Author: Semi

Konfirmimi zyrtar vjen nga kabineti i Gjorgji Ivanovit. Letra e dytë e kreut të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka mbërritur në presidencë. Duket se Ivanov ende nuk është i gatshëm që t’i japë mandatin kreut të LSDM-së, Zoran Zaev për krijimin e qeverisë. Në njoftimin e lëshuar nga kabineti i presidentit thuhet, se Ivanov i mbetet qëndrimit se e ashtuquajtura “Platforma e Tiranës”, por edhe çfarëdo dokumenti tjetër, akt ose veprim kundër Kushtetutës së Maqedonisë, nuk mundet që të jetë kusht, por as bazë për formimin e Qeverisë së Maqedonisë, shkruan Dojçe Vele. Presidenti i Maqedonisë, në lidhje me…

Lexo më Shumë

Gjatë qëndrimit të vet zyrtar në Maqedoni, z.  Jallçën Topçu, Kryekëshilltari i Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, së bashku me një delegacion të shoqëruar edhe nga  ambasadorja turke në Shkup, Tylin Kaja, pas faljes së namazit të xhumasë në Xhaminë Mustafa Pashës  ka vizituar edhe Bashkësinë Islame në RM, ku u pritën nga sekretari i përgjithshëm, Irsal ef. Jakupi.  Me këtë rast, duke i shprehur mirëseardhje në emër të Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, i cili është në një vizitë punë në Zvicër, efendi Jakupi e ka njohtuar zyrtarin e lartë turk me të arriturat, sukseset por edhe me…

Lexo më Shumë

Sot, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi dhe anëtari i kryesisë, Shaban Zendeli, pritën në takim në selinë e Lëvizjes BESA ish shefin e OSBE-së, mikun e shqiptarëve,  Wiliam Walker. Në këtë takim përfaqësuesit e BESËS e kanë njoftuar z. Ëalker për qëndrimet e fundit të kësaj Lëvizje dhe rolin e saj konstruktiv që ka patur në këtë situatë të ndjeshme politike. BESA ka thënë se do të përkrahë iniciatiavat që do të mundësojnë funkcionalizimin e institucioneve që do të garantonin reformat e domosdoshme që do e rikthenin Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimeve euro – atlantike.…

Lexo më Shumë

Sonte në emisioin Click Plus në tv21, do mund të ndiqni debatin me temë: LSDM kërkon BDI-në, Besën dhe Aleancën në qeveri! A po ju ecin punët ashtu siç i planifikoi dhe projektoi shumica parlamentare? Kanë apo jo dallime substanciale tri partitë shqiptare të ftuara nga social-demokratër për koalicion qeveritar? Sa është e gatshme LSDM-ja t’i plotësojë kërkesat e partnerëve të koalicionit, dhe si do të veprojnë në zgjedhjet lokale? Përse nuk u mbrojtën mediet gjatë dhe pas 27 prillit, dhe çka bëri politika për ta mbrojtur të vërtetën? Të ftuar: Fadil Zendeli, Rilindja me Besë Edmond Ademi, LSDM Naser Selmani,…

Lexo më Shumë

Me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, Sekretariati për Çështje Evropiane i Qeverisë së Maqedonisë në Klubin e deputetëve në Shkup organizoi ngjarjen tradicionale “BE Mëngjes” me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësuesit e OKB-së, NATO-s dhe OSBE-së në vend, shkruan portali Shqipmedia. Në këtë eviniment edhe pse nuk ka asnjë funksion publik çuditërisht ka marrë pjesë edhe ish-ministri i BDI-së në të gjitha qeveritë Fatmir Besimi. A thua po pretendon tani përsëri për ndonjë post? A thua BDI do të shkojë në sistemin e Gadafit, Mubarakit, ti bëjë funksionarë të përjetshëm apo do t’u jape…

Lexo më Shumë

Sonte në emisionin debativ #ClickPlus drejtpërdrejt në #TV21 në ora 21.30 do të mund të ndiqni debatin me temë: LSDM kërkon BDI-në, Besën dhe Aleancën në Qeveri – Sa afër janë partitë shqiptare drejt lidhjes së koalicionit me social-demokratët, dhe sa do të kenë hise në qeverinë e ardhshme? – A po bëjnë tifo partiake apo kombëtare subjektet shqiptare? – Përse s’po arrijnë t’i tejkalojnë dallimet partiake? – Sa përputhen programet politike të koalicionit eventual? Përgjigjet për këto tema i japin sonte në #TV21 mysafirët: Agon Ferati, LR PDSH Tahir Hani, BDI Ismet Ramadani Albert Musliu Shihemi sonte në #ClickPlus në ora 21:30

