Ish përfaqësuesi politik i AKSH-së, Gafurr Adili, pas një kohe të gjatë ka ardhur në Shkup. Adili para ca kohe u kthye legalisht në Maqedoni, pasi 22 vite me radhë kishte qëndruar në Zvicër dhe Shqipëria. Në Shkup Adili ka ardhur në shoqërim të doktor Adil Mustafës, i cili thotë se qeveria VMRO-BDI i shkaktoi dëm prej miliona eurove duke ia bllokuar spitalin Shëndeti, që të mos i dëmtojë biznes-interesat e funksionarëve të VMRO-DPMNE-së.
Author: Semi
Humbja e 120 mijë votave nga konto e VMRO-DPMNE-së, në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit, gjithsesi ka shkaktuar shqetësime në mesin e anëtarëve dhe simpatizuesve të partisë dhe tendenca për ndryshime që do të sillnin deri te kthimi sa më i shpejtë në formë fituese, shkruan gazeta Veçer, e afërt me VMRO-DPMNE-në. Ndryshimet para së gjithash varen nëse kryetari aktual Nikolla Gruevski do të japë dorëheqje dhe të do të hapë proces për udhëheqësi të re, sepse pa vendimin e tij çdo tentim për ndryshim nuk do të ketë sukses, analizon Veçer. Sipas kësaj gazete, kandidatë më seriozë…
Kryetari në ikje i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, dje në policia ka paraqitur se një i punësuar në administratën e komunës i ka vjedhur çelësat nga hapësirat e arkivit dhe të komisionit për prokurim dhe i ka ndërruar bravat, njofton Portalb.mk. Në buletinin policor thuhet se Jakimovski ka paraqitur se A.Z. pa kurrfarë autorizimi dhe dije, i ka marrë çelësat e hapësirave të arkivit dhe të komisionit për prokurime publike dhe gjatë mbrëmjes në mënyrë të paautorizuar i ka ndërruar bravat, gjatë së cilës administrata komunale nuk ka mundur që të ketë qasje deri te arkivi dhe komisioni për prokurim…
MPB ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar nga policia greke për arrestimin e ish-shefave Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski në Selanik. MIA mbrëmë publikoi se të dy ish-shefat në MPB, të cilët disa muaj ishin në arrati, janë paraburgosur në Selanik, Greqi. Boshkovski dhe Grujevski akuzohen nga PSP-ja në rastet “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2”. Që nga 18 korriku, dy ish-shefat janë në arrati dhe janë fshehur me identitete fallso. Ata janë të akuzuar për shkatërrim të pajisjes për përgjim.
Ka shkuar në 10 persona numri i të arrestuarve për sulmin ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, mbrëmjen e 27 prillit në Kuvend. Masa paraburgim 30 ditor është caktuar edhe për katër persona tjerë. Dy nga të arrestuarit ngarkohen me veprën penale tentativë vrasje me paramendim ndërsa tetë të tjerët për bashkëpunim në tentativë vrasje. Një natë më parë bë paraburgim përfundoi Oliver Oshavkovski, Sasho Senkov, Nikolce Dimitrevski dhe Aleksandar Janevski-Toshta. Më herët Prokuroria Publike kërkoi ndërsa gjykatësja e lëndës e pranoi propozimin për paraburgim të 4 personave, Andrej Micos, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavlevski-Kobra. Në…
Tre ditë pas zgjedhjeve është arrestuar ish shefi në DSK Goran Grujevski dhe kolegu i tij Nikolla Boshkovski, raporton Gazeta Lajm. Këtë informacion i pari e ka publikuar deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri në Facebook. Sipas tij, Grujevski dhe Boshkovski janë arrestuar në Selanik të Greqisë. “Janë arrestuar bukuroshat Grujevski dhe Boshkovski edhe atë në Selanik”, ka komentuar me ironi Zeqiri.
