Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një komunikate dënon ashpër siç thonë, “manipulimin me opinionin publik që po e bën TV Alsat për dy ditë me rradhë në lidhje me aktivitetet e Prokurorisë Speciale në Komunën Çair”. “TV Alsat në mënyrë tendencioze dhe shtrembëruese ndërlidhë bisedën telefonike të Kryetarit Ahmeti me bashkëpartiakët e tij për shitjen e pronës së BDI-së, e cila është blerë pikërisht nga pronari i Alsat, nëpërmjet të kompanisë Veve group dhe të nënshkruar nga vet z. Ferik Velija, me pretendimet për ndërtime pa leje në Çair. Përpjekjet për shitje të atij objekti, pronë e BDI e…
Author: Semi
Në mesin e shumë shqiptarëve, të cilit me mish e shpirt i presin reformat e paralajmëruara në sistemin gjyqësor të Maqedonisë, është edhe familja Islami nga Shkupi. Padrejtësinë të cilën e vuan kjo familja nga vitit 2008-të e këndej, ka të bëjë me arrestimin e djali të tyre, Agim Islamin, i cili nga Gjykata Penale e Shkupit është dënuar me burg të përjetshëm, shkruan gazeta KOHA. Akuza, e cila sipas familjes, i është montuar djalit të tyre, ka të bëjë me sulmin ndaj patrullës së njësisë “Alfa” që ndodhi në oborrin e Fakultetit Matematiko Natyror, nëntë vite më parë, ku…
Seriozisht Ziadin, na rikujto pak, na fresko memorjen se per cilat arsye u ndave nga Menduhi? Natyrisht, nese edhe vet nuk ke harruar. Pushteti e ka ate efekt, te harreses. “Taravari emeron Ymer Selmanin keshilltar” https://star.vest.com.mk/default.asp… Gazeta LAJM/Lajmpress https://lajmpress.com/ambasadori-zekolli-e-pyet-selen-pse-pse-u-ndate-nga-menduhi-kur-ymerin-e-kerkoni-per-keshilltar/
Dy persona që kanë qënë pjesë e grupit të shqiptarëve që luftuan me ushtrinë Maqedonase në Kumanovë dhe që tashmë çuditërisht u janë “arratisur” forcave speciale, kanë qenë spiunët brenda grupit të luftëtarëve. Ish ushtaraku Dritan Demiraj, komandat i 5 misioneve në Afganistan dhe i dekoruar nga Bujar Nishani dhe me “Medalje mirënjohje” nga presidenti i SHBA Barack Obama tregon në një intervistë disa detaje të këtij sulmi, ku njëri nga të njohurit e tij, mbeti i vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë. Zoti Demiraj, në faqen tuaj në “facebook” keni kthyer një përgjigje të zjarrtë kundër ish ministres…
Një incident i rëndë ka ndodhur mes grupeve të tifozëve të Vardarit të njohur si “Komiti” dhe tifozëve “Shvercerat” të KF Shkupi. Lajmin e bën të ditur portali Puls24, duke theksuar se incidenti ka shpërthyer tek Ura e Gurit, kur tifozët “Shvercerat” janë irituar nga thirrjet antishqiptare të tifozëve të Vardarit gjatë festimit të shpalljes së klubit hendbollistik “Vardari” kampion evropian në hendboll.
Analisti Bashkim Bakiu nga Shkupi kërkon nga PSP reagim ekspres si për ministrat në qeverinë e re: “PSP ekpres për rastin MONSTRA sikurse për ministrat! Prokuroria speciale të sjell dokument për pafajsin e të dënuarve në rastin Monstra, Sopot, dhe të gjitha rastet ku të denuar janë shqiptar të pafajshêm, njëjte sikur e bëri për ministrat në qeverin e re. Jeta(liria) e të borgosurve të pafajshëm është më e rëndësishme se funskioni i 25 ministrave.”-ka deklaruar ndër tjerash Bashkim Bakiu./Almakos
Blerim Bexheti është aktualisht anëtar i kryesisë qendrore të BDI-së, ish-Ministër i Drejtësisë dhe ish kryetar i Komunës Saraj. Në emailin e redaksisë së Portalb.mk kanë arritur disa dokumente të cilët prendendojnë shkelje ligjore nga Bexheti. I kontaktuar nga Portalb.mk, i njëjti ka mohuar të ketë pasur keqpërdorime gjatë punës së tij në komunë. Sipas dokumenteve që thuhet se janë siguruar nga të punësuar të Komunës, dyshohet se Bexheti si kryetar Komune, në mënyrë kundër-ligjore i kishte dhënë tender në vlerë prej 810.000 euro, shefit të Kabinetit të vet Bekir Muhamedi nga f.Shishovë, gjegjësisht kompanisë BEKOM BEKIR DOEL me seli…
FlySky” sipas informacioneve të cilat MPB-ja i ka publikuar, por edhe sipas raportimeve të mediumeve ka realizuar një video 3D në të cilën ka paraparë se si mund të kishte ndodhur atentati ndaj ish-ministrit Nikolla Todorov. Ndaj ish-ministrit të shëndetësisë me armë zjarri gjuajti gjyshi i Tamarës, e cila ndërroi jetë në mënyrë tragjike. Sulmuesi mori 30 ditë paraburgim, ndërsa Nikolla Todorov kaloi pa lëndime serioze.
Pesë kilometra nga Shkupi, kryeqyteti që u vesh me fasadën e projektit 2014 ndodhet fshati Luboten, në të cilin, mungon uji për pije ndërsa problem tjetër për banorët është edhe infrastruktura e shkatërruar. “Tash vërës edhe në shtëpia nuk kemi ujë edhe atë çka e kemi është i pa pijshëm krejt dhe është, këtë kemi vetëm për pijë atë tjetrin e përdorim përçuar larë. Kur vijnë zgjedhjet premtojnë më pas nuk realizojnë asgjë” “Është ma mirë të kemi ujë në shtëpi unë jam plak sen vojë vetë e lere më me ujin. Por ata çka folin asnjëherë nuk bëhet tamam”…
Zgjedhjet për pushtetin lokal në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor. Sikur asnjëherë më parë partia e kryeministrit Zoran Zaev ka filluar përgatitjet për të garuar edhe në zonat shqiptare, njofton agjencia e lajmeve INA. E nxitur dhe joshur nga numri i madh i votave në zgjedhjet parlamentare, Zaev do të garoj me kandidatë shqiptarë në zonat e banuara me shqiptarë. Ky skenarë do ta rrezikoj me të madhe Strugën dhe Kërcovën shqiptare. Në anën tjetër partitë shqiptare janë duke përgatitur planin për ta parandaluar këtë skenarë. Agjencia e lajmeve INA mëson se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe LR-PDSH-ja…
Rruga Xhone Kenedi për momentin, kemi katastrofë infrastrukturë thotë autori i fotografive!
Melisa Zekaj, vajza e Val Zekajt të Grupit të Kumanovës, ka dërguar te Gazeta Lajm një pjesëtë ditarit të motrës së vet 7 vjeçare, Bardha Zekaj. “Dua babi të kthehet në shtëpi nga burgu, sepse e dua shumë”, ka shkruar Bardha 7 vjeçare te rubrika e dëshirave në ditar. Kurse te këngët e preferuara ka shkruar këngën ” Babi pse brengosesh, kur unë jam krenare, që jam bija jote, e që jam shqiptare”, të kënduar në kohën e regjimit të Millosheviqit, nga këngëtari i njohur Sinan Vllasaliut. “Shfletova pak ditarin e Bardhes (motrës time). Shkela privatesi dhe Bardha po me…