Author: Semi

Persona të armatosur dhe të maskuar mbrëmë kanë plaçkitur një barnatore dhe një kasino në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup, kumtoi MPB-ja. S.S (30) mbrëmë në ora 19:25 në SPB-Shkup ka denoncuar se në bul. “Aradhat partizane” në barnatoren “Eurofarm” një person i armatosur me pistoletë ka kryer plaçkitje, me ç’rast ka marrë rreth 32.000 denarë. Policia ndërmerr masa për ndriçimin e rastit. Diçka më vonë, në orën 21;45 në SPB-Shkup ka arritur denoncim se në rr. “Aradhat partizane” në kasino “Astra” tre persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri kanë kryer plaçkitje mbi të punësuarit në kasino,…

Lexo më Shumë

Tre raste të reja të fruthit janë regjistruar gjatë javës së kaluar (nga 14 deri më 20 tetor) në Republikën e Maqedonisë, me çka numri i përgjithshëm i të sëmurëve, përfundimisht me ditën e sotme është rasti i 17-të. Kjo theksohet në raportin që sot në ueb faqen e vet e publikoi Instituti për shëndet publik i Republikës së Maqedonisë. Nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve, 10 persona jetojnë në lagjen e Maxharit – Deponia e shitjes me shumicë, dy persona janë nga Çairi, ndërsa nga një person është regjistruar në fshatin Sopishte, lagjen e Shuto Orizarës dhe fshatin…

Lexo më Shumë

Funksionin e ka marë në kabinetin e tij ku është pritur nga kryetari i deritanishëm Zoran Damjanovski i cili i dëshiroi shumë sukses në drejtimin e komunës. “Gjithë projektet që janë nisur nga kryetari Damjanovski dhe administrata e tij do vazhdojë në drejtim pozitiv, në pjesën e politikave të cilat ishin gjeneruar shtesë me ideja dhe projekte do japim përkrahje dhe mundësi për një jetë më moderne dhe urbane në gjithë komunën për gjithë qytetarët. Dua të shfrytëzoj këtë mundësi që të falenderoj për kontributin e dhënë në këto 13 vite të drejtimit të komunës, do të filloj bisedime direkte…

Lexo më Shumë

Një grup njerëzish të moshës prej 16 deri në 20 vjeç kanë qëlluar me gurë një autobus urban nr.55 në mbikalimin afër “Agroservis”it në rrugën për në Haraçinë. Në këtë rast janë thyer dy xhama në a anën e majtë të autobusit dhe xhami i derës së djathtë, ndërsa nga gjuatja e gurit në kokë është lënduar një udhëtaretë Z.G (45). Me dëmtimin e autobusit dhe kryerësit kanë shkaktuar dëme materiale prej rreth 61.000 denarë. “Më 19 tetor, në orën 22:40 E.J. (61) ka denoncuar se në bulevardin “Metodi Andonov-Cento” nëi mbikalimin në “Agroservis) në autobusin nr. 55, i cili…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugën Saraj-Grupçin prej sot zhvillohet me regjim të ndryshuar i cili do të jetë i përkohshëm për shkak të aktiviteteve ndërtimore për rikonstrumin e këtij aksi, me ç’rast është vendosur sinjalizim adekuat komunikacioni. Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM) apelon deri te shoferët ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor. Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata, me intensitet mesatar jashtë mjediseve urbane, informon LAMM.

Lexo më Shumë

– Në rajonin e Pollogut në nëntë muajt e parë janë regjistruar 345 plaçkitje të rënda me gjithsej dëme të shkaktuara materiale prej 32 milionë e 840 mijë denarë, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski. Sipas të dhënave të tij kjo shifër është për 32 raste më pak në krahasim me vitin e kaluar. Në këto raste 147 kanë qenë nëpër shtëpi dhe banesa, 36 në dyqane, 20 në automjete, pesë plaçkitje të ashtuquajtura të pamëshirshme dhe 45 tentime për plaçkitje të rënda. “Numri më i madh i plaçkitjeve të rënda janë realizuar me hapje të dhunshme të dyerve…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme konfirmoi se në Sllovaki janë arrestuar tetë shtetas të Maqedonisë, të cilët kanë punuar në vend me kontrata të rrejshme për punë. Zëdhënësja e MPJ-së, Elena Presillska deklaroi për MIA-n se Ambasada në Vjenë, e cila është e obliguar për Sllovakinë, ka realizuar kontakt me kompetentët në MPJ-në sllovake dhe shërbimet sllovake për migrim, me ç’rast është përcaktuar se më 17 tetor rreth orës 19 janë arrestuar 62 persona, në mesin e së cilëve edhe tetë shtetas të Maqedonisë. Ata janë arrestuar gjatë daljes nga hapësirat e fabrikës “Shin Heung Precision Slovakia”, në afërsi të…

