Pas një fitoreje të thellë në zgjedhjet lokale, a do të forcojë LSDM-ja kursin e deklaruar reformues për të shpëtuar “shtetin e kapur” ose të heqë dorë, sepse tani nuk ka nevojë për premtime të mëdha. Kjo, për analistin Alajdin Demiri edhe pse fitorja e LSDM-së është e dukshme, nuk sheh ndonjë përparim, por thotë se do ta tregojë koha. Ndërsa, për ish ambasadorin Nano Ruzhin, qytetarët dhanë verdiktin e tyre, por me një dilemë se institucionet e politizuara nuk mund të kontrollohen, por ai mendon se Zaev, ka një angazhim serioz, për të bërë reforma.
“Me fitoren e zgjedhjeve lokale, qytetarët votuan kundër politikës së VMRO-DPMNE-së, pra Gruevskit dhe planit të tij strategjik të brendshëm dhe të jashtëm. Qytetarët u paraqitën me një politikë të mençur dhe kuptuam se e vlerësojnë demokracinë dhe rolin e politikanëve. Asnjë në të ardhmen nuk do t’i zhgënjej dhe t’i manipulojë, t’i ftojë me dhunë nëpër mitingje, të parandalojë lirinë e shprehjes të gazetarëve dhe intelektualëve. Qytetarët kërkojnë gjykim të drejtë, dhe jo manipulatorë dhe gjykatës të koruptuar, të cilët mbrojnë kriminelët dhe i dënojnë të pafajshmit, me raste sociale.
Qytetarët e porositën Zaevin për dështimin për të paraqitur një shtet të kodifikuar, por gjithashtu një suprem politik që nuk mund të kontrollohet nga askush. Kjo është arsyeja pse Zaevi ka një angazhim serioz për të vazhduar me reformat ndërsa, po kërkon edhe BE-në dhe NATO-n. Në planin e jashtëm, orientimi i RM është i qartë – integrimi euroatlantik. Të gjithë presim që RM të bëhet anëtare në BE dhe NATO. Për këtë ambicie ndoshta do të kërkohet shumë reforma më intensive dhe shumë më tepër transparencë dhe llogaridhënie e pushteteve ekzekutive, gjyqësore dhe legjislative në këtë mandat”, tha ish ambasadori Nano Ruzhin, për Almakos.
Ndërsa, për analistin politik Aladin Demiri, Zaevi ka nis pastrimin e shtetit, ku edhe qytetarët e besuan dhe është fitues i zgjedhjeve lokale, siç edhe shihet në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, por për reformat në shtet, kërkohet një punë serioze dhe kapacitet, i cili nuk njihet deri më tani.
“Fitorja e zgjedhjeve lokale, në raundin e parë, kaq e thellë për LSDM-në është befasi, për arsye se, se çfarë në të vërtet ndodhi, nuk u kuptua, mirëpo diçka ndodhi, që premtimet e Zaevit dhanë rezultat edhe kësaj radhe. Por, prej asaj që lexohet deri tani, Zaevi, nëpërmjet këtyre zgjedhjeve lokale e ka ‘sekretin e pushtetit’, përshkak se kualicionin e ka të brishtë edhe dëshiron ta forcojë, dhe gjithësesi se në fazën e ardhëshme ai do të bëjë zgjedhje parlamentare, të parakohshme, për këtë i nevoitet ndihma e BDI-së dhe siç duket ata do të merren vesht, madje do të shkojnë pak më larg, të pastrojnë pushtetin, duke menduar se Ziadin Sela është pengesa, që ta përjashtojnë në këtë mënyrë. Që do të thotë se një pjesë të premtimeve ai filloi t’i mbajë, ku edhe ka nisë të pastrojë pushtetin, nëse këtë e kuptojmë si luftë kundër krimit, me ndryshimet e para që i bëri, me prokurorët dhe disa gjykatës, me ndjekjen e kriminelëve, tashmë të deklaruar. Kjo, do të thotë se këtë ‘luftën’ seriozisht e ka kapur, ku edhe pritet vazhdimi pas zgjedhjeve lokale, që do ta bëjë. Mirëpo, sa i përket nxjerrjes së shtetit nga kriza, reformat në shtet, ato do të kërkojnë një punë më serioze dhe nuk e dijmë se a ka kapacitet ose do të përdoret i gjithë kapaciteti, për reformat në shtet”, tha Aladin Demiri, për Almakos.
Demiri mendon se ai nuk i tregon reformat që duhet të merr shteti, a do të jenë ato reforma ekonomike, politike, cilat do reforma të shtetit. Përveç krimit të organizuar atë e kemi kuptuar, por reformat e tjera mbeten nën hije, sepse nuk e dijmë se çfarë ai nënkupton me këto reforma, ku edhe janë nocione fluide, të hapura, të cilat duhet t’i kuptojmë në aspektin ekonomik, ndër etnik apo politik. Demiri mendon se do t’ia lëmë kohës të tregojë, se çfarë do të ndërmerr qeveria e Zaevit. Sepse ato reforma kërkojnë kohë, dhe nëse është LSDM-ja ajo që do ta shpëtojë shtetin, dëtyrimisht i ka t’i ndërmerr reformat, në çdo fushë.
Fakti që dëshiron të pozicionohet në shtet, lë dyshimin se a thua e ka seriozisht, apo e ka që pushteti është më i rëndësishëm. Ai flet për barazi, për shtet të barabart, por pa reforma etnike.
Delvina Kërluku
Almakos.com