Author: Semi

Tërë kohën flitej për dallime brenda në BDI, jo krahu i luftës jo ai intelektual, në fakt u pa se tërë kohës aty ka vendosur krahu hidhja-futja! Tani BDI është si një veturë që nuk riparohet ose që vlera e ndreqjes së saj kushton më shumë se vlera e tërësishme e asaj veture. Zakonisht mënyra e vetme të nxerrjes diçka në kësi rasti është shitja e pjesëve funkcionale. Të interesuarit mund të konsulltohen me njohësit e rethanave dhe mjeshtër dhe nëse ka diçka që mund të merret prej aty të shfrytëzohet në akcione dhe organizime tjera politike. Motori jo, këtë…

Lexo më Shumë

Legjitimiteti  i çdo shteti modern bazohet mbi premtimin se hapësira publike do të jetë e mbrojtur nga çdo lloj i dhunës politike . Andaj, mbetet e hapur  një pyetje esenciale: Cfarë do bëjnë këto shtete për të çrënjosur terrorizmin ?                  Kur i bëj një refresh memories, më kujtohet se me cfarë shpresa dhe me cfarë ëndëra e pritëm të gjithë shekullin 21, shekullin të cilin na pëlqente ta quajmë “ shekull i paqes dhe tolerancës, shekulli i mirëkuptimit dhe eliminimit të ndasive, i luftës kundër varfërisë dhe padrejtësisë, i përparimit të teknologjisë që do ju shërbejë të gjithë njerëzve njësoj…”…

Lexo më Shumë

Ky event është nën kujdesin e veçantë të ansamblistit z. Mark Gjonaj në bashkëpunim me organizatat e tjera të komunitetit shqiptar. Shenjtërimi i Nënë Terezës është një moment historik për komunitetin shqiptaro-amerikan në Nju Jork. Anëtari i Legjislaturës Shtetërore të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, thotë se aktiviteti në Manhatan është organizuar me qëllimin që të festohet vepra e humanistes së madhe në ditën e shenjtërimit të saj: “E fillojmë me transmetimin e drejtpërdrejtë të meshës nga Roma, në ora 4 të mëngjesit në Nju Jork. Presim të mblidhen qindra vetë për këtë meshë, që ta ndajmë dhe ta festojmë këtë…

Lexo më Shumë

Azbi NUREDINI Në përvjetorin e vrasjes së Komandant “Shqiponjës”, gjykatësja Gjylsime Shabani ka nënshkruar lirimin nga paraburgimi të vrasësit të tij! Shqiponja luftoi pikërisht kundër padrejtësive të këtilla të sistemit të këtij pis shteti që ua kurdiste shqiptarëve, por ku ta dij komandanti se pikërisht edhe vetë do të bie viktimë e tradhëtive të tradhëtarëve shqipfolës që janë soj derrash! Gjylsime Shabani meqë për pare dhe karrier pranon të lirosh vrasës dhashtë Zoti që fëmiun tënd ta vras dikush në duar tua e pastaj gjykata ta lënë të lirë që të kuptosh çka është dhimbje! Ti s’je gjykatëse por një…

Lexo më Shumë

Qentë endacak janë rrezik për qytetarët e Çairit, të cilët thonë se shpesh po ndodhë që ata të sulmohen dhe kafshohen. Këtë e ka përjetuar edhe Beqir Tusha, që thotë se është kafshuar nga një qenë endacak. “Para 6 muaj kam pas një lëndim ne këmbë prej disa qenëve që janë të sokakut ata janë të rrezikshëm , më ka kafshuar këtu në këmbë skam pas shumë lëndime veç pak e kom shku te mjeku kom marr injeksion dhe ska pas nevojë mu ankua m shume se ska qenë lëndimi shumë i madh”, u shpreh Beqir Tusha, qytetar. Por, frika e këtyre…

Lexo më Shumë

Qeveria e papërgjegjshme dhe kriminale VMRO – BDI vazhdojnë me shkatërrimin e ekonomisë dhe ardhmërisë së këtij vendi. Veprim i tillë është edhe marrja e borxhit nëpërmjet euro obligacioneve me shumë 650.000.000 euro me 5% kamatë që në total i bie diku rreth 1 miljard euro. Ky borxh edhe më tutje i rëndon gjeneratat e ardhëshme dhe e vështirëson gjendjen ekonomike tani më të vështirësuar. Kur e marrim parasysh se borxhi publik tanimë është 4.459.354.082 ( 2200 euro për banorë) që i bie 49.05 % e Bruto Prodhimit Vendorë dhe nëse i shtojmë edhe borxhin e ri prej 650.000.000 euro…

