ajrit.
Autoritetet e qytetit në Shkup njoftuan pwr furnizimin e autobusëve të rinj një vit më parë, por qytetarët e Shkupit nuk po i shohin ato për të paktën një gjysmë viti. Në fillim të vitit të kaluar, JSP testoi autobusë elektrike dhe të gazit dhe kryetari Petre Shilegov shprehu se shpreson se deri në fund të vitit 2018 do të furnizohen 20-30 autobusë të rinj. Megjithatë, ata do të duhet të presin për ta deri në fund të këtij ose në fillim të vitit të ardhshëm.
Autobusët e rinj do të blihen me një hua prej 10 milion euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Banka njoftoi fazën e parë të tenderit muajin e kaluar dhe zgjedhja përfundimtare duhet të bëhet në korrik të këtij viti. Kompania që do të marrë tenderin do të ketë 9 muaj për të transportuar autobusët, që do të thotë se se ato do të jenë në dispozicion në vitin 2020. Qyteti i Shkupit pret që me këto para të blejë rreth 40 autobusë me gaz.