Njohësit e çështjeve politike hedhin dyshime se veprimet e VMRO DPMNE-së dhe BDI-së janë të koordinuara. Ndonëse në opinion ish partnerët e koalicionit shfaqin qëndrime diametralisht të kundërta gjë që i pengon të formojnë qeverinë e re, sipas analistëve bëhet fjalë për një lojë të Gruevskit dhe Ahmetit për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Megjithatë për Xhevdet Hajredinin pavarësisht përpjekjeve të tilla as VMRO-ja dhe as BDI-ja nuk do të mund ti shmangen përgjegjësisë për veprimet e tyre të kundërligjshme. Gruevski shpreson se, loja do të ketë sukses, loja e tij me Ahmetin, se gjoja nuk do ti…
Author: Semi
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka takuar Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, z. Fatos Reka. Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Reka bashkëbiseduan për zhvillimet politike në vend dhe rajon si dhe pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Kryetari Ahmeti theksoi që deklarata e partive politike shqiptare është produkt i përbashkët nga platformat tona zgjedhore dhe shprehu mirënjohje për inkurajimin e sinqertë dhe konstruktiv të Tiranës dhe Prishtinës për këtë arritje vendore. Kryetari Ahmeti njohtoi Ambasadorin Reka që po vijon konsultimet intensive me organet partiake, me intelektual dhe përfaqësues të shoqërisë civile si dhe me komunitetin ndërkombëtar në baza…
Tema: “VMRO kundër e LSDM hesht për platformën!?” – Pse po hesht LSDM-ja për platformën? – A mund t’i pranoj kushtet e platformës VMRO-DPMNE? – Pse Zaev e Gruevski nuk po shfaqen në publik? – A ka kompromis për platformën shqiptare? Debatojnë: Ymer Selmani, Muhamet Halili, Mersim Maksuti, Naser Selmani. Shihemi sonte në Click Plus, në ora 21:30!
Akademik Abdylmenaf Bexheti në një prononcim për portalin TetovaSot se a vazhdon të mbetet në atë qëndrim pas letrës publike të nënshkruar nga vet Bexheti në vitin 2014 ku thuhet se qeverinë duhet ta formojnë ata parti që fitojnë duke respektuar vullnetin e shumicës si nga pala maqedonase gjithashtu edhe nga pala shqiptare vazhdon të qëndrojë në atë frymë dhe parim bazë. Por sipas tij sot nuk mund të bëhet ky krahasim vetëm për nga numri i mandateve por nga numri i votave -cilët struktura politike përbejnë më shumë se 50% të votave shqiptare në kuptimin e legjitimitetit të shumicës…
LETRA E HAPUR PËR MINISTRINË E TRANSPORTIT I nderuar Z. Ministër, Mërgimtarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali nga Maqedoni kanë reaguar ndaj Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve kanë reaguar ndaj tyre për shkak të mos interesimit që të ju lehtësohen procedurat në çdo lidhje ndaj vendlindjes. Për më tepër sjellim letrën me të gjithë problematikat e parashtruara nga vetë mërgimtarët Ishin vitet tetëdhjetë, kur në Itali zbarkuan Shqiptarët e Maqedonisë për herë të parë. Pavarësisht pozita e tyre ekonomike nuk ka qenë në mënyrë të vazhdueshme pozitive, por kthimi vjetorë i tyre në shtëpi me familjet e tyre…
Në kohën kur bisedimet për Qeverinë e re të Maqedonisë duhet të zhvillohen ndërsa partitë heshtin, një letër e hapur e nënshkruar nga dhjetëra profesorë dhe persona publik shqiptarë u është drejtuar partive shqiptare të cilat mund të negociojnë me partinë e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE e cila e mori mandatin për forimimin e Qeverisë. Në të mes tjerash thekstohet se duhet pas parasysh se VMRO-DPMNE akoma udhëhiqet nga persona që kanë përgjegjësi për gjendjen katastrofale në çdo segment të jetës shoqërore e politike dhe si të tillë nuk gëzojnë kredibilitet që edhe më tej të udhëheqin me shtetin. JA LETRA…
