Delegacioni i Këshillit të Ministrtave të Bosnjës e Hercegovinës, të udhëhequr nga kryetari i Këshillit Denis Xvizdiq, nesër do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Maqedoni. Xvuzdiq do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev, me të cilin do të mbajnë edhe konferencë të përbashkët, ndërsa takim dy palës do të mbahet edhe me delegacionin qeveritar, ku do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç njoftojnë nga qeveria, delegacioni i Maqedonisë dhe Bosnjës do të bashkangjiten në marsin e grave, i cili do të mbahet me rastin e shënimit të 75-vjetorit të dëbimit të hebrenjve nga Maqedonia.
Author: Semi
Këshilltarit në kabinetin e Ministrit të Punëve të Brendshme i është shqiptuar padi penale dhe do të mbrohet në gjendje të lirë.. Këshilltarit në kabinetin e Ministrit të Punëve të Brendshme i është shqiptuar padi penale dhe do të mbrohet në gjendje të lirë për “abuzim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”, por për hir të masave të sigurisë i është marrë përkohësisht pasaporta dhe është i detyruar të paraqitet para autoritetit kompetent, vendosi gjykata. Këshilltari në Ministrinë e Punëve të Brendshme, D.S., i cili u arrestua pardje në stacionin policor akuzohet për nxjerrjen e një sekreti shtetëror me të cilin…
Ndihmëssekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell do të vizitojë Maqedoninë të martën, konfirmoi qeveria maqedonase. Njoftohet se diplomati amerikan do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev. Deri më tani nuk ka detaje të tjera rreth agjendës së tij gjatë qëndrimit në Shkup. Victoria Nuland, e cila kishte shërbyer në këtë funksion për shumë vjet erdhi në Maqedoni gjatë bisedimeve për marrëveshjen për të dalë nga kriza politike. Ajo dha dorëheqje vitin e kaluar, pas së cilës Mitchell u emërua ndihmës-sekretari i Shtetit i SHBA-së. Ai u takua me ministrin e jashtëm maqedonas Nikola Dimitrov…
Përderisa besimi në mediat në tërësi tregon një nivel të ulët, nga ana tjetër, besimi i publikut në mediat tradicionale, si gazetat dhe televizionet, shënon rritje. Sipas raportit EBU apo, Bashkimit Evropian të Transmetuesve,” Trust in Media 2018”, besimi i njerëzve në mediat e reja vazhdon të bjerë, shkruan gazeta Koha. Madje 61 për qind e shteteve evropiane nuk besojnë në internet, ndërsa 97 për qind nuk kanë besim në rrjetet sociale. Raporti më i ri i EBU , tregon se hendeku midis besimit të popullit në mediat tradicionale dhe të reja vazhdon të rritet. Mediat elektronike mbesin format më…
Papunësia zvogëlohet, ndërsa numri i të punësuarve rritet. Sipas të dhënave të fundit, shkalla e personave të punësuar në tremujorin e fundit të 2017 është rritur dhe arrin 44.3 përqind, që është më shumë lidhur me periudhën e fundit të vitit 2016 kur shkalla e punësimit ka qenë 43.5 për qind, kanë thënë në LSDM, informon Medial.mk. “Ky është edhe një tregues që tregon se poltikat ekonomike të qeverisë të udhëhequr nga LSDM janë të sukseesshme dhe po japin rezultate reale. Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon me realzimin e masave që sigurojnë paga më të larta dhe vende të…
Dega e Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Butelit e ka bojkotuar kongresin e sotëm të partisë. Sipas Arban Balliut dhe Mamer Shabanit nga dega e Butelit, arsyeja e bojkotimit është mospërfillja e tyre nga kryetari i partisë dhe organet tjera partiake. Balliu deklaroi se funksionimi demokratik në parti është prishur pas konventës në Gostivar, ku kryetari i partisë Ziadin Sela dhe disa përfaqësues tjerëtë partisë nuk i kanë respektuar konkluzat e konventës. Ndërkohë, Ziadin Sela kryetari i Aleancs për Shqiptarët, në deklaratën për gazetarët këtyre akuzave të Degës së Butelit, u është kundërpërgjigjur, duke thënë se skenarin e njejtë…