Lexo më Shumë

Ngjarjet rreth puçit të një hunte ushtarake të 15 korrikut 2016 në Republikën e Turqisë më së miri e ilustrojnë një thënie të vjetër të historianit antik Plutarkut për popullin, ku thotë se: “Lum për atë popull që frikësohet për sunduesin e tij, e jo nga sunduesi i tij”. Mjaftoi vetëm një porosi e Erdoganit drejtuar popullit për të mbrojtur Turqinë, Republikën dhe demokracinë, dhe populli i sotëm i Turqisë për herë të parë gjatë historisë së Republikës së Turqisë me flamuj shteti, ezane dhe tekbire, pozitë dhe opozitë, të gjitha bashkësitë fetare në vend, me kombësi turke, kurde,…

Lexo më Shumë

Bisedimet, marrëveshjet ndërpartiake, ndihma e ndërkombëtarëve, ligjet e paqarta dhe të zbatueshme ashtu siç i konvenon qeveriaë, u pa që nuk e stabilizojnë shtetin. Madje, as ristartimet e shpeshta të “marrëveshjeve”, nuk po përfundojnë me zgjidhje të krizës politike në Maqedoni. Kam bindjen, që miqtë tanë ndërkombëtar, duhet të ndërrojnë konceptin e ndihmës ndaj Maqedonisë. Madje, duhet ndryshuar edhe lloji i bisedimeve nga ato “përkëdhelëse” në “pa doreza”. Kjo, nënkupton atë, që të gjitha të dhënat e spekuluara për kriminalitete financiare nga qytetarë të Maqedonisë, të afërt me kreun e qeverisë, t’u nxjerret në tavoline dhe këto mjete të bllokohen,…

Lexo më Shumë

“E vërteta që dëmton është më e mirë se gënjeshtra që ndihmon.” – Proverb arab Pse jemi kështu si jemi?!? Si duket vetëm për arsye se dëshirojmë të jemi “të mençur”ose “intelektualë” po humbim shumëçka: jemi duke lejuar çrregullimin, turpin, çmendurinë; jemi duke lejuar shkatërrimin jo vetëm të së ardhmes, por edhe të së kaluarës, sepse lejojmë të ndërtojmë dhe rindërtojmë, krijojmë dhe rikrijojmë gjithçka, përpos të qytetëruarës dhe kulturuarës. Gjithçka mund të shkruajmë dhe të flasim, përveçse të vërtetës; edhe kur e flasim atë, këtë e bëjmë në kohën kur e vërteta kalon në një sferë tjetër. Përpos kësaj…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=BY8pLDJnxlU& Të nderuar “lajTme” dashës dhe tjerë dashamirë, edhe ne me buxhet të shkurtuar u desh të bëjmë lajTme edhe mirë edhe lirë. Shihni nëse jemi ende pa smirë. Cili gjykatës sharësit i liron? Çka bëjnë ministrat e ri me ata të vjetrit? Kush hyri në ofsajd duke qenë neutral? Në çfarë objekti shndërrohet teatri kur i shkurtohet i shkreti buxhet? Po tjerët për këto shkurtime çka thonë, me rrogat e veta dhe me ushqimin për vete si ja bëjnë? E ne si ja bëmë dhe krejt çka ju tregojmë kështu të shkurtuar? Na ndiqni, që të vërtetat, vërtetë t’i…

Lexo më Shumë

Përafërsisht po aq sa rrenat, shpifjet dhe denigrimi që i bën Skenderbeut, ofendues është edhe guximi i këtij turku në vizitë në Lezhë, që sigurisht rrejshëm prezantohet edhe si guid turistik e lere me historian, qe ai neve shqiptarëve të na tregoje model qe ne duhet ndjekur! Për hir te vërtetësisë historike modeli shqiptar që ai e përmend, Mehmet Akif Ersoj, në një varg, të cilin turqit me dekada ia kanë shlyer, me qellim, thotë: “me shqiptari e me arapllëk ky milet nuk ec, politika e fundit nëse është turqnia, ajo politikë aspak nuk ec!” Kurse rrenën më të lezetshme,…

Lexo më Shumë

Almir Aliu nuk është më! Deri dje ishte ende një katërvjeçar me sytë xixëllues dhe dhëmbët e bardhë rrezëllues që i jepnin bukuri buzëqeshjes. Buzëqeshja e tij e sinqertë si e çdo fëmije më ngulet thellë në zemër, ndërsa i shoh foton. Sytë më mbushen me lot. E imagjinoj dhimbjen e prindërve të tij. E di se si mund të ndihen sot, kur në mbrëmje nuk do ta përqafojnë vogëlushin e tyre; nuk do t’i urojnë natën e mirë; nuk do t’i përkëdhelin kokën dhe nuk do t’i thonë frazën standard që besoj se e thotë çdo prind, kudo në…

Lexo më Shumë