VMRO-DPMNE sot nëpërmes një kumtese partiake dhe nëpërmes ministrit për Punë të Jashtme Nikolla Poposki përsëri është kërcënuar ndaj mediave dhe organizatave jo qeveritare që janë të financuara nga Fondacioni Shoqëri e Hapur. Në kumtesë thuhet se ka filluar procesi i “desorosizimi”. Ndërkaq, ministri Popovski për gazetën italiane “La verita” thotë se Soros, me financimin e disa organizatave qytetare bën presion për destabilizimin e shtetit. “LSDM dhe Soros kanë mision për ta shkatërruar demokracinë nëpërmes sulmeve brutale kundër secilit që nuk mendon sikur ata. LSDM dhe Soros nëpërmes granteve korruptojnë gazetar dhe media. Ata po e varrosin sektorin civil. Populli…
LSDM-ja e akuzon pushtetin për lëshimet sistematike për gripin dhe konfirmoi se nuk është respektuar rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë të vaksinohen 75 për qind e personave të moshuar, si dhe personat të cilët përkasin në grupet e rrezikuara prioritare. “Sipas të dhënave zyrtare të Institutit për shëndet publik, në vend janë furnizuar 10 herë më pak vaksina nga nevojat e qytetarëve. Janë vaksinuar vetëm 7,7 për qind e personave të moshës mbi 65 vjet edhe pse fëmijët më së shpeshti sëmuren, janë vaksinuar vetëm 10 fëmijë të moshës deri në 5 vjeç”, deklaroi Zllatko Mehmedoviq, anëtar i Komisionit…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në Kajro kishte takim me presidentin e Republikës Arabe të Egjiptit, Abdel Fatah Al-Sisi në të cilën është konstatuar se marrëdhëniet mes të dy vendeve zhvillohen në frymën e miqësisë, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektimit. Në takim, ashtu siç kumtoi Kabineti i Ivanovit, janë këmbyer informata për burimin e kërcënimeve nga konfliktet rajonale të Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore dhe pasojat me të cilat përballen shtetet në rrethimin e drejtpërdrejtë. “Të dy presidentët biseduan për bashkëpunimin mes zbulimit dhe shërbimeve të sigurisë në të dy shtetet me nevojë për ndërtimin e kapaciteteve…
umanovari nëntëmbëdhjetë vjeçar B.S. me lëndim me pistoletë në pjesën e këmbës nën gju herët në mëngjes është dërguar në Qendrën urgjente në Kumanovë. Ashtu siç kumtoi sot MPB, B.S. lëndimin e ka marrë në kafe-barin “Tunel”, në Kumanovë. Rastin në stacionin policor në Kumanovë në mëngjes në orën 4:40 e kanë paraqitur nga Qendra urgjente në Kumanovë. SPB Kumanovë ndërmerr masa për zbardhjen e ngjarjes.
Vendimi i ri nga ministri aktual për Punë dhe politikë sociale Ibrahim Ibrahimi, sipas së cilit Xhivko Mitrevski është kryetar legjitim i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, është e paligjshme, pohojnë ish ministrja për Punë dhe politikë sociale Frosina Remenski dhe katër sindikata kundër Mitrevskit. Darko Dimovski u.d. kryetar i LSM-së ka deklaruar se do të ankohen për vendimin në Gjykatën Administrative. Nga ministria për Punë dhe politikë sociale thonë se vendimi i Remenskit është i paligjshëm dhe se për të njëjtën tanimë ka procedurë në Prokurorinë themelore. Nga katër degët e sindikatave thonë se kanë marrë mbështetjen nga Konfederata…
Këto janë pamjet që TV 21 siguroi nga studentët e konviktit “Kuzman Josifoski Pitu” në Shkup. Errësirë nëpër korridore. Në pikë të ditës nuk vërehet asgjë. Për shkak se ngrohja qendrore nuk është mjaftueshëm e nxehtë, disa studentë janë detyruar që fshehurazi të marrin ngrohëse, ndonëse një gjë e tillë nuk lejohet. Megjithatë, në mungesë të rrymës elektrike, ata nuk munden t’i shfrytëzojnë këto ngrohëse. “Në pjesën e meshkujve nuk ka rrymë. Nuk kanë ujë të ngrohtë dhe thuajse kanë shkuar të gjithë. Kurse ne në pjesën e femrave kemi rrymë por nuk kemi ujë të ngrohtë dhe shkojmë te…