Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) kërkon nga Prokuroria Publike dhe Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi të nisin procedurë hetimore ndaj Milenko Nedelkovskit dhe Mirka Velinovska, pasi në një emision në TV Alfa në janar të vitin 2018, kanë shpërndarë diskriminim, mosdurim dhe urrejtje ndaj etnitetit të shqiptarëve. Në raportin e ASHMAA, i cili është publikuar sot janë përmendur shembuj konkret, gjegjësisht pjesë të cituara nga emisioni i Nedellkovskit, në të cilin Velinovska ka qenë e ftuar, duke i quajtuar shqiptarët: fis i egër, egërsira, endacakë, të ardhur. Sipas Agjencisë, në komunikimin mes tyre Nedelkovski dhe Velinovska që t’i paraqesin…
Author: Semi
Një anëtar i organizatës nacionaliste maqedonase “Andon Lazov Janev – Qoseto” ka djegur fotografinë e kryeministrit Zoran Zaev. Bëhet fjalë për Gjorgji Stojkov, i cili aktin e djegies së fotografisë së kryeministrit e ka xhiruar dhe e ka nxjerrë në facebook, informon INA. Ai ka theksuar se si qytetar i Maqedonisë e ka borxh për të shprehur qëndrimin e tij. “Një ditë ai do të dënohet nga dora maqedonase”, ka theksuar Stojkov. Ai ka shpjeguar në video se reagimi ka ardhur pas largimit të përmendores së revolucionarit rebel maqedonas të historisë së kaluar, Qoseto, i cili ishte konsideruar nga disa…
Lojërat e fatit pranë shkollave fillore dhe të mesme janë kthyer në karrem në të cilin bien edhe vet adoleshentët dhe ky ka fillur të jetë fenomën negativ dhe shumë shqetësues për shoqërinë. Me çanta të mbushura me libra, megjithatë jo fotografuar në bankat e shkollës, por para makinërive të lojërave, janë disa nga fotografitë që qarkullojnë shpesh kohët e fundit nëpër rrjetet sociale. Tek të rinjët shfaqet varshmëria nga lojëra të tilla, fenomen social ultra-destruktiv , ku mbushen xhepat me fletushka bastoresh dhe zbrazen nga të hollat. Bastoret dhe kazinot vrasin rrjedhën normale të jetës, duke i bërë bastet…
Njësitet policore speciale “Tigrat” ende nuk kanë ndonjë pjesëtar shqiptarë. Pas shumë zërave dhe kërkesave për pranimin dhe përfaqësimin e shqiptarëve në radhët e tyre, sot e kësaj dite nuk ka asgjë konkrete. Kjo njësi është formuar më 13 mars 1981 në kuadër të ish-sekretariatit të punëve të brendshme të periudhës socialiste. Ajo sot e 37 vjet njihet si njësiti më elitar policor, që ka pjesëtarët më të mirë të policisë./Gazeta Lajm/ Në historinë e shkurtër të saj thuhet se ajo ka kryer misione të rëndësishme siç përmendet konflikti i vitit 2001 dhe më pas operacione siç thuhet “për asgjësimin…
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Glauk Konjufca në një intervistë ekslusive për Gazetën Lajm dhe Lajm.Tv ka folur edhe për Ligjin për Gjuhën Shqipe në Maqedoni. “Unë nuk e kuptoj politikën shqiptare në Maqedoni, e cila nuk kushtëzon pjesmarrjen në qeveri me zyrtarizimin e plotë të shqipes dhe barazimin e saj me maqedonishten”, ka thënë Konjufca. Sipas tij, me këtë ligj gjuha shqipe as nuk avancohet, e lëre më të zyrtarizohet në Maqedoni. Ai thekson se gjuha shqipe në Maqedoni minimum duhet të ketë statusin e gjuhës serbe në Kosovë. Videon mund ta gjeni, duke klikuar mbi linkun Gazeta Lajm.
