Një pjesë e përcaktimeve programore për të cilat janë angazhuar shqiptarët tani më janë realizuar. Kështu shprehet deputeti i BDI-së, Artan Grubi, i cili thekson realizimi i pjesës tjetër kërkon më shumë kohë. Ai thekson se janë realizuar angazhimet për marrdhënie të mira me fqinjët si dhe përfshirjen e shqiptarëve në këto procese. Këtu ai përmend vizitat e fundit në Bruksel, Sofje dhe Athinë ku morrën pjesë edhe shqiptarët. “Sa i përket cështjeve ekonomike dhe arritjes së barazisë ekonomike, për këtë nevojitet më shumë që të sigurohet mjete financiare për komunat.Por ka edhe shqiptarë të cilët punojnë dhe angazhohen për…
Author: Semi
Ayhan Demir* (e përditshmja turke “Yeni Akit”) Shumë njerëz nuk e njohin Çamërinë, madje e dëgjojnë për herë të parë këtë emër. Alija Izetbegoviç thotë: Përkujtimi është matësi themelor ndarës mes popujve të civilizuar dhe atyre të prapambetur. Le të qëndrojmë të civilizuar dhe të kujtojmë Çamërinë. Çamëri quhet rajoni që lidh jugun e Shqipërisë me veriun dhe perëndimin e Greqisë. Qindra mijëra shqiptarë çamë që jetuan në këtë rajon kanë mbetur preh dhe janë kurbanë të persekutimit, syrgjynosjes, përdhunimit, gjenocidit dhe politikave asimiluese. Ndryshimi i përbërjes së popullsisë në këtë rajon gjatë njëqind vjeçarit të fundit është treguesi më…
Deputeti i LSDM-së Goran Misovski kohë më parë në Kuvend, para se të zgjidhet për kryetar Kuvendi, Talat Xhaferi, u kishte thënë deputetëve të VMRO-së, që të lejojnë zgjedhjen e Talat Xhaferi, ngase ai është shok i të dy palëve, edhe i VMRO-së edhe i LSDM-së, shkruan portali RrugaDrejt. Nëse dihej se Xhaferi ka bërë shumë për VMRO-DPMNE-në duke mbështetur ligjet e saj, mbi gjitha ratifikimi i marrëveshjeve me Serbinë për patrullimin e lirshëm të policisë serbe dhe organeve serbe të zbulimit në territorin e Maqedonisë, enigmatike ishte fakti se çfarë kishte nënkuptuar Muskovski më thënien “edhe i yni” pra…
Qytetarët të mbrohen nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell, të shmangin dalje në ambient të hapur nga ora 11:00 deri në orën 17:00, të mbajnë veshje të lehtë, syza mbrojtëse dhe kapelë, të konsumojnë ushqim të lehtë dhe pije, të kenë kujdes në përgatitjen dhe konsumimin e ushqimit, të shmangin prodhime të përgatitura termike, si për shembull majonez prej vezëve shtëpiake dhe me kujdes të konsumojnë akullore dhe kremra të ndryshëm, të konsumojnë sasi më të madhe të lëngjeve, më mirë ujë dhe të shmangin pije alkoolike. Kjo është pjesë e rekomandimeve të cilat i ka dhënë Instituti për Shëndet…
“Do t’i hetojmë të gjithë tenderët e ndërmarrjes “Atrium”, e cila është në pronësi të Boban Mukoskit, vëllait të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski, pasi që ekzistojnë indikacione dhe dyshime se është bërë keqpërdorim i caktuar”, deklaroi sekretari gjeneral i Qeverisë së Maqedonisë, Dragi Rashkovski, në një intervistë në TV24, njofton Portalb.mk. Marrëveshjen kornizë që e ka nënshkruar ndërmarrja “Atrium”, sipas Rashkovskit, nuk është bërë vetëm për gëlqerim të stadiumit, ku duhet që të mbahet Superkupa, por për gëlqerim të të gjitha objekteve të c ilat janë nën kompetenca të Shoqërisë Aksionare për Menaxhim me Hapësira Banesore dhe Komerciale. Ai…
Dje në Tetovë Lazim Destani e ka pritur për vizitë ish-ambasadorin amerikan në Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad që në këtë post ishte gjatë administratës së Presidentit George W. Bush. Diplomati i mirënjohur së bashku me bashkëshorten e tij erdhi në vizitë te miku i tyre filantropi Destani pas vizitës zyrtare që ai realizoi këto ditë në Kosovë, me ç’rast nga presidenti Thaçi është dekoruar me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”, për angazhimin dhe kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës. Pas prezantimit dhe shpjegimeve që iu dhanë ambasadorit lidhur me bizneset e familjes Destani, ai shprehu kënaqësinë e tij për…
