Thellohet skandali lidhur me mjetet buxhetore që ia ka ndarë qeveria VMRO-BDI familjes së Johan Tarçullovskit. Sonja Tarçullovska, bashkëshortja e Johan Tarçullovskit, të dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve të Lubotenit, përmes një letre të hapur e ka pranuar se qeveria VMRO-BDI i ka dhënë nga 5.000 euro në muaj, shkruan Gazeta Lajm. Kjo letër e saj vjen pas publikimit të dokumentit që tregon vendimin e qeverisë në vtin 2001, sipas të cilit familjes së Johan Tarçullovskit i janë dhënë 60 mijë euro në vit nga buxheti shtetëror. Ajo thotë se është e saktë që ka marrë para nga shteti, por se kanë qenë pak dhe se i kanë mbetur vetëm 270 euro në muaj. Këtë ndihmë e ka marrë tetë vite me radhë, që do të thotë se nga buxheti shtetëror familjes Tarçullovski i janë dhënë 480 mijë euro. “Ja unë do t’ua them. Në periudhën prej 8 viteve deri sa Johan Tarçullovski vuante burgun, çdo vit shteti na jepte kompensim prej 5.000 eurove”, ka shkruar Tarçullovska.
Data 23.08.2026
Aktuale
- Zjarr i madh nga Serbia i afrohet Likovës dhe Kumanovës
- Kumrije Mustafa e uron motrën në mënyrë speciale për ditëlindje
- Në Serbi arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut i dyshuar si vrasës me pagesë
- Të shtëna me armë zjarri në Haraçinë: Plumbat godasin një automjet, dy persona të plagosur
- Presidenti Iranian: Teherani nuk do të bëjë lëshime, kërkon fundin e situatës “as luftë, as paqe”
- Ndalohet një shtetas i Polonisë në Tabanoc, drejtoi veturën me 164 km/h në zonë ku lejohej 80
- Jotova: Nuk do të heqim dorë nga mbrojtja e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut
- LSDM: Mickoski dhe Klekovski po përhapin panik duke mos e publikuar dokumentin për ujin në Gostivar