Reshjet të shiut të së hënës kanë shkaktuar dëme materiale dhe vërshime në disa rajone të vendit. Më e prekur ishte Kumanova, ku u rrit dukshëm niveli i ujit të lumit, shtrati i të cilit është në ndërtim e sipër, si dhe komuna e Likovës. Qytetarët e këtyre vendbanimeve kanë njoftuar për dëme tek detelinat dhe kulturat e drithërave. Nga Qendra për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se zonat më kritike janë pjesa perëndimore e vendit, zonat e lumit Vardar dhe zonat e lumit Treska. Na kjo qendër thonë së në rast të ndonjë fatkeqësie të parat që duhet të reagojnë…
Xhabir Deralla Vemeroja është partner koalicioni në qeveri në mënyra të ndryshme, madje edhe formalisht – përmes zyrës së vet të quajtur BDI. Dhe është lehtë për këtë vemero të Gruevskit, të paprekur nga gjyqësi Svarovski, të shesë finta dhe ta dridh qeverinë siç të ja ketë ëndja. Na kujtohet mirë se si deklarata e pamatur, po jo më pak manipuluese të partive që deklarohen si shqiptare, me sukses e spinuvatën agjitprop soldatët e vemerosë me operacionin Tirana (Platforma e Tiranës). Dhe u radhitën lloj-lloj kreatura me lloj lloj samarësh në shpinë, që në fund të kryejnë sulm të përgjakshëm…
Kryetari i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos e ka ritheksuar qëndrimin e tij se çështja e emrit duhet të zgjidhet edhe me ndryshimin e Kushtetutës, e pastaj të nënshkruhet marrëveshje dypalëshe. Në takimin e tij me kryetarin portugez, Marcelo Rebelo de Souza, Pavlopulos përmendi tre çështje, ndër të cilat edhe atë të emrit. Sipas tij, marrëveshjes së mundshme Maqedoni-Greqi duhet t’i paraprij ndryshimi kushtetues, dhe theksoi se kjo nuk është kërkesë greke, por kërkesë që “ka të bëjë me Bashkimin Evropian, ligjvënies evropiane dhe në respektimin e asaj që në përgjithësi quhet ligjvënie ndërkombëtare”. Pavlopoulos kërkon që emri duhet të zgjidhet në…
Gjatë një aksioni policor të realizuar në Cyrih të Zvicrës, për shkatërrimin e krimit, janë arrestuar gjithsej 127 persona. Ndër të arrestuarit ka shtetas të Maqedonisë, Serbisë, Kosovës, Gjeorgjisë, Francës, Kolumbisë, Mongolisë, Polonisë, Rumanisë dhe Sirisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga të arrestuarit e disa kontrollave policore, 24 prej të arrestuarve janë hajdutë. Aksioni ka zgjatur nga tetori i vitit të kaluar, e deri në shkurt të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe ka patur rritje të patrullimeve në kantonin në fjalë, si edhe kontrolle të veturave.
Mbrëmë, në vendkalimin kufitar në Preshevë, dogana serbe në bashkëpunim me policinë kanë penguar kontrabandimin e thuajse 22 mijë tabletave të ndryshme të ilaçeve për qetësim. Sipas të gjitha gjasave, këto ilaçe ishin të destinuara për tregun e Serbisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Rasti është zbuluar gjatë kontrollit me skaner të një autobusi me regjistrim të Maqedonisë, që rregullisht qarkullon në linjën Ohër-Beograd. Gjatë skanimit është vërejtur se diçka nuk është në rregull, kurse kontrolli i detajuar ka zbuluar se doganierët kishin të drejtë për dyshimet e tyre. Kontrolli ka vërtetuar se në toaletin e autobusit kishte më shumë se 10…
Një person i panjohur, mbrëmë ka hedhur një mejt shpërthyes në oborrin e shtëpisë së 43 vjeçarit D.S në lagjen Gjorqe Petrov. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se ngjarja ka ndodhur 40 minuta pas mesnate, ndërsa nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm janë shkaktuar dëme materiale, duke përfshirë këtu dëmtimin e shtëpisë dhe dy automjeteve të cilat kanë qenë të parkuara në oborr. Sipas policisë, me siguri bëhet fjalë për bombë të tipit “Kashikarë”, ndërsa po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.
Është koha për zgjidhjen e çështjes së emrit, tani që duket se është hapur një dritare e mundësisë, kështu ka thënë me optimizën shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas, në një intervistë për gazetën greke, Documento. Kocijas gjithsesi sqaroi se ndryshimet kushtetuese janë parakusht për një zgjidhje erga omnes. Ndryshimi i Kushtetutës nënkupton implementim “erga omnes”, respektivisht përdorim të emrit në të gjitha rastet, si për përdorim ndërkombëtar ashtu edhe për përdorim të brendshëm dhe shmangie të mosmarrëveshjeve që mund të ndodhin në të ardhmen nëse nuk ndryshon Kushtetuta. Së dyti, mënjanohet mundësia që në të ardhmen një Qeveri tjetër…