Lexo më Shumë

Afrim FANDA Shpesh më mundon të kuptoj se cfar është ajo që na dëmton kujtesën tonë historike (madje dhe atë të afërt), gjykimin tone politik dhe instiktin për mbijetesë si komb ne përgjithsi!? E në veçanti, çfar është ajo që në momente të volitshme për të ndryshuar pozitën e tyre përmes ndryshimit të statusit kushtetues në Maqedoni, i bën shqiptarët qe të fillojne te flasin per multietnicitet, multikulturë, stabilitet të regjionit etj? Gjërat që lexova në dy shkrime të këtyre ditëve dhe deklaratat e politikaneve aktual dhe mbështetësve të tyre militante, më tmeruan me idetë e vëllazërim-bashkimit të kohës së…

Lexo më Shumë

Artin SPAHIU Shqiptarët tradicionalisht kanë qenë të sprovuar me sakrifica dhe mundime për të mbijetuar dhe për të ruajtur identitetin e tyre , falë rrezikut që u është kanosur nga zgjedha dhe okupatorë të ndryshëm. Vetëm 20 vitet e fundit shqiptarët janë përballuar me tre luftra anti-sllave- Kosovë, Preshevë e Maqedoni, e mos flasim nga viti 1980 kur burgoseshin, emigronin, ishin detyruar ilegalisht që të organizohen… Nga gjitha këta sprova që kanë pasur shqiptarët, të keshë qenë në moshë e në gjenje dhe të mos marrësh pjesë në asnjërën, të mos sakrifikosh asgjë nga vetja dhe në fund të quhesh…

Lexo më Shumë

Ngjarjet pas 27 prillit të këtij viti, ku huliganët maqedonas rrahën deputetët e LSDM-së si dhe liderin e Aleancës për shqiptarët, Zijadin Selën si duket janë nyja e zgjidhjes së ngërçit politik. Arsyetim i ngjarjeve të dhunshme është zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit. Deklaratat e pas ngjarjeve të 27 prillit të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev për Ali Ahmetin dhe BDI-në në opinion u paraqitën si tejet lajkatare. Nga ky raport del në pah pyetja, a po tenton Zoran Zaevi që t`ia rris rejtingun e rrënuar Ali Ahmetit? Analisti politik, Qenan Aliu në një prononcim për portalin…

Lexo më Shumë

Duke komentuar ngjarjet e fundit që ndodhën në parlamentin republikan, shkrimtari ynë Kim Mehmeti pohon se shqiptarët e Maqedonisë u lodhën duke dëshmuar lojalitet ndaj shtetit dhe duke e mbrojtur stabilitetin e vendit, por njëkohësisht duke mos vërejtur se shoqëria e tyre kriminalizohet dhe se ka rënë në duart e banditëve partiak që shkelin mbi gjitha vlerat shqiptare. Mehmeti pohon se partitë shqiptare në Maqedoni nuk kanë ndikim as sa OJQ’të maqedonase, andaj edhe mbeten të varura vetëm nga vullneti i partisë sunduese maqedonase dhe nga ndikimi i faktorit ndërkombëtarë. Sipas Mehmetit, andaj ndodh që ata të cilët lejuan të…

Lexo më Shumë

Është paraqitur një mënyrë e re dhe simpatike për denocimin e anomalive infrastrukturore në Tetovë. Bëhet fjalë për denoncim përmes figurës së njohur nga filmat vizatimorë “Barum Barum”. Siç mund të shihni në foto, ai me fotoshop vendoset në pozitë të habitur pranë vendeve ku ka anomalia të tilla, të cilat, dorën në zemër, nuk janë të pakta në qytetin rrëzë Sharrit. Habia e parë e “Barum Barumit” gjatë “qëndrimit” të tij në Tetovë është me këtë semafor.

Lexo më Shumë

Përvoja e tij e gjatë në fushën e gazetarisë Muhamed Zeqirit ia ka mundësuar që të merr pamjet më të qarta të rivalit të deridjeshëm politik gjatë kohës kur ai po e bënte betimin si kryeparlamentar i sapozgjedhur i Maqedonisë. Mirëpo, janë ende të freskëta pamjet kur Zeqiri dhe Xhaferri nuk kishin kursyer fjalorin në ballafaqimin e tyre politik. Asokohe, Zeqiri me të drejtë kërkonte llogari nga ish ministri i mbrojtjes i Nikolla Gruevskit, Talat Xhaferri, tani kryeparlamentar i Maqedonisë. Por, tani rrethanat kanë ndryshuar. Në paraqitjet e fundit mediatike të Zeqirit ai fajtor dhe përgjegjës për situatën në të…

Lexo më Shumë