Petre Shilegov edhe pak ditë zyrtarisht do ta merrë udhëheqjen e Qytetit të Shkupit, fillimet e para të punës do ti nisë me stopimin e projektit ‘Shkupi 2014’ si dhe Rrotën Panoramike në Vardar. Shilegov thekson se rrota panoramike është në kundërshtim me Planin urbanistik të detajuar për Ring të vogël të Komunës Qendër i cili është sjellë në fillim të këtij viti me çka lihet jashtë fuqie Plani urbanistik i detajuar nga viti 2010. Me ndryshimin e PUD, të gjitha objektet të cilat nuk kanë përfunduar janëndërtime të egra dhe duhet të ndalojnë ose të mënjanohen, ndërsa ato të…
Media e majtë gjermane “Neues Deutschland” ka shkruar për zgjedhjet e fundit komunale në Maqedoni, duke theksuar se fitorja e partisë maqedonase LDSM do të përshpejtojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni Në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa në anën tjetër, ditët e Nikola Gruevskit si shef i VMRO-DPMNE janë të numëruara. “Kjo pasi kryeministri Zoran Zaev do kërkonte të zgjeronte qeverinë që tani ka 62 nga 120 deputetët”. Vetë rezultati pozitiv i LDSM-së mund ti nxjerë telashe me dy partitë shqiptare, pjesë e koalicionit të saj qeveritar. “Kjo pasi Zoran Zaev ka lidhur pakt me partinë më…
Rezultatet e rrethit të parë te partitë shqiptare në Maqedoni nuk zgjodhën asgjë në atë se cila parti do t’i fitojë komuna kryesore: Tetovën, Çairin, Gostivarin dhe Strugën. Nuk ka dyshim se beteja kryesore në rrethin e dytë do të zhvillohet mes partive shqiptare. Përderisa vota e pandarë (15.10.2017) ne bllokun maqedonas rezultoi e qartë dhe me fitore të dukshme të socialdemokratëve sipas rezultateve të para të Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në rrethin e parë fituan 38 mandate komunash, ndërsa kandidatët e tyre për kryetar komunash në rrethin e dytë kanë përparësi ndaj VMRO-DPMNE-së në 14 komuna, në një numër…
Ndërprerje në furnizim me ujë nga ora 9 do të kenë një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “11 Tetori”, “Dimitrie Çupovski” dhe “Makedonija”. Siç informon QRMK-Shkup, ndërprerja është për shkak të sanimit të defektit në rrugën “11 Tetori” nr. 6 në lagjen Qendër. Konsumatorët do të jenë pa ujë deri në sanimin e defektit.
Sipas rezultateve të publikuara në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për këshilltarë, të cilat nga ana e komisioneve komunale zgjedhore u dorëzuan deri te KSHZ-ja, u bë e ditur përbërja e re e Këshillit të komunës së Gjevgjelisë që e përbëjnë 19-të këshilltarë. Shumicën në Këshillin e komunës së Gjevgjelisë do ta kenë LSDM-ja dhe koalicioni, të cilët sipas rezultateve të arritura prej 7.248 vota fituan dhjetë vende këshilltarësh, kundrejt VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të cilët me rezultat prej 4.946 vota fituan shtatë vende këshilltarësh. Në Këshillin e ri të komunës së Gjevgjelisë dy vende fitoi edhe lista e pavarur këshilltare e…
Shtabi i kandidatit në Komunën e Gostivarit, Arben Taravari, ka reaguar ndaj portalit AIN (Artin Spahiu & Artan Grubi) në lidhje me publikimin e lajmeve tendencioze me qëllim të dëmtimit të figurës së Arben Taravari, njofton Fol. ”Lajmi ndërthuret rreth një fotografie të Arbenit me bashkëqytetarë të tij, e cila për hir të vërtetës është bërë ditën e votimit më 15 tetor në qendër të Gostivarit, e jo siç pretendohet të jetë bërë diku fshehur në klubet e Shkupit dhe pas 15 tetorit, ashtu siç bën oponenti i Arben Taravarit në këto zgjedhje. Arben Taravari nuk fshihet bodrumeve, por ballëhapur dhe…