Mbrëmë, në vendkalimin kufitar në Preshevë, dogana serbe në bashkëpunim me policinë kanë penguar kontrabandimin e thuajse 22 mijë tabletave të ndryshme të ilaçeve për qetësim. Sipas të gjitha gjasave, këto ilaçe ishin të destinuara për tregun e Serbisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Rasti është zbuluar gjatë kontrollit me skaner të një autobusi me regjistrim të Maqedonisë, që rregullisht qarkullon në linjën Ohër-Beograd. Gjatë skanimit është vërejtur se diçka nuk është në rregull, kurse kontrolli i detajuar ka zbuluar se doganierët kishin të drejtë për dyshimet e tyre. Kontrolli ka vërtetuar se në toaletin e autobusit kishte më shumë se 10…
Author: Semi
Një person i panjohur, mbrëmë ka hedhur një mejt shpërthyes në oborrin e shtëpisë së 43 vjeçarit D.S në lagjen Gjorqe Petrov. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se ngjarja ka ndodhur 40 minuta pas mesnate, ndërsa nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm janë shkaktuar dëme materiale, duke përfshirë këtu dëmtimin e shtëpisë dhe dy automjeteve të cilat kanë qenë të parkuara në oborr. Sipas policisë, me siguri bëhet fjalë për bombë të tipit “Kashikarë”, ndërsa po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.
Është koha për zgjidhjen e çështjes së emrit, tani që duket se është hapur një dritare e mundësisë, kështu ka thënë me optimizën shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas, në një intervistë për gazetën greke, Documento. Kocijas gjithsesi sqaroi se ndryshimet kushtetuese janë parakusht për një zgjidhje erga omnes. Ndryshimi i Kushtetutës nënkupton implementim “erga omnes”, respektivisht përdorim të emrit në të gjitha rastet, si për përdorim ndërkombëtar ashtu edhe për përdorim të brendshëm dhe shmangie të mosmarrëveshjeve që mund të ndodhin në të ardhmen nëse nuk ndryshon Kushtetuta. Së dyti, mënjanohet mundësia që në të ardhmen një Qeveri tjetër…
Është përmbysur një kamion në rrugën Shkup-Gjevgjeli, duke bllokuar kështu dy korsitë e rrugës. Zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski, për AIM tha se ekipet policore është në terren dhe po kryejnë hetime në vendin e ngjarjes, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga MPB informojnë se kamioni është përmbysur pasi i ka shpërthyer goma, ndërsa shoferi ka marrë lëndime të lehta./Telegrafi/ Foto: Ilustrim
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dënon çdo lloj të gjuhës së urrejtjes, fyerjes apo nënçmimit ndaj çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë. “LSDM-ja i dënon sulmet ndaj gazetarëve dhe sulmet ndaj kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani. Gazetarët kanë rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe avancimin e proceseve demokratike dhe nga kjo sulmi ndaj gazetarëve është sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe vlerave demokratike”, thonë nga LSDM-ja. Personat publik duhet të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre dhe paraqitjet publike dhe ta kenë parasysh se nga ajo si sillen personat publik varet edhe mendimi i qytetarëve për…
