Uragani i Lëvizjes Besa mbrëm vulosi një fitore të madhe në Tearcën tonë bukur. Kjo eufori, kjo rini e shkëlqyer që na jep kurajo për të punuar në të ardhmen ende më shumë. Tubimi me banorët e Tearcës ishte ndër takimet e rralla që shpresoj se tubime të tilla do të mbaj edhe në fshatrat tjerë të Komunës Tearcës. Ky tubim për të qenë ende më i bukur, na nderuan me pjesmarrjen e tyre, anëtarët e kryesisë qendrore, Skender Rexhepi-Zejdi dhe Arjanit Hoxha. Dy mysafirët e nderuar mbajtën fjalim rasti, ku përshëndetën punën tonë, angazhimin tonë për fitoren e madhe…
Author: Semi
Qytetarët e Shkupit të cilët janë të kyçur në sistemin për ngrohje qendrore, prej nesër furnizohen me energji ngrohëse në shtëpitë e tyre, konfirmojnë nga Ballkan Enerxhi Grup dhe ELEM Energjetika. Saktësojnë se Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) dha miratimin për fillim të sezonit ngrohës para fillimit të zakonshëm, më 15 tetor për shkak të rënies së paralajmëruar të temperaturave për nesër. Rregullativa ligjore parasheh, nëse, sipas të dhënave të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, parashikon që temperatura e mesme e jashtme për ditën e ardhshme është e njejtë apo më e vogël se 12 gradë Celsius, furnizimi me energji ngrohëse…
Në Manastir, në organizim të Qendrës për Kulturë, filloi edicioni i 26-të i Festivalit internecional i muzikës klasike “Interfest”, në të cilën, sipas programit të prezantuar nga organizatori gjatë nëntë mbrëmjeve sa do të vazhdojë ky eveniment ndërkombëtarë, para manastirasve do të prezantohen artistë nga Serbia, Italia, Kroacia, Portugalia, Spanja, Turqia, Ukraina, Franca dhe Maqedonia. Siç shihet nga më lartë, edhe në këtë eveniment ndërkombëtar, mungojnë artistët nga Shqipëria. Këtyre dhjetë viteve të fundit, është traditë që artistë shqiptarë të mos ftohen të marrin pjesë në evenimentet kulturore që i organizojnë Qendra për Kulturë, Pallati i Kulturës dhe Teatri i…
Katër persona të maskuar kanë sulmuar dhe plaçkitur një banor 26-vjeçar të fshatit Haraçinë, pardje në mbrëmje, në parkun e Gazi Babës. B.N. (26) dje pasdite në Stacionin policor Gazi Babë ka paraqitur se pardje rreth orës 21, derisa ka lëvizur në parkun e Gazi Babës, është plaçkitur nga katër persona të panjohur të maskuar. Sulmuesit e kanë ndalur dhe njëri prej tyre e ka goditur me mjet të hekurt në pjesën e kokës, ndërsa tjetri e ka kapur për rripi dhe e ka tërhequr në tokë, pas çka është alivanosur. Kur iu është kthyer vetëdija, ka vërejtur se në…
Komunikacioni në aksin rrugor Strumicë-Vallandovë, afër Kodrës së Vallandovës, që ishte ndërprerë për shkak të fatkeqësisë në komunikacion, është normalizuar, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Fatkeqësia e komunikacionit ndodhi sot në mëngjes në orën 6:45, në të cilën një kamion me targa të Strumicës u përmbys, me ç’rast u lëndua vozitësi, i cili u dërgua në Spitalin e përgjithshëm të qytetit në Strumicë. Bashkëudhëtari nuk është ankuar për lëndime dhe nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore
51 vjeçari nga Tetova, E.A së bashku me I.A, po ashtu 51 vjeçar, të mërkurën mbrëma rreth orës 19.00, ka denoncuar dhunë në familje që në shtëpinë e përbashkët e ka kryer vëllai i tij dhe kunati 45 vjeçar Q.A. Ai ka kërcënuar E.A dhe i ka thënë menjëherë të lëshojë shtëpinë, me ç`rast është goditur me shkop në kokë, ndërsa më pas e ka goditur edhe I.A e cila në ndërkohë ka tentuar t`i ndalojë, kurse në oborr ka hedhur sende të ndryshme. Kanë ndërhyrë familjarë të cilët kanë jetuar në afërsi dhe e kanë penguar 45 vjeçarin Q.A…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela, në kuadër të fushatës parazgjedhore për Zgjedhjet Lokale dje vizitoi Sarajin dhe Zhelinën. Ai në takimet me qytetarët ka folur për procesin e decentralizimit, që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit duke akuzuar me këtë rast, BDI-në se është përgjegjëse që, siç thotë, paratë e shqiptarëve janë drejtuar në vendbanime që nuk janë të banuara nga shqiptarët. “Degradimi i procesit edukativo-arsimor në nivelin që e kemi e ka vetëm një fajtor, e është ai i cili e ka pushtetin qendror tash e 15 vjet. Është po ashtu i njëjti fajtor kujdestar për mungesën…
Kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar Komune në Bogovinë, Minur Asani, së bashku me këshilltarët komunal, kanë realizuar tubimin qendror në Bogovinë. Asani ndër të tjera në takime me qytetarët tha se bashkë me qytetarët e Bogovinës, më 15 tetor do t’i thuhet stop të keqes, krimit, pengmarrjes dhe politizimit të institucioneve. “Sonte në mesin tonë ndodhen ata to rinj e të reja, të cilët nuk u bënë shërbëtor të këtij pushteti që të marrin notë, ata kaluan studimet në mënyrë të ndershëm, ata nuk u bënë peng dhe vasalë të këtyre njerëzve që i mbushën të rinjtë tanë me…
Avancimi i bashkëpunimit edhe ashtu të mirë mes Maqedonisë dhe Gjermanisë ishte temë bisedimi në takimin e djeshëm të punës mes ministrit për rregullativë për përmirësim të klimës investuese për ndërmarrjet vendore, Zoran Shapuriq dhe drejtorit të Delegacionit të ekonomisë gjermane në Maqedoni, Patrik Martens. Drejtori i Delegacionit të ekonomisë gjermane Martens, informojnë nga Kabineti i ministrit Shapuriq, e njoftoi ministrin me përgatitjet e Delegacionit për vendosjen e pilot projektit për edukimin e personelit teknik të punësuar në fabrika vendore dhe në fabrikat e investuesve të huaj, me theks të posaçëm në mirëmbajtjen e pajisjes së sofistikuar dhe makinave të…
Pjesa më e madhe e kandidatëve të cilët janë futur në garë zgjedhore për të fituar besimin e elektoratit në komuna të caktuara në Maqedoni, ende nuk kanë publikuar online programin me të cilin garojnë në këto zgjedhje vendore. Përderisa partitë politike thonë se programin e ofertave zgjedhore ua prezantojnë kandidatët në komuna ku garojnë gjatë takimit drejtpërdrejtë me qytetarët. Por, Lura Pollozhani nga organizata joqeveritare IMPAKT e cila drejton projektin “Zgjedhja ime”, për Radion Evropa e Lirë thotë se është më shumë rëndësi që të gjithë kandidatët të cilët janë futur në garë duhet ta kenë online programin e tyre, jo vetëm gjatë…
Kryeministri i Maqedonisë mbrëmë në Tetovë deklaroi se është sjellë vendim që të blejnë inkubatorë të rinj me 200.000 eurot e kursyera që janë bërë në bazë të shfuqizimit të marrëveshjes për reklama dhe fushata në CNN dhe heqjen e harxhimeve tjera që janë përdorur nga qeveria e mëparshme. “Së bashku kemi siguruar 200.000 euro. Kemi filluar procedurë para Byrosë për furnizime publike, do të na japin pajtueshmëri dhe me të gjithë këto para do të blejmë 20 inkubatorë të rinj”, tha Zaev.
Klubi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot organizon promovim të kandidateve për kryetarе të komunave. Në promovim janë ftuar kandidatet për kryetare të komunave, bartëset e listave për këshilltare, deputetët dhe sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, si dhe përfaqësues të Sektorit për mundësi të barabarta e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Lobi i grave të Maqedonisë, Këshilli kombëtar për barazi gjinore, organizata ndërkombëtare dhe përfaqësi diplomatike.