Përparimi dhe profesionalizimi i sigurimit privat në Republikën e Maqedonisë në luftën kundër të gjitha formave të krimit dhe kërcënimeve, janë tema të konferencës ndërkombëtare “Siguria private dhe publike-bashkëpunim dhe partneritet”, që mbahet sot në organizim të Odës për sigurim privat. Konferenca është në kuadër të fushatës “Ditët e sigurimit privat 2017” dhe shënimit të 40 viteve të ekzistimit dhe punës së Fakultetit për siguri në Shkup. Në fokus të konferencës janë gjendjet aktuale dhe sfidat me të cilat ballafaqohet veprimtaria e sigurimit privat në Republikën e Maqedonisë, ndërsa programi i përkushtohet këmbimit të diturive, përvojave dhe praktikave nga ekspertë…
Author: Semi
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot në suaza të vizitës së tij dyditore në Belgjikë, do të marrë pjesë në forumin Kran Montana në Bruksel, ku do të ketë edhe fjalim. Është paraparë pasdite Ivanov të takohet me Didie Rejnders, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Belgjikës. Shefi i shtetit dje në suaza të vizitës punuese në Bruksel pati takim me njeriun e parë të Këshillit Evropian, Donald Tusk, ku ka kërkuar impuls të ri dhe dërgim të porosisë pozitive në drejtim të zhbllokimit të integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe fillim…
Shpërndarja e materialit promovues në disa kompani në Maqedoni, organizim i diskutimeve për sfidat dhe problemet nga fusha e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës dhe bashkëorganizim të Konferencës së tretë ndërkombëtare për bashkëpunim rajonal për siguri dhe shëndet gjatë punës e cila prej sot e deri më 28 tetor do të mbahet në Budvë, janë pjesë e aktiviteteve që Shoqata e Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës i organizon me rastin e Javës evropiane për siguri gjatë punës. “Motoja e sivjetme ‘Ndërtim i SSHP në shekullin 21’ e paraqet përpjekjen tonë të vazhduar profesionale për mësim të vazhdueshëm dhe ndryshim të…
Dhjetë aksidente kanë ndodhur 24 orët e fundit në Shkup, ndërsa në dy prej tyre janë lënduar rëndë dy persona. Në dy aksidente tjera janë lënduar më lehtë dy persona, ndërsa në gjashtë të tjerat është shkaktuar vetëm dëm material. Siç informoi MPB-ja, gjatë ditës së djeshme, policia rrugore ka zbuluar numër të madh të kundërvajtjeve. Janë larguar nga qarkullimi katër persona, të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, tetë persona kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi ose me patentë të skaduar. Janë sanksionuar edhe katër shoferë, të cilët kanë kaluar në udhëkryqe në dritë të kuqe. Janë…
Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro energjetik gjatë ditës shumë vendbanime do të mbeten pa rrymë, informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit. Nga ora 9 deri në orën 15 pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit e rrugëve ‘Pellagonija’, “Bërsjacka Buna” dhe “Zletovska”, të Komunës së Shuto Orizarës. Gjithashtu nga ora 9 deri në