Vitin e kaluar, Sektori për kontroll të brendshëm pranë Ministrisë për Punë të Brendshme, ka hetuar veprimet dhe punën e 1200 punonjësve të policisë. Tejkalimi i kompetencave dhe keqpërdorim i autorizime dhe pozitës zyrtare, siç thuhet në raportin e Sektorit për kontroll të brendshëm (SKB) për vitin 2017, kanë qenë veprat më të shpeshta që i ka proceduar sektori në fjalë, shkruan gazeta KOHA. Analiza e kryer nga SKB-ja, lidhur me volumin e parashtresave të pranuar, ka vërtetuar se vitin e kaluar, numri i ankesave për veprimet policor është zvogëluar për 13 për qind, gjegjësisht në 2016, janë proceduar veprimet…
Është e njohur se në territorin e Maqedonisë ka dy aeroporte për komunikacion ajror ndërkombëtar: Aeroporti i Shkupit dhe ai në Ohër “Apostol Pavle”. Por përveç atyre në Maqedoni ka edhe disa aeroporte për qëllime tjera. Sipas Agjencisë për aviacion civil rrjeti i aeroporteve në Maqedoni është klasifikuar në 3 kategori, edhe atë: – aeroportet për komunikacion ajror ndërkombëtar – aeroportet e sportit – aeroportet për aviacion komercial. Siç u përmend më herët, aeroportet për trafikun ajror ndërkombëtar janë aeroporti i Shkupit dhe aeroporti “Apostol Pavle “në Ohër. Në kategorinë e aeroporteve sportive Maqedonia ka 5 aeroporte, të cilat janë…
Me disa ngjarje sot dhe nesër në Shkup, Manastir dhe Shtip do të shënohet 75-vjetori i holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë në Luftën e Dytë Botërore. Organizatorë janë Bashkësia e hebrenjve në Maqedoni dhe Fondi i holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia, nën mbikëqyrjen e kryeministrit Zoran Zaev. Programi përkujtimor dy ditor do të fillojë sot në Manastir, me vendosjen e luleve tek përmendorja e hebrenjve të deportuar nga Manastiri, marshin simbolik të grave dhe ngarje tjera. Ndërsa në Shkup në Filharmoninë e Maqedonisë do të mbahet darkë përkujtimore, ku janë paraparë fjalime të presidentit Gjorge Ivanov, zv.ministrit të Mbrojtjes së…
Për shtatë muaj Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punës dhe Politikë Sociale duhet të dalin me një plan konkret për harmonizimin dhe zbatimin e politikave për zhvillimin socio-ekonomik. E, që të arrihet kjo nevojitet parasegjithash që këto dy ministri të harmonizojnë politikat arsimore me politikat sociale, shkruan gazeta Koha. Thënë ndryshe duhet të punohet një plan veprimi i cili do të rezulton me rritjen e shkallës së efikasitetit apo të shkallës së punësimit dhe përgatitjes së kuadrove në pajtim me nevojat e tregut të punës. Për shkak të këtyre përcaktimeve, MASH dhe MPPS kanë formuar grupet sektoriale…
Avokatët e familjes së Almir Aliut kërkojnë monitorim ndërkombëtarë të procesit gjyqësor. Avokati Asmir Alispahiç i ka nisur një shkresë ambasadave relevante në vend me kërkesën për inspektimin nga ana e tyre të procesit gjyqësor me qëllim anashkalimin e mundësime për gjykim jo të drejtë. Më 15 mars do të thuhen fjalët përfundimtare. Alispahiç shpreson që prokurorja e lëndës nuk do të kërkojë rikualifikim të veprës nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”. Seanca për rastin e Almir Aliut ka nisur nga fillimi. Së fundi dëshmuan Bojan Iliq dhe Tanja Dimkovska. Prokuroria Publike ka qëndruar në akuzën e njëjtën,…
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, sot konfirmoi se në suaza të vizitës në Varshavë këtë javë, ka biseduar me kompaninë polake e cila planifikon investim në Maqedoni. Siç tha para ngjarjes me rastin e javës Evropiane të startup, ka edhe datë kur do të fillojë ndërtimi i fabrikës së re, pot këtë do ta kumtojë kompania, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Pata bisedime. Shpresoj se do të jenë të suksesshme dhe se do të rezultojnë me ndërtimin e fabrikës së re nga industria automobilistike. Por unë do ta lë ata të përfundojnë dh, siç është rendi, investuesit vetë ta kumtojnë datën…