Author: Semi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, deklaroi se BDI-ja ishte dhe mbetet çelësi i zgjidhjes dhe çuarjes përpara të proceseve me interes kombëtar për mbarë vendin. Duke folur në një takim me strukturat partiake dhe shtabet zgjedhore të Komunës së Zhelinës, lideri i shqiptarëve në Maqedoni tha se edhe në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 15 tetorit, BDI-ja dëshmoi se është forcë e suksesit dhe optimizmit, duke u dhënë përgjigjen më të mirë atyre të cilët pandehën se fitorja do të jetë e tyre. “Ne mbetemi forca më e organizuar dhe ju anëtarë të devotshëm të…

Lexo më Shumë

Sipas profesorit Vullnet Palloshi, qeveria duhet të vazhdojë me lidhje infrastrukturore të Maqedonisë me fqinjët e saj, por ajo duhet të ketë akse prioritare rrugore. Palloshi thotë derisa Shqipëria e ndërton me shpejtësi autostradën “Rruga e Arbrit” nga ana jonë nuk ka nevojë të bëhet autostradë. Drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov thotë se kjo pjesë nga pala maqedonase nuk do të jetë autostradë, sepse kjo rrugë në bazë të analizave ekonomikisht është e pa-levërdishme, sepse gjatë ditës kalojnë më pak se pesë mijë automjete. Por nga Ndërmarrja Publike thonë se ky aks rrugor rehabilitohet. “Aktualisht rehabilitohet…

Lexo më Shumë

Gjatë katër ditëve të fundit, në rajonin e Shkupit kanë ndodhur gjithsej 41 aksidente trafiku, prej të cilëve në tre lëndime të rënda trupore kanë tre persona. Në 17 aksidentet e tjera lëndime të lehta trupore kanë marrë 28 persona, ndërsa 21 aksidente kanë kaluar me dëme materiale. Siç njofton MPB, të premten policia e trafikut ka bërë ekspertizë në 11 aksidente, nga të cilat në pesë aksidente më lehtë janë lënduar tetë persona, ndërsa gjashtë kanë kaluar vetëm me dëm material. Të shtunën është kryer ekspertizë në 10 aksidente. Në dy prej tyre, dy persona kanë marrë lëndime të…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Turke – TDP e cila aktualisht është në koalicion me BDI-në në Pushtetin Lokal në Gostivar, do të vazhdon bashkëpunimin edhe në mandatin e ri udhëheqës, njofton Agjencia e Lajmeve Flaka. Sipas burimeve të konfirmuara partiake, TDP ka vendosur që të vazhdon kontratët e qeverisjes me Nevzat Bejtën edhe në katërvjeçarin e ardshëm. Ky subjekt politik brenda kohës realizoi takim me dy kandidatët për Kryetar komune që do të jenë në balotazh, dhe vendimi ka qenë që besimi t’i jepet Nevzat Bejtës. Partia Demokratike Turke, në zgjedhjet e 15 tetorit fitoi 2.176 vota duke nxjerrë dy këshilltarë komunalë.…

Lexo më Shumë

Është mbyllur Edicioni i 21-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, i cili u mbajt prej 19-22 tetor 2017, në Tetovë dhe në Pogradec. Ate e karakterizoi një program i ngjeshur letrar, artistik dhe kulturor. U mbajtën dy lexime letrare, u promovuan 6 libra të rinj të shtëpisë botuese “Ditët e Naimit”, si dhe u bënë vizita të ndryshme në monumentet kulturore, historike dhe fetare në qytetin e Tetovës dhe të Pogradecit. Në Edicionin e 21-të të Festivalit Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” morrën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës, si: Xhorxh Uallas (SHBA), Riki…

Lexo më Shumë

Në 100 ditët e qeverisjes së re pjesë e problemeve të theksuara gjatë kësaj periudhe ishin jo stabiliteti financiar në komuna dhe varësia e pushtetit lokal nga ai qendror. Se pse jemi në këtë gjendje në shumicën e komunave të Maqedonisë dhe se si mund të tejkalohet kjo situatë, ministri i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu sqaron për REL se është formuar një grup punues dhe është duke analizuar këtë çështje. “Një nga arsye është puna jo e kryer mirë, kurse tjetra është ndarja e mjeteve në mënyrë jo të barabartë nga pushteti qendror. Ne tani jemi në fazë të analizës.…

