Me homazhe dhe një minutë heshtje nga bashkëluftëtarët, shokët dhe familjarët, u përkujtua sot 11 vjetori i rënies së komandantit të UÇK-së, Isa Lika, komandant Iliri. Bashkëluftëtarët dhe shokët pranë varrit të tij tek varrezat e dëshmorëve në Tetovë thanë se veprat e komandant Ilirit i shijojmë ne sot pasi ai ishte i pari në front për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre. “Me humbjen e komandant Ilirit nuk kemi humbur vetëm një bashkëluftëtar, por edhe një mendimtar”,- theksoi me këtë rast ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Ali Ahmeti. Për veprën kombëtare të komandant Ilirit folën edhe Hazbi…
Author: Semi
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po i shqyrton ankimimet e partive politike rreth procesit zgjedhor, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale. Nga 46 ankesa gjithsej, 43 janë të VMRO-DPMNE-së. KShZ hodhi poshtë tre ankesa të VMRO-DPMNE-së dhe atë një ankesë për Gjorçe Petrovin dhe dy ankesa për zgjedhjet në Prilep. Për një ankesë pritet të dëshmojnë anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor nga Komuna Qendër e Shkupit dhe Këshilli Zgjedhor nga vendvotimi 2806/1. “Kërkoj që kolegët të shprehen sipas detyrës nëse duhet që të hapim kutinë e votimit për të konstatuar nëse është thyer parimi një votues një votë”,- tha anëtarja e…
Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski gjatë ditës do të nxirren para Prokurorisë në Selanik, ku do t’u caktohet në cilin burg do të qëndrojnë deri në kompletimin e lëndës për ekstradim, kumtoi Ministria e Drejtësisë. Për këtë Ministria e ka informuar zyrën për punë konsullare, ekonomike dhe tregtare të Republikës së Maqedonisë. “Zyra për punë konsullare, ekonomike dhe tregtare e Republikës së Maqedonisë në Selanik sot zyrtarisht njoftoi se dje në orën 15 janë arrestuar Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski për shkak të shkeljes të nenit 8381 të Kodit grek, gjegjësisht gjatë kontrollit të pasaportave janë evidentuar pasaporta bullgare false dhe në…
Koalicioni i arritur ndërmjet Lëvizjes Besa dhe Aleancës për shqiptarët për rrethin e dytë zgjedhor, ku të dy partitë do të mbështesin njëra tjetrën në rrethin e dytë zgjedhor më 29 tetor kundër BDI-së, ka shkaktuar tronditje të thellë në BDI, transmeton Express. Sipas një burimi brenda BDI, që nuk dëshironte të identifikohej për arsye tashmë të njohura, mësohet se kacafytjet kanë arritur pikën e vlimit, e ku si fajtor kryesor i situatës së krijuar përmenden inatet personale dhe imponimi i Ramiz Merkos te Ali Ahmeti për të kandiduar si kandidat i kësaj partie për qytetin e Strugës, përkundër mospajtimit…
Pas një fitoreje të thellë në zgjedhjet lokale, a do të forcojë LSDM-ja kursin e deklaruar reformues për të shpëtuar “shtetin e kapur” ose të heqë dorë, sepse tani nuk ka nevojë për premtime të mëdha. Kjo, për analistin Alajdin Demiri edhe pse fitorja e LSDM-së është e dukshme, nuk sheh ndonjë përparim, por thotë se do ta tregojë koha. Ndërsa, për ish ambasadorin Nano Ruzhin, qytetarët dhanë verdiktin e tyre, por me një dilemë se institucionet e politizuara nuk mund të kontrollohen, por ai mendon se Zaev, ka një angazhim serioz, për të bërë reforma. “Me fitoren e zgjedhjeve…
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Bekim Maksuti sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme hapi takimin me Grupin e Menaxhimit të Bashkëpunimit të Sigurisë në Evropën Juglindore me përfaqësues të Ministrisë, njofton Portalb.mk. Maksuti theksoi se në botën e sotme multipolare, në të cilën kërcënimet e sigurisë janë asimetrike, siguria globale mund të arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit real dhe efektiv. “Unë jam i bindur se integrimi i Ballkanit në NATO dhe në Bashkimin Evropian është një element kyç dhe se politika e dyerve të hapura në NATO duhet të vazhdojë deri sa çdo vend aspirant nuk ka gjetur rrugën…
