Author: Semi

Antonio Stojçevski, kryetar i Sindikatës së rojtarëve dhe administratës në Idrizovë demanton se i dënuari Igor Spasov ka ikur nga burgu i Idrizovës dhe më pas të jetë kthyer prapa. “Nuk është e vërtetë se Spasov është arratisur nga Idrizova”, ka thënë për “Fokus”, Stojçevski. Drejtori i burgut Antonio Dimov nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike lidhur me këtë çështje, ndërsa Stojanoviq madje ka theksuar se nuk ka detaje për rastin në fjalë, pasi pret informacione nga inspektorët që janë në burg. Sipas mediave maqedonase, Spasov ka qenë trupëroje e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ndërsa ai është në burg i dënuar…

Lexo më Shumë

Gjatë fundjavës në Maqedoni moti do të jetë stabil, kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura do të lëvizë prej minus tre në orët e mëngjesit deri në 20 gradë celsius gjatë ditës në pjesët jugore të vendit. Të dielën temperatura minimale do të lëvizë prej zero deri në 6 gradë celcius, ndërsa temperatura e ditës prej 16 deri në 22 gradë celcius. Të hënën do të mbajë mot akoma më i ngrohtë, por do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit, ajo e Punës dhe Politikës Sociale dhe Instituti i Shëndetit publik kanë përgatitur rregullore te re për mënynë e të ushqyerit në çerdhe dhe shkolla. Mjekët me këtë rast japin alarmin se Maqedonia po ngritet në listën evropiane për peshë të lartë trupore. Ata thonë se ky është rezultat i konsumimit të tepër të sheqerit, kripës dhe yndyrërave. Gjithatu, ata rekomandojnë freskim të menyve me pemë, perime, drithëra dhe mish pa yndyrë. “Kemi nevojë për drithëra integrale, mish pa yndyrë, mish peshku, kemi nevojë për më shumë lloje të ushqimit që të plotësohet nevoja e tyre. Maqedonia…

Lexo më Shumë

Ish-truproja i kryeministrit Nikolla Gruevski, Igor Spasov, i cili është dënuar për vrasje, gjatë mbrëmjes së djeshme është arratisur nga burgu i Idrizovës. Lajmin për arratisjen e bodigardit të Gruevskit e raportojnë mediat vendase në  Maqedoni. Por arratisja e tij nuk ka zgjatur shumë, pasi në  mesnatë është kthyer vetë në burg, në gjendje të dehur. Ai është  i dënuar me 14.6 vite burg për vrasjen e Martin Neshkovskit. Spasov tre vite para kohe është transferuar në pjesën e hapur të burgut, prej ku të burgosurit mund të largohen lehtësisht apo edhe të arratisen./Express/

Lexo më Shumë

Gjenerata e tridhjetë e katërt e ushtarëve në shërbimin vullnetar ushtarak në Maqedoni sot në kazermën “Akekso Demnievsmi-Bauman” në veles dhanë betim solemn. Komandanti i Qendrës për trajnim individual, nënkoloneli Arben Jakupi, në solemnitet porositi se në periudhën e ardhshme do të kenë shumë punë në mposhtjen e përmbajtjeve nga trajnimi. Ai theksoi se me shërbimin ushtarak hapet mundësia për sendërtim të profesionit ushtarak dhe krijohet bazë për përzgjedhje të mëtejshme në përbërjen profesionale në ARM. Në solemnitet morën pjesë përfaqësues të komandove dhe njësiteve të ARM-së, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues të pushtetit vendor, familjarë të ushtarëve dhe…

Lexo më Shumë

Me datë 07.03.2018 (të mërkurën) rreth orës 9 e 30 minuta në stacionin policor në Çair, L.H. (54) nga Shkupi ka denoncuar se të njëjtën ditë rreth orës 6 e 30 minuta në mëngjes vjehrri i saj është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur. Policia njofton se bëhet fjalë për 78 vjeçarin D.H., shkruan Gazeta Lajm. Policia po ndërmerr masa për  gjetjen e tij.

