Në kuadër të aktivitetit stërvitës dypalësh “Sfidë 2017″ në të cilën marrin pjesë pjesëtarë të njësiteve për mbrojtje kundërajrore të ARM-së dhe Forcave të armatosura (FA) të Republikës së Sllovenisë, sot në poligonin e armatës “Krivollak” realizohet gjuajtja teknike e caqeve në hapësirën ajrore me sistem të lehtë transmetues raketor (SLTR) “Gjilpëra-S”, e cila njëherit ka qenë edhe ditë për vizitorë, transmeton MIA. Siç informojnë nga ARM-ja, gjuajtja me SLTR “Gjilpëra-S” është kryer me sukses, me ç’rast janë shfaqur performansat e këtij lloji të sistemeve luftarake dhe municionit, ndërsa pjesëmarrësit kanë demonstruar stërvitje të shkëlqyer dhe dituri. Të gjitha raketat…
Author: Semi
“Me kërkesën për amnistimin e personave pjesëmarrës në dhunën ndaj deputetëve, VMRO-DPMNE-ja tregon se ata janë urdhëruesit e dhunës dhe qëndrojnë pas së enjtes së përgjakshme”,- thonë nga LSDM. “Sado të mundohet VMRO-DPMNE -ja t’i shpëtojë kryerësit e saj nga përgjegjësia për dhunën e 27 prillit, nuk do t’ia arrijë. Nuk do të ketë amnisti për ata që ndihmuan në tentim-vrasjen e deputetëve”,- thuhet në reagimin e LSDM-së. “Në asnjë vend demokratik nuk mund të ketë falje për veprat e rënda penale, si tentim vrasja, rrezikimi terrorist dhe vepra kundër shtetit”,- përkujtojnë nga selia në Bihacka.
Njëzet e gjashtë vjeçarja P.N. nga një fshat i Shkupit, dje në ora 13:30 në stacionin e policisë ka denoncuar se është përdhunuar nga ana e vëllait të saj, kumtoi MPB. “P.N. rreth mesditës së 16.10.2017, derisa ka qenë vetë në shtëpi, nga prapa i është afruar vëllai i saj R.N. (27), ia ka mbyllur gojën me dorë, e ka zhveshur dhe e ka përdhunuar. Pas kësaj i është kërcënuar se do ta vrasë nëse i tregon dikujt. Në orën e mbrëmjes është shkaktuar një zënkë mes denoncueses, vëllait të saj dhe nënës së tyre. Pas debatit vëllai i saj e…
Sot në Shkup, në kuadër të Samitit 100, u mbajt prezantimi i automjeteve elektrike dhe ngarkuesve, si dhe promovimi i projektit “EDISON eShkup”. Si pjesë e këtij projekti, Maqedonia dhe Qyteti i Shkupit po hapin dyert për zbulimin e inovacioneve revolucionare globale në fushën e transportit. Pritet që të arrihen objektiva globale për reduktimin e ndryshimeve klimatike, por gjithashtu edhe për të siguruar kushte për reduktimin e ndotjes së ajrit, njofton Portalb.mk. “Përdorimi i automjeteve elektrike është një zgjidhje efektive dhe një mënyrë në të cilën secili prej nesh do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe në këtë…
Partia për ripërtërije të Maqedonisë, GROM, sërish u bëri thirrje institucioneve kompetente të zbardhin incidentin e së dielës, kur Sead Rahic para selisë së partisë me thikë iu kërcënua qytetarëve të pranishëm në shtab. Nga GROM, edhe pse sulmi ndodhi para 100 personave, institucionet vonojnë procedurat adekuate. “Do të dorëzojmë një videoklip në të cilin shihet thika e përdorur. Po ashtu në xhirim shihen qartë edhe prangat, shihet se çfarë dhune është përdorur. Jemi dëshmitarë se në Maqedoni për shumë ngjarje me më pak rëndësi ngrihen procedura. Apelojmë deri tek prokuroria të fillojë procedurën dhe nuk e kemi të qartë…
Ethet e zgjedhjeve lokale kanë motivuar dhe analistët në vend për t’i komentuar zhvillimet e fundit politike që ndodhin në vend. Ashtu, edhe analisti politik, Bujar Plloshtani ka komentuar koalicionin e fundit që ka ndodhur mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA. Ai këtë koalicion e sheh si një nevojë dhe sfidë për t’i bërë ballë koalicionit të mëhershëm të BDI-LSDM në komunat me shumicë shqiptare. Ai në komentin e tij shton se koalicioni mes partive shqiptare ASH-BESA është bërë në sajë të një nevojë të domosdoshme për bashkëpunim për fuqizimin e votës shqiptare dhe për t’i nxitur të papërcaktuarit…