Prokuroria ka bllokuar llogarinë bankare të një shqiptari nga Tetova, e cila ishte hapur në një bankë të nivelit të dytë. Llogaria bankare e shqiptarit të identifkuar me emrin Ali Jashari ishte në vlerën e 400 mijë eurove. Ali Jashari jeton në Gjermai dhe sekuestrimi është bërë në kuadër të hetimeve për “Pastrim i produkteve të veprës penale” ose “veprimtari kriminale”.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickovski në seancën e Komitetit Qendror të partisë mbrëmë ka paralajmëruar se në periudhën e ardhshme do të fillojë takimet në terren me qytetarët në mbarë vendin, me qëllim që t’i dëgjojë sugjerimet e tyre që pastaj për ato të ofrohen zgjidhje programore. Ai dhe anëtarët e Komitetit Qendror kanë vlerësuar se në planin ekonomik vendi po fundoset dhe po ballafaqohet me kolaps dhe se pas nëntë muajve qeverisje, qytetarët janë “dëshmitarë të dhjetëra gënjeshtrave dhe premtimeve të papërmbushura nga periudha parazgjedhore”, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Me çdo ditë të kaluar konfirmohen dyshimet se funksionarët e LSDM-së…
Shumica do të respektoj afatin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit për Ligjin e gjuhëve dhe nesh nuk ka marrëveshje mes tij dhe opozitës, do të votohet ashtu siç propozoi Xhaferi, madje edhe pa shtjellim të amendamenteve, thonë për Tv24 burime nga LSDM. Ata thonë se përjashtimi i amendamenteve do të bëhet nga spikeri i parlamentit dhe se Xhaferi është i vetmi që ka kompetenca për këtë. Thuhet se gjatë vikendit dhe eventualisht të hënën pritet të bëhet përpjekja e fundit për gjetjen e zgjidhjes së kësaj çështje me liderin e opozitës Hristijan Mickovski. Nuk precizohet se cila do ishte…
Sipas një kërkimi të kryer nga OKB-ja në vitin 2015, shumica e serbëve dhe shqiptarëve nuk janë të gatshëm ende që të bashkëpunojnë së bashku apo edhe të jetojnë në të njëjtin mjedis, ndërkohë që gati askush nuk është i gatshëm që të kurorëzohet me njëri-tjetrin, pra serb me shqiptar dhe anasjelltas. “Imagjinoni veten tuaj në situatën që të dashuroheni me shqiptar, dhe ju të jeni në lidhje, në martesë apo të keni fëmijë. Si do t’ia sqaroni nënës, babait, familjes…? Po i njëjti portal, ka realizuar një anketë në rrugët e Beogradit, duke i pyetur qytetarët nëse do të…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski në seancën e Komitetit Qendror të partisë mbrëmë ka paralajmëruar se në periudhën e ardhshme do të fillojë takimet në terren me qytetarët në mbarë vendin, me qëllim që t’i dëgjojë sugjerimet e tyre që pastaj për ato të ofrohen zgjidhje programore. Ai dhe anëtarët e Komitetit Qendror kanë vlerësuar se në planin ekonomik vendi po fundoset dhe po ballafaqohet me kolaps dhe se pas nëntë muajve qeverisje, qytetarët janë “dëshmitarë të dhjetëra gënjeshtrave dhe premtimeve të papërmbushura nga periudha parazgjedhore”. “Me çdo ditë të kaluar konfirmohen dyshimet se funksionarët e LSDM-së ose me vetëdije…
Në një objekt hotelierik në fshatin Sllupçan, mbrëmë rreth orës 00:30 nga ana e Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë në koordimin me policinë e krimit pranë MPB-së, është realizuar aksion kontrollues. Kontrollet janë kryer me plan të përgatitur më herët, për shkak të dyshimeve se në objekt ka shtetase të huaja të cilat punojnë në objekt dhe se në të njëjtin objekt kryehen veprimtari joligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Policia informon se në objekt janë kapuar 9 femra, prej të cilave 3 nga Maqedonia dhe 6 nga Shqipëria dhe Kosova, të cilat njëkohësisht edhe janë arrestuar. Gjatë këtij aksioni…
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, dje në Bruksel është takuar me senatorin Kris Marfi. Dimitrov e ka njoftuar senatorin Marfi me reformat në lidhje me agjendën Euroatlantike si dhe procesin në negociatat për emrin me Greqinë, gjithashtu kanë shkëmbyer mendime për situatën aktuale në Maqedoni dhe në rajon, duke konstatuar së bashku për nevojën e integrimit të Maqedonisë në aleancat Euroatlantike./Gazeta Express/

