Author: Semi

Aleksandar Janevski, i njohur me nofkën “Toshta”, njëri nga pesë personat që u arrestuan sot nga policia për shkak të sulmit ndaj kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela, ka përfunduar në Klinikën e Kardiologjisë, shkruan sudstvo.mk. Sipas informacioneve të këtij portali, Janevski sot vonë pasdite deri sa është marë në pyetje në Stacionin policor “Kisella Vodë” ëhstë ankuar se nuk ndjehet mirë, prandaj policia ka thirr ndihmën e shpejtë me të cilën është transferuar në Kardiologji, transmeton Gazeta Lajm. Ende nuk dihet nëse atij i është konstatuar ndonjë problem real shëndetësor, mirëpo nëse konstatohet se nuk ka probleme shëndetësore,…

Lexo më Shumë

Atmosfera festive pas arritjes së koalicionit mes Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët, nuk ka të ndalur. Në mënyrë të veçantë dhe origjinale këtë marrëveshje e kanë festuar edhe bartësit e listave të kandidatëve për këshilltarë komunalë të Lëvizjes Besa dhe të Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, Husein Reka dhe Arif Selami, shkruan tetovapress.com. Ata janë miq të mirë mes vete edhe në jetën private, kurse këtë lajm të mirë për shqiptarët e kanë festuar si duket me sportivitet, duke shkëmbyer kështu edhe fanelat e partive të cilave u takojnë, kurse këtë gjest e kanë shpërndarë edhe në rrjetin social…

Lexo më Shumë

Shaip Emerllahu, drejtorit i Festivalit “Ditët e Naimit” deklaroi se në ketë edicion të festivalit, përpos orës së madhe letrare, do të promovohen edhe gjashtë libra nga edicioni i kaluar. “Ky festival, siç e dini, ka një traditë dhe në kuadër të vet mban një sërë aktivitetesh kulturore, letrare e artistike. Kemi paraparë krahas orës letrare të madhe, e cila do të zhvillohet në Qendrën e kulturës në Tetovë, ditën e enjte, pra në orën 19:30. Do të mbahet edhe një promovim libri ku pritet të përurojmë librat e edicionit të Festivalit ndërkombëtar “Ditët e Naimit”, që sivjet janë gjashtë…

Lexo më Shumë

https://youtu.be/I5UD-CfEJr8 Po ulet numri i deputetëve nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit. Çedomir Sazdovski, ish deputeti i GROM-it, vendosi ta braktisë partinë dhe në Kuvend të veprojë si kandidat i pavarur. Për vendimin e tij ai e informoi edhe kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin përmes një letre dërguar kabinetit të tij. Tani partia opozitare VMRO-DPMNE mbetet me 50 deputet. E kontaktuam Sazdovskin, por në bisedë telefonike ai nuk deshi ta komentojë vendimin e tij, duke premtuar se nga e hëna do të jetë i kapshëm për prononcim. Lideri i partisë GROM Stevço Jakimovski nuk deshi ta komentojë gjatë veprimin…

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka njoftuar sot se anëtarja e tyre Tatjana Lalchevska do të jetë deputete e re. Pasi që bartësi i listës së LSDM-së nga zona numër 6 zgjedhjet e kaluara Petre Shilegov u zgjodh kryetar i komunës së Shkupit. Po ashtu nga LSDM kanë njoftuar se do të vazhdojnë edhe në raundin e dytë ti japin përkrahje kandidates për kryetar të komunsë së Tetovë Teuta Arifit edhe në raundin e dytë.

Lexo më Shumë

Ejup Berisha Partitë politike Besa dhe Aleanca për Shqiptarët sot paskan arritur marrëveshje zgjedhore për përkrahje të përbashkët në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2017.Ky akt do tu ndihmoj të dy partive që të sigurojnë fitore në ato komuna ku janë në balotazh me BDI-në në zgjedhjet e 29 tetorit. Këtë akt duhet përshëndetur sepse kjo e dëshmon kulturën politike që e kanë këto dy subjekte politike. Gjithashtu përcaktimi për përkrahje të përbashkët para zgjedhjeve mes dy subjekteve politike është conditio sine qua non apo kusht pa të cilin ato nuk do të mund të sigurojnë fitore eventuale në…

Lexo më Shumë

Në kuadër të biznes SAMIT-it 100 të gjashtë vjetor, që po mbahet prej dje, në Shkup. Forumi është trup për bashkëpunim rajonal të Odave nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi dhe është formuar në margjinat e Samitit në Trieste për Ballkanin Perëndimor. Kryetari i Bordit të Samitit 100 Zhivko Mukatov, sot tha se këtë vit në Shkup, bashkëpunimi rajonal i Samit 100 është zyrtarizuar përmes nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të platformës tonë me Forumin investues të Odës të Ballkanit Perëndimor 6. Memorandumi i përket nxitjes së bashkëpunimit afarist dhe…

Lexo më Shumë

Nga fillimi i javës së ardhshme pritet rritje e vranësirave dhe reshjeve lokale të shiut, ndërsa temperaturat do të shënojnë rënie. Temperaturat minimale të hënën do të lëvizin prej 4 deri 12 gradë, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë prej 15 deri në 23 gradë. Deri të dielën do të përqendrohet moti stabil, i thatë dhe i ngrohtë me temperatura pozitive të mëngjesit. Temperaturat maksimale do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit dhe do të lëvizin deri në 28 gradë.

Lexo më Shumë

Zgjedhjet lokale 2017 në Maqedoni shënuan fillimin e një politike të re. Rezultatet në shumë vendbanime ishin befasuese, por nga befasitë më të mëdha ishte shkuarja e kandidatit të ASH-së në Komunën e Bogovinës z.Albon Xhemaili në rethin e dytë. Rezultati e nxori fituese BDI-në me 3.817 vota, e cila pasohet nga Aleanca për Shqiptarët me 3.118 vota, ndërsa Lëvizja BESA pati 2.717 vota. Dështim në këtë komunë pësoi PDSH-ja me 1.102 vota dhe PPD-ja me 226. Sipas statisikave, vota opozitare në këtë komunë është shumë favorite andaj kjo i jep avantazh favorizimi z.Albon Xhemaili. Platforma e tij rezultoi të…

Lexo më Shumë

Kjo fotografi ka bë xhiron në rrjetet sociale, duke shkaktuar komente të shumta sarkastike. “Edi, si humbi Gruevski, e pat edhe BDI-ja”, ka komentuar një lexues nga Shqipëria në rrjetin social facebook, duke interpretuar pozicionin e Ahmetit në këtë fotografi. Autogoli eshte rubike per satirë politike

Lexo më Shumë