Deputeti i VMRO-së Ilija Dimovski tha se i vjen keq që Xhaferi e ka caktuar seancën për ligjin për përdorimin e gjuhëve më 14 mars, ditën kur UÇK filloi të gjuaj në Tetovë. “Z Xhaferi ju vet keni vendosur të uleni në atë karrige, që do të thotë se keni për obligim që të punoni dhe të angazhoheni për zbatimin e rregullores dhe jo tha thyeni atë ju Z .Xhaferi e dini mirë se kemi të drejtë të propozojmë amendamente sepse ju vet për ligjin për branitellat patët propozuar mbi 15 mijë amendamente”, tha Dimovski I cili kërkoj 1 orë…
Author: Semi
Deputeti I VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në seancën e sotme ku është parashikuar të diskutohet dhe votohet për ligjin e gjuhëve tha se amendamentet e VMRO-së janë në përputhje me rregulloren, dhe padyshim të njëjtat duhet te shihen. “Të nderuar rregullorja duhet në repketohet. Dhe ne amendamentet i oemi sjelle ne baz te rregullores, këtë e ka verifikuar edhe vet kryeparlamentari me nënshkrimin e tij. Deputetët mund të sjellin amendamente neni 173 i rregullores pika tre, në rishikimin e ligjit, mund të sillen amandamente në bazë të kritikave të Presidentit. Qeveria e Maqedonise ka bërë shkelje të ligjit i ka vene…
Lideri i partisë “Aleanca për Shqiptarët”, Ziadin Sela është i pranishëm në Kuvendin e Maqedonisë, ku në çdo moment pritet të fillojë seanca për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sela është përgjigjur shkurtë se nuk është pjesë e Qeverisë, por ka ardhur ta votoj ligjin. “Nuk jam pjesë e Qeverisë, erdha të votoj për ligjin, sipas marrëveshjes që e kishim kur u formua Qeveria”, tha Sela. Përndryshe, Ligji për përdorimin e gjuhëve është në leximin e tretë, ndërsa VMRO-DPMNE-ja dorëzoi mbi 35 mijë amandamente, me arsyetimin se ligji është jokushtetues. Para Kuvendit janë mbledhur një numër i…
Gjykatësja Lidija Dimçevska do te udheheq me Gjykatën e Apelit, Shkup. Kështu ka vendosur sot Këshilli gjyqësor i cili me 13 vota pro dhe 1 kundër solli vendimin që Dimcevska të zgjidhet për kryerëse të detyrës zyrtare të kryetarit të Gjykatës së Apelit Shkup
https://youtu.be/2gIqgYyNsOc
Sot në Kuvendin e Maqedonisë është paraparë që të miratohet ligji i gjuhëve. Disa qytetarë të pakënaqur nga vendimi për miratimin e Ligjit, janë tubuar para kuvendit për të shprehur paknaqësitë. Almakos.com
Kryeministri Zoran Zaev momentalisht është në takim me kryetarin e VMRO-DPME -së, Hristian Mickovski. Ky takim i paraprin seancës së 32 plenare ku shumica do të tentojë përsëri të votojë në lexim të tretë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, përcjell Almakos. Nga ana tjetër edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së po realizojnë takim koordinues brenda partiak. Seanca të cilën Kuvendi dështoi ta realizojë javën e kaluar, pasi sipas krye-parlamentarit tha disa deputet të LSDM-së kishin ndryshuar mendje për ligjin, supozohet të realizohet sot. Pavarësisht se javën e kaluar deputetët e LSDM thanë se s janë kundër ligjit, por janë pro votimit të…
Përmes një kumtese dërguar mediave, Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) konsideron se amandamentet e VMRO-DPMNE-së ndaj Ligjit për përdorimin e gjuhëve janë vetëm për të bllokuar punimet e Kuvendit. Sipas tyre, Ligji për gjuhët është pranuar nga kjo parti politike, ndërsa Hristijan Mickoski synon ndarje dhe bllokime, duke vazhduar politikat e Gruevskit, dhe duke vepruar në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe konceptit të një shoqërie për të gjithë. LSDM-ja konsideron se me këtë rast VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski tregojnë patriotizëm të rrejshëm.
Qeveria është e pafuqishme para komunave për ndërtimin e deponive rajonale. Aktualisht janë përcaktuar dy vende, njëra në verilindje dhe tjetra në jugperëndim. Por, ende nuk ka pajtueshmëri nga autoritetet lokale në territorin e tyre të mblidhet dhe riciklohen mbeturinat. Zëvendësministri i Mjedisit Jani Makraduli u bëri thirrje kryetarëve të komunave të lejojnë zbatimin, siç tha ai, të rekomandimeve evropiane. “U bëj thirrje komunave ku ka tetë apo dhjetë deponi ilegale, që të mos rezistojnë, por lirshëm ti pranojnë trendet evropiane, të bëjmë deponi rajonale në të cilat nga mbeturinat do të përfitojmë”, tha Jani Makraduli. Në Maqedoni ekzistojnë në…
Autoritetet e Bashkisë së Shkupit larguan përfundimisht bazamentin e përmendores së Qosetos që ishte vendosur para Gjykatës Shkupi 2. Edhepse Këshilli i Komunës së Sopishtës për nesër ka caktuar seancë për të kërkuar përmendoren e Qosetos, kreu i Shkupit Petre Shilegov tha se Qoseto është në procedurë gjyqësore dhe se për këtë arsye askush nuk mund ta merr atë. I pari i Shkupit Shilegov gjithashtu paralajmëroi se komisioni i ngritur për projektin “Shkupi 2014”, po merret me shqyrtimin e ligjshmërisë edhe të 14 përmendoreve tjera. “Qosetoja është nën posedim të një shoqate dhe është lëndë e procesit gjyqësorë për shkak…
Këshilli Gjyqësor nesër do të zgjedh udhëheqësin e Gjykatës së Apelit, në vend të kryetares së tanishme, Liljana Ivanovska-Shopova, e cila është para pensionimit. Në konkurs janë paraqitur 11 kandidatë, nga Gjykata e Apelit, Gjykata Themelore Shkupi 1, Gjykata Administrative dhe Gjykata e Kavaradit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Jozyrtarisht mësohet se një nga kryetaret e ardhshme të Gjykatës së Apelit mund të jetë gjykatësja, Dobrila Kacarska, e cila gjykon disa lëndë të PSP-së. Në seancën e nesërme anëtart e Këshilli Gjyqësor do ta rishikojnë edhe raportin për sistemin AKMIS, të cilin e ka dorëzuar Ministria e Drejtësisë për keqpërdorime gjatë shpërndarjes…
Stacion i ri matës për matjen e cilësisë së ajrit është lëshuar në përdorim në komunën e Butelit. Ministri i ekologjisë Sadulla Duraku tha se lëshimi në përdorim i këtij stacioni matës është një përfitim për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, tha se ndotja e ajrit është armik me të cilin është vështirë të luftohet. Ai theksoi se ndërtimi i këtij stacioni lëvizës për matjen e ajrit është pjesë e projektit të BE-së për përmirësimin e ambientit jetësor me vlerë prej 5 milionë euro. Ndlrsa kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov tha se me…