Ако не знаеш македонски не можеме да правиме ништо” të thonë në komunën e Zhelinës me 99% të popullsisë shqiptare, ndërsa juristët, ekonomistët, inxhinierët e Zhelinës të diplomuar rinë në shtëpi ose në mërgim, ky është suksesi i Bdi-së dhe kandidatit të Bdi-së që mundohet ti mashtrojë qytetarët e Zhelinës
Author: Semi
Sadullah Duraku, nënkryetar i BDI-së dhe Ilir Saiti, shef i shtabit komunal- Kumanovë me forcat e fundit kanë arritur ta sjellin në qytet liderin e partisë, Ali Ahmeti, që humbi më së shumti në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit të vitit të kaluar, shkruan gazeta Lajm. Kjo për arsye të mospërmbushjes së premtimeve që kjo parti dhe lideri Ahmeti i pati premtuar përgjatë 15 viteve. Por, edhe për arsye se dega e Kumanovës është më e përçarë se kurrë. Ish funksionari i lartë i kësaj partie Nazmi Beqiri më shokë e kanë ngri aktivitetin pas revoltës që ka shprehur ky…
Fushata zgjedhore është duke përfunduar, opinioni si asnjëherë më parë ka pasur rastin që ti dëgjoj për së afërmi kandidatët dhe platformat e tyre, duke iu dhënë mundësia edhe për të bërë pyetje kandidatëve për temën që i ka interesuar qytetarit. Këtë qytetarëve ua kanë mundësuar mediat e ndryshme, duke organizuar debate me publik. Sipas njohësve të rrethanave, problem kryesor kanë qenë rrjetet sociale dhe disa portale të cilët kontrolloheshin nga militantët e partive, zgjidhja e këtij problemi sipas tyre qëndron tek mospërfshirja e të njëjtave në ligjin aktual, shkruan Almakos. Gazetari, Rijad Murati është i mendimit se gjatë kësaj…
Me Memorandumin për mirëkuptim që Qeveria duhet ta nënshkruaj me Jugohromin, kombinati në pranverë do të mund ta ristartojë prodhimin, pasi t’i plotësojë kriteret ekologjike, punëtorët do të kthehen në punë, ndërsa do të kënaqen edhe kërkesat e shoqatave ekologjike, deklaroi sot, kryeministri Zoran Zaev. “Pronari dhe faktori i kapitalit drejtpërdrejt drejtpërdrejt dhanë garanci përmes garancive kambiale dhe gjithë atë që paraqet garanci përfundimtare për furnizimin dhe vendosjen e filtrave në Jugohrom. Punëtorët pranuan menjëherë me vendosjen e filtrave të gjithë të kthehen në punë dhe kjo është pjesë e marrëveshjes midis tyre. Shoqatat ekologjike dhe të qytetarëve janë të…
Ambientalistët kërkuan që të mbyllet Kombinati i Jugohromit, ndërsa punëtorët kanë protestuar për të mos u ndërpre puna e tyre, ku edhe fitojnë të ardhura. Pas një lufte të gjatë, por edhe protesta masive, u dha vendimi që të mbyllet ky kombinat, për të shpëtuar banorët nga tymi, që ndot ajrin në ato anë. Pas vendimit të qeverisë, për mbylljen e kombinatit u ndërprenë protestat e ambientalistëve, por vazhduan të njejtët për deponinë e Tetovës, e cili mbetet edhe sot çështje e pazgjidhur. Me ardhjen e qeverisë së re, pas 100 ditëshin e udhëheqjes, kryeministri i vendit, Zoran Zaev, merr…
Mbrëmë u hap ekspozita e rradhës e piktorit, Agron Saliu, në të cilën kishte paraqitur portretet e figurave shqiptare. Saliu, pas sukseseve të njëpasnjëshme me ekspoziatat e mirëpritura brenda dhe jashtë vendit, ka bërë bërë emër të veçantë. Sipas profesor Fatmir Sulejmani, ai është ambasador arti gjithandej ku ekspozon reliktet e shpirtit – portretet e punuara me dashuri dhe përkushtim të veçantë. Me një shkrim të mëhershëm, Agronin e kam quajtur mohikan që bën jetën e artistit të lirë dhe pushton metropolet evropiane në sajë të punës titanike, pa mekanizma dhe ndihma institucionale. Sot, ndërkaq, kam një apel për përgjegjësit…
Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, në shënimin e 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore, deklaroi se vendi i Maqedonisë është në familjen evropiane. Ai ka thënë se tani ka ardhur koha që të realizohet ky synim, në mënyrë që të rinjve t’u ofrohen më shumë mundësi, por edhe arsye që mos të braktisin vendin. “Tani është koha që prej shtetit tonë të bëjmë shtëpi për të gjithë. Të gjithë fëmijët tanë ta shohin si destinacionin e vetëm. Jemi të detyruar që t’u japim arsye të mjaftueshme që ta shohin vendin e tyre në shtëpinë ‘Republika e Maqedonisë’. Tani është…
Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, në pres konferencën e sotme shpalosi projektin për përfundimin e tërësishëm të rrjetit të ujësjellësit në qytetin e Gostivarit, si dhe projektet e tjera të planifikuara për mandatin e ardhshëm. “Ndërtimin e katër rezervuarëve, i pari është nga fundi dhe po ndërtohet mes Ravenit dhe Vërtokut, dhe tre të tjerët do të ndërtohen në Zdunjë, Bajnicë dhe Çegran. Për herë të parë në rrjetin kryesor të ujësjellësit do të përfshihen edhe dy vendbanimet më të mëdha që s’kanë…
Në Facebook janë publikuar disa foto që vijnë nga Kina e largët e që kanë të bëjnë me fëmijën shqiptar që mëson në shkollë kineze në Peking. Çlirimi i vogël është nga fshati Lubeten i Shkupit, ndërsa tani i ka ardhur koha e regjistrimit në shkollë fillore. Të shpresojmë se Çlirimi do të adaptohet në shkollën kineze dhe t`i dëshirojmë suksese në mësime e kthim sa më të shpejtë në vendlindje. Përpara Çlirim, të gjithëve na ke prapa teje. /shtegu.com
Derisa policët e kthenin nga Spitali një të arrestuar në Burgun e Prilepit, ky i fundit ka ikur, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njofton Portalb.mk. Tre policë të Burgut e duke e kthyer nga Spitali i Qytetit pas një kontrolli mjekësor, derisa kanë dalë nga spitali, duke shtyrë me dorë një polic dhe duke e larguar një tjetër, i arrestuari ka ikur. Incidenti është paraqitur në Stacionin e Policisë në Prilep. Në ora 22:00 i arratisuri është gjetur dhe është kthyer në Burgun e Prilepit.
Këtu jemi së bashku me të gjithë që ta japim fjalën tonë. Kjo Çarshi do të ringjallet. Kjo çarshi është shtëpi e esnafëve, por edhe shtëpi e çdo familje esnafe e cila e di rëndësinë e saj për Shkupin. Kjo Çarshi nuk është vetëm roje e zanateve të ndryshme dhe të çmuara, nuk e lidh vetëm të kaluarën me të tanishmen. Kjo çarshi është simbol i unifikimit të diversiteteve, të bashkësisë sonë, të së ardhmes tonë të përbashkët. Prandaj janë mjaft të arsyeshme dhe të pranueshme kërkesat e esnafëve për sigurimin e kushteve të infrastrukturës me të cilat edhe ne…
LSDM-ja mbrëmë në kuadër të fushatës prezantoi programin politik për Komuën e Strumicës ku kjo parti kandidon me Kosta Janevskin. Kandidati në fjalë premtoi 20 projekte kapitale dhe 100 projekte të vogla, ku përfshihen çerdhet për fëmijë, shtëpi për të moshuarit, bulevarde dhe rrugë, modernizim të shkollave, ndihmë dhe kujdes për familjet me ndihmë sociale dhe projekte të tjera të cilat u zotua se do t‘i realizojë në katër vitet e ardhshme të pushtetit lokal. “Tani, të dashur miq është koha për sfida të reja. Për dallim nga kundër-kandidati jonë i cili shfaqet me një erë të ashtuquajtur “të re”,…