Lexo më Shumë

Pushteti i ri lokal parashikon asfaltim të 45 rrugëve dhe ndërrim të rrjetit atmosferik dhe të kanalizimit në gjithë territorin e komunës. Këtë sot e paralajmëroi kandidati për kryetar të komunës së Gazi Babës nga LSDM Boris Georgievski. “Për qytetarët e vendbanimit Straçincë të cilët nuk ka furnizim stabil me ujë parashikuam ndërtim të objektit të furnizimit të ujit i cili përfshin tubacion të ri në gjatësi prej 8 kilometra dhe dy stacione pompash. Në lagjen Hekuranë tërësisht do ta rikonstruojmë rrugën “Gemixhiska”, e cila tani nuk është e sigurt për lëvizje të automjeteve dhe këmbësorëve”, paralajmëroi Georgievski. Ai theksoi…

Lexo më Shumë

Nga Qendra për Shëndet Publik – Shkup informojnë se për tri ditë 2.000 qytetarë kanë marrë vaksina kundër gripit sezonal. Theksojnë se është i madh interesimi për vaksina kundër gripit sezonal. Sivjet, qendrat për shëndet publik i kanë në dispozicion rreth 30.000 vaksina, prej të cilave 5.000 janë për Shkupin. Vaksina i mbulon llojet e virusit të gripit të cilat qarkullojnë në hemisferën veriore, duke e përfshirë edhe rajonin evropian dhe Maqedoninë, është përgatitur në pajtim me rekomandimet e OBSH-së dhe mbron prej dy tipave të virusit të grupit A dhe një lloj virusi të grupit B, ndërsa prodhues është…

Lexo më Shumë

Analisti Sefer Tahiri thekson se koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, i njohur në opinion si “Aleanca me Besë” matematikisht del fituese në të gjitha komunat me shumicë shqiptare ku do të ketë rreth të dytë zgjedhor, ka deklaruar analisti shqiptar Sefer Tahiri për Dojçe Vele, transmeton Express. “Koalicioni mes Aleancës për shqiptarët dhe Besës edhe përkundër antagonizmave të thella të dy partive në të kaluarën, është rezultat i pragmatizmit, respektivisht u diktua nga rezultatet që i arritën këto dy parti. Gjithsesi se beteja më interesante do të zhvillohet mes BDI-së dhe Besës në Çair dhe Tetovë dhe…

Lexo më Shumë

Ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK, Nikolla Boshkoski sot do të nxirren para Gjykatës në Selanik, për shkak të posedimit të dokumenteve të rrejshme të udhëtimit me të cilët kanë qëndruar në Greqi, njofton ANAMPA. Në paraqitjen e tyre të parë para prokurorit publik grek në Selanik, ata i kanë hedhur poshtë akuzat nga autoritetet e Maqedonisë, duke i vlerësuar si politikisht të motivuara. Madje, kanë kërkuar që të mos ekstradohen në Maqedoni, për shkak se druanin se jeta e tyre do të vendoset në rrezik. Në dokumentet e Maqedonisë të dërguara…

Lexo më Shumë

Sot është dita botërore kundër osteoporozës. Për shumë kohë e neglizhuar, osteoporoza, ose ndryshe sëmundja e kockave, konsiderohet sot si një nga shqetësimet shëndetësore më serioze në botë. Faktorët që e parandalojnë këtë sëmundje janë: aktiviteti fizik, ushqimi me bulmet e peshk dhe rrezet e diellit, që i japin trupit vitaminën D. Organizata Botërore e Shëndetësisë përllogarit se janë rreth 200 milionë njerëz në botë, që vuajnë nga osteoporoza. Sëmundja i bën kockat më poroze dhe të dobëta, gjë që rrit rrezikun e frakturave. Gratë, për shkak edhe të veçative të skeletit, janë më të ekspozuara se meshkujt. Rreth 30% e femrave që…

Lexo më Shumë