Dy partitë më të mëdha në bllokun maqedonas, LSDM dhe VMRO-DPMNE, kanë harhxuar gjysmë milioni euro në pjesën e dytë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, tregojnë raportet financiare të partive të cilat i kanë dorëzuar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, Komisionit për Antikorrupsion dhe Revizionin Shtetëror, njofton Portalb.mk. Partitë Shqiptare, sipas raporteve, kanë harxhuar më pak para. LSDM-ja pushtetarë në raport ka shkruar se në periudhën pre 5 tetor deri më 13 tetor, ka harxhuar 8.416.612 denarë, gjegjësisht 136.633 euro. Partia ka pasur në disponim gjithsej 26.493.859 denarë (430.095 euro). Për nevojat zgjedhore ka harxhuar 18.077.247 denarë (293.461 euro). LSDM…
“Por zotëri Zaev duhet të dalë me platformë për shqiptarët dhe jo të kërkoj votat e shqiptarëve por duhet të ju ofroj platformë , ofertë çfarë u siguron aj shqiptarëve çfarë u siguron shqiptarëve”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së (04.11.16). Situata nga zgjedhjet e fundit parlamentare ka ndryshuar shumë në BDI. Atë kohë, kreu i kësaj partie deklaronte se nuk është koha për koncepte qytetare, dhe se Zaev duhet të ketë ofertë për shqiptarët nëse i do votat e tyre. Për dallim nga atëherë, BDI ka lëvizur përpara në këtë aspekt. Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, flamuri i Republikës…
Në javën tjetër kryetarët e posa zgjedhur në komuna duhet që ta marrin funksionin.Këtë e bëri vetëm në Pehçevë nga LSDM-ja Dragan Trençovski ndërsa këtë duhet që ta bëjnë edhe 40 kandidatët e tjerë të nga rrethi i parë. Mirëpo për pranim-dorëzimin në pushtetin lokal katër kandidatë që kanë fituar në rrethin e parë nuk do të zgjidhen sepse për ato komuna është dërguar ankesa. Ndër ta që duhet të presin të përfundohen afatet ligjore për ankesat, do të jenë Petre Shilegov për Qytetin e Shkupit, Komuna Qendër- Sasho Bogdanoviq, Ilija Jovanovski- Prilep dhe për Radovish- Gerasim Konzulov, të gjithë…
Kandidati për kryetar të Komunës së Bogovinës nga Lëvizja BESA, Minur Asani mbështet kandidatin e Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Bogovinës “Sot, takimi me strukturat e LëvizjesBESA dhe Aleancës për Shqiptarë në degën e Bogovinës. Prej këtu fillon edhe bashkëpunimi zyrtar për Komunën e Bogovinës”, ka shkruar Asani.
Kryetari i organizatës të ashtuquajtur patriotike “Qoseto” nga Veles, Goran Angellov, në një deklaratë për “Makfax” thotë se ata gjatë kohë janë munduar që të marrin mbështetje nga VMRO-DPMNE, pas ngjarjeve të Kuvendit më 27 prill dhe se koha ka qenë që partia të ndërmarrë diçka, njofton Portalb.mk. “Nga të gjitha anët kemi kryer trysni në VMRO-DPMNE që ata të kërkojnë amnisti për ne të cilët kemi hyrë në Kuvend. Presim që ta çojnë më tutje procedurën deri në fund. Është e rëndësishme se partia e ka ndërmarrë hapin e parë, ne jemi të kënaqur edhe pse është vonë pasi…
Qeveria greke ka vërtetuar se kanë arrestuar dy persona në aeroportin e Selanikut, të cilët nga Maqedonia kërkohen për akuza lidhur me përgjimet e paligjshme. Sipas agjencisë BTA, polcia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar natën e kaluar në aeroportin e Selanikut me dokumente bullgare. Përfaqësues i gjyqësorit grek, deklaroi se akuzat për këto persona lidhen me skandalin e përgjimeve të paligjshme. Nga Ministria e Drejtësisë informojnë se akoma nuk kanë marrë njoftim nga Interpoli për arrestimin e të dyshuarve. Ndërsa edhe Ministria e Punëve të Brendshme akoma nuk ka marrë informacione zyrtare nga policia greke. Grujevski dhe Boshkovski…

