Sipas rezultateve të publikuara në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për këshilltarë, të cilat nga ana e komisioneve komunale zgjedhore u dorëzuan deri te KSHZ-ja, u bë e ditur përbërja e re e Këshillit të komunës së Gjevgjelisë që e përbëjnë 19-të këshilltarë. Shumicën në Këshillin e komunës së Gjevgjelisë do ta kenë LSDM-ja dhe koalicioni, të cilët sipas rezultateve të arritura prej 7.248 vota fituan dhjetë vende këshilltarësh, kundrejt VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të cilët me rezultat prej 4.946 vota fituan shtatë vende këshilltarësh. Në Këshillin e ri të komunës së Gjevgjelisë dy vende fitoi edhe lista e pavarur këshilltare e Tome Kiçukov i cili në zgjedhjet lokale fitoi 1.989 vota.
Data 23.08.2026
Aktuale
- Zjarr i madh nga Serbia i afrohet Likovës dhe Kumanovës
- Kumrije Mustafa e uron motrën në mënyrë speciale për ditëlindje
- Në Serbi arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut i dyshuar si vrasës me pagesë
- Të shtëna me armë zjarri në Haraçinë: Plumbat godasin një automjet, dy persona të plagosur
- Presidenti Iranian: Teherani nuk do të bëjë lëshime, kërkon fundin e situatës “as luftë, as paqe”
- Ndalohet një shtetas i Polonisë në Tabanoc, drejtoi veturën me 164 km/h në zonë ku lejohej 80
- Jotova: Nuk do të heqim dorë nga mbrojtja e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut
- LSDM: Mickoski dhe Klekovski po përhapin panik duke mos e publikuar dokumentin për ujin në Gostivar