Iftari i organizuar nga komuna e Karposhit dhe kryetari i saj Stevce Jakimovski sonte ka bërë bashkë shumë personalitete. Në iftarin e organizuar nga Jakimovski të ftuar kanë qenë shumë personalitete ndërsa kanë rënë në sy prania e nënkryetarit të BDI-së Nevzat Bejta, kryetarit të LR PDSH Ziadin Sela, sekretarit gjeneral dhe ministrit të shëndetësisë Arben Taravari si dhe ish lideri i DR-së Imer Selmani. Ndërkohë që të pranishëm kanë qenë edhe shumë personalitete tjera publike e politike. Kreu i komunës Karposh, Jakimovski është kryetar i partisë “Grom”, satelite e VMRO-së, si dhe ështëi njohur për qëndrimet e tij publike…
Balena Blue vazhdon te perhapet shume ne gjith boten.. nje djalosh i ri shqiptar ai tregon edhe levelet. Tronditet Maqedonia shikoni se si rrefehet 17 vjeçari nga Kumanova qe vazhdon te luaj Balenen Blue. Kjo video me posht tregon gjithqka nga shokuese per me shume shikoni videon me poshte, qe del blof dhe genjeshter.
Pas rezolutës për gjenocidin, ndryshimit të stemës, flamurit dhe himnit, si dhe të gjitha pikave të tjera, koalicioni i ri qeveritar ka hedhur edhe pikën e fundit nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare, zyrtarizimi i plotë i gjuhës shqipe. Jo vetëm kjo, por siç njofton Alsatm-M, tanimë nuk do të realizohet as avancimi i gjuhës shqipe që ishte një nivel më poshte se ajo që kërkonin partitë shqiptare. LSDM ka njoftuar edhe zyrtarisht se në pakon e 30 ligjeve prioritare që do të votohen në Kuvend, nuk do të jetë ligji për avancimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.…
Serbia pritet të ketë të parën kryeministre femër dhe lesbike, pasi ministrja aktuale për Qeverisjen Lokale, Ana Brnabiç është nominuar për postin e lënë vakant nga Aleksandar Vuçiç, i cili u bë president, gjatë kësaj të enjteje. “Brnabi? ka cilësitë profesionale për qeverisje dhe e di mirë se ajo do të punojë fort e do të tregojë respekt për të gjitha partitë politike”, tha presidenti Vuçiç në një konferencë për shtyp, gjatë së cilës shpalli edhe kandidaturën e saj. “Ajo do të punojë, së bashku me ministrat e tjerë, për një jetë më të mirë për qytetarët e Serbisë”, shtoi…
Ministri për eurointegrime, Bujar Osmani, ka refuzuar të përgjigjet nëse në qeverinë e re shefi i tij është Zoran Zaevi, ose ai dhe ministrat tjerë të BDI-së edhe më tej do të japin llogari para Ali Ahmetit. I pyetur në emisionin “Top Tema”, Osmani tha se Zaevi është kryeministër dhe koordinator i ministrave në qeveri, ndërsa shefi i tyre do të mbetet Ali Ahmeti. Megjithatë, risi ishte qëndrimi i Osmanit në lidhje me negociatat e kontratës për miqësi dhe bashkëpunim me Bullgarinë. “Nuk shoh asgjë kontradiktore, në historinë e përbashkët të Maqedonisë me Bullgarinë”, tha Osmani, duke shtuar se si…
CIVIL – Qendra për Liri, në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell, sot e organizoi konferencën “Shoqëria pa kufij”, kushtuar pjesëmarrjes qytetare në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal dhe shtetëror, drejtësisë sociale dhe shoqërisë së qëndrueshme. Monika Taleska nga Civili e hapi evenimentin me paraqitje të shkurtë të numrit të madh të evenimenteve dhe aktiviteteve që u zbatuan gjatë dy muajve të fundit, në kornizat e projektit “Shoqëria pa kufij”. Së bashku me Diana Tahirin, duke lexuar fragmente nga “Karta Qytetare” në gjuhën maqedonase dhe shqipe, ato përkujtuan për parimet themelore të dokumentit të cilin në Maqedoni e paraqet dhe…