Pothuajse të gjitha këshillat në komunat me shumicë maqedonase do t’i udhëheqë LSDM, ndërsa në bllokun politik shqiptar, BDI kryeson edhe pse ngushtë në numra, mbi këshilltarët e partive të tjera. Në qytetin e Shkupit, LSDM do të ketë 21 këshilltarë, VMRO 17 këshilltarë, BDI 3, Besa 2 dhe Aleanca 1 këshilltar. Në Tetovë, BDI do të ketë 9 këshilltarë, Lëvizja BESA 6, VMRO-DPMNE 5, Aleanca për Shqiptarët 4, PDSh dhe LSDM nga 3 këshilltarë. Në komunën e Strugës, Aleanca për Shqiptarët do të ketë 8 këshilltarë, LSDM 7, BDI 6 , VMRO 4, ndërsa BESA në Strugë ka marrë…
Koalicionimi i Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët me shumë gjasa do të sjellë përmbysje të rezultateve të raundit të parë në shumicën e komunave ku këto dy parti garojnë kundër BDI-së. Lëvizja BESA në raundin e dytë do të ballafaqohet me BDI-në në gjashtë komuna, ndërsa Aleanca për Shqiptarët do të garojë kundër BDI-së në pesë komuna. Në Çair, ku Lëvizja BESA garon kundër BDI-së, matematikat tregojnë se me bashkimin e votave mes BESËS dhe Aleancës, ky koalicion del fitimtar në raundin e dytë. Të dyja partia së bashku kanë 12.529 vota, ndërsa koalicioni BDI-LSDM 11.860. Çair: BESA- Aleanca…
Thellohet skandali lidhur me mjetet buxhetore që ia ka ndarë qeveria VMRO-BDI familjes së Johan Tarçullovskit. Sonja Tarçullovska, bashkëshortja e Johan Tarçullovskit, të dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve të Lubotenit, përmes një letre të hapur e ka pranuar se qeveria VMRO-BDI i ka dhënë nga 5.000 euro në muaj, shkruan Gazeta Lajm. Kjo letër e saj vjen pas publikimit të dokumentit që tregon vendimin e qeverisë në vtin 2001, sipas të cilit familjes së Johan Tarçullovskit i janë dhënë 60 mijë euro në vit nga buxheti shtetëror. Ajo thotë se është e saktë që ka marrë para nga shteti,…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot në kuadër të Asamblesë së 137 të Unionit Interparlamentar (UIP), që mbahet në Sankt Peterburg, në Federatën e Rusisë, realizoi takim bilateral me Ankie Brokers Knol, kryetare e Senatit të Holandës. Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi të veçantë për mbajtjen e këtij takimi, duke e marrë parasysh atë që Mbretëria e Holandës është një nga donatorët bilateral më të mëdhenj të Republikës së Maqedonisë dhe përkrahës i përkushtuar i eurointegrimeve të vendit. Duke theksuar se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka bashkëpunim shumëvjeçar të suksesshëm me Ambasadën holandeze në Shkup dhe…
VMRO – DPMNE absolutisht nuk ka pranuar se ka dështuar dhe se është e pashmangshme dorëheqja e kryetarit të kësaj partie, Nikolla Gruevski. Edhepse ka zëra brendapartiake, se dështimi i kësaj partie vjen nga kreu i vet, një lëvizje e këtillë nga ana e tij, nuk është paraqitur. Për ish ambasadorin Nano Ruzhin, njëherë profesor, por edhe për analistin Nijazi Muhamedi dhe Shtabin republikan për reforma në VMRO-DPMNE, thonë se përgjegjësia e rënies së partisë më të madhe, deri dje, vjen nga Gruevski dhe se është e patolerueshme qëndrimi i tij, në krye të partisë. Ndërsa, Ilija Dimovski, nga radhët…
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa është adresa e vetme për shkatërrimin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe diskreditimit të liderit Ali Ahmeti nga skena politike. Sipas dy partive ky koalicion do të mundohet të përmirësojë jetën e qytetarëve në nivel lokal. Analistët thonë se ky koalicion mund të ketë jetë më të gjatë dhe do të jetojë edhe pas zgjedhjeve lokale, njohton Almakos. Xhenis Sulimani, politolog thotë se besëlidhja në mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa është reflektim i dëshirës së elektoratit shqiptar. “Ky koalicion ka vetëm një qëllim ta rrënoj Bashkimin Demokratik për Integrim, e cila…