Lexo më Shumë

“Për importin e 95 për qind të miellit serb në Maqedoni, masat kontrolluese do të kryhen tek ne nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari”, tha sot ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski. Ai thekson se opinioni duhet të jetë i informuar për marrëveshjen që është arritur me nënkryetarin e Qeverisë së Serbisë, Rasim Ljaiq, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nikollovski gjithashtu tha se me Serbinë do të zgjidhen e dhe çështjet tjera në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe se më 15 mars në Beograd do të krijohet Komiteti i Përzier për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Serbisë. Në pyetjen se cilat për prodhime të…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias në një mbledhje joformale të Qeverisë në Athinë i ka prezantuar pikat kryesore të propozim-marrëveshjes që do t’i dorëzohet Shkupit për zgjidhjen e kontestit rreth emrit të Maqedonisë. Lajmi është publikuar nga mediat greke, por pa dhënë detaje mbi propozimet edhe pse supozohet se ato përmbajnë vijat e kuqe të palës greke, e cila insiston në një zgjidhje, apo emër të ri që do të përdorej si në komunikimet e brendshme, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të Maqedonisë. Në hartimin e platformës greke thuhet të kenë marr pjesë 60 ekspertë të fushave të…

Lexo më Shumë

Komuna Butel, njësoj si komuna Çair, është e pa interesuar për realizimin e projektit për shfrytëzimin e shërbimeve për ngrohje qendrore të ndërmarrjes “Elem Energetika”, edhe pse qytetarët e kësaj komune, aktualisht paguajnë 20 për qind fatura më të shtrenjta për ngrohje. Drejtuesit e komunës refuzimin e lidhjes së qytetarëve në rrjetin e ngrohtores më të lirë e arsyetojnë me realizimin e projektit për gazifikimin e komunës, për realizimin e të cilit nuk tregojnë se kur pritet të realizohet. Ndërsa lidhja me ngrohtoren e lirë mund të realizohet shumë shpejtë dhe qytetarët sezonin e ardhëm të dimrit mund të ngrohen…

Lexo më Shumë

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka tërhequr një sasi të qumshtit për fëmijë “Celia”, i cili është importuar nga Franca në tregun e Maqedonisë. “Përmes sistemit të BE-së disa herë kemi marrë informacion për ushqim të pasigurtë, të qumshtit për fëmijë i cili importohet nga Franca”, thonë nga AUV, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga AUV shtojnë se janë larguar paketimet prej 1400 gram për fëmijët prej 0 deri 6 muaj, si dhe paketimet prej 2400 gram për fëmijët prej 6 deri 12 muaj. Gjithashtu janë tërhequr edhe prodhimet “Celia Prema” prej 400 gramëve dhe “Celia Digeks” prej 400 gramëve. Konsumatorët të…

Lexo më Shumë

Deri në afatin e fundit për parashtrimin e fletëparaqitjeve tatimore vjetore, i cili skadon të enjten javën e ardhshme (16 mars), pritet rreth 170.000 qytetarë t’i paraqesin të ardhurat e tyre në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP), me parashtrimin e fletëparaqitjes tatimore vjetore. Siç informojnë nga DAP, në përfundim me ditën e djeshme janë parashtruar 235.258 fletëparaqitje, prej të cilave më shumë në Shkup, 86,643. Me qëllim të shmangies së rrëmujës në sportelet tatimore, posaçërisht në Shkup, DAP përkujton se qytetarët mund t’i parashtrojnë fletëparaqitjet edhe në pika shtesë të cilat DAP i hapi për pranim të Fletëparaqitjeve tatimore…

Lexo më Shumë

Për ish-funksionarin shtetëror dhe profesorin, Ljubomir Fërçkoski, VMRO-DPMNE-ja është shumë larg reformave, pasi që gjysma e partisë vazhdon të jetë kriminele. I ftuar në emisionin “Top Tema” në Tv Telma, Fërçkoski thotë se ata që janë në paraburgim, kur do të dalin, askush nuk do t’ua fshij krimet, por do të gjykohen. Fërçkoski vlerëson se për Qeverinë është shumë me rrezik instalimi i VMRO-DPMNE-së brenda administratës shtetërore që nuk është e pastruar dhe që për të është instalim kriminal. Sipas tij, këta funksionojnë si sistem paralel i sigurisë që duhet ta shpëtojë grupin, ndërsa kuadrot e LSDM-së arsyetohen me moslargimin…

Lexo më Shumë