Lexo më Shumë

Ekspozita e artistes grafike Shqipe Mehmeti do të hapet sonte në orën 20 në Stacionin e Vogël, në organizim të Galerisë Kombëtare të Maqedonisë. Ekspozita është quajtur “Fraxhilitet” dhe do të prezantojë teknika të llojllojshme grafite – nga gjilpëra e thatë deri në teknikë të kombinuar. “Në ekspozitë do të prezantohen rreth 30 lista grafite, të cilat Mehmeti i ka përpunuar në disa nga vitet e kaluara, ndërsa i përket temës së gruas, fraxhilitetit të saj, ndërsa edhe fuqisë nga ana tjetër”, informoi GNM. Kurator i projektit është Ana Frangovska. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Stacionin e Vogël…

Lexo më Shumë

Në suaza të Ditëve të shëndetit seksual dhe riprodhues dhe personave me aftësi të kufizuara, sot në Qendrën Rinore “Dua të di” – Vodno do të ketë shërbimeve dermatovenerologjike falas për djem dhe burra me aftësi të kufizuara. Ditët do të zgjasin nga 19 tetor deri më 10 nëntor dhe kanë për qëllim t’i aktualizojnë çështjet për të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues të personave me aftësi të kufizuara mes opinionit më të gjerë dhe t’i inkurajojnë personat me aftësi të kufizuara të flasin për përvojat e tyre dhe t’i kërkojnë të drejtat e tyre seksuale riprodhuese. Organizator është…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot do ta hapë seminarin për projektin e NATO-s – SIARS për zhvillim të sistemit bashkëkohor mjekësor informativ. Organizator është Akademia ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski” në Shkup, e cila krahas veprimtarisë merr pjesë edhe në projekteve shkencoro-hulumtuese, mes të cilëve në fazën finale të realizimit është SIARS (Smart I (eye) Advisory Rescue System). Bëhet fjalë për projekt trevjeçar të financuar nga programi i NATO-s “Shkencë për paqe dhe siguri”. SIARS përbëhet nga zhvillimi i sistemit informativ në sistem të ri dhe modern telemjekësor, me të cilin do të mundësohet transfer i përhershëm i shenjave vitale…

Lexo më Shumë

Lidha Auto Moto e Maqedonisë në mëngjesin e sotëm kumtoi se në vendkalimin kufitar Dellçevë, për shkak të problemit me sistemin kompjuterik të doganave, është në ndërprerje qarkullimi i automjeteve për hyrje dhe dalje nga shteti. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti – informacion që ka të bëjë vetëm nga ana e Maqedonisë. Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të lagështa. Intensiteti i rrugëve jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit rrugor.

Lexo më Shumë

“Departamenti për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Prokurorisë Publike, hetimet e 27 prillit e ka filluar nga vërtetimi i veprave penale të cilat nuk vërehen drejtpërdrejtë nga kamerat e sigurisë, respektivisht vërtetimin e dyshimeve se më 27 prill në Kuvend ka pas të përfshirë edhe agjentë sekret nga shërbimet e sigurisë. Organi i akuzës, përmes këtyre hetimeve duhet të vërtetojë se cili ka qenë roli i agjentëve”>agjentëve sekret, motivi i tyre dhe ndikimi i tyre ndaj gjendjes faktike në dhunën e të enjtes së përgjakshme”. Nga Prokuroria Publike nuk japin informacione se cilët agjentë konkretisht po hetohen, nën arsyetimin se kjo tradhton procedurën para-hetimore.…

Lexo më Shumë

Më së shumti reshje të shiut në nëntë orët e kaluara kanë rënë në Ohër, ku janë matur 15 litra në metër katror, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike në raportin e orës 17:30. Në Prilep kanë rënë 13 litra, në Llazaropole nëntë, në Topollçan tetë, në Mavrovë dhe Shtip shtatë, në Gjevgjeli gjashtë, ndërsa në Strumicë dhe Shkup-“Zajçev Rid” katërlitra në metër katror. Në Shkup-Petrovec, Kriva pallankë dhe Tetovë kanë rënë tre litra, ndërsa në Pretor dhe Pozharan dy litra në metër katror. Siç informoi DPHM, mot sotështë kryesisht me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pasdite vende-vende reshjet…

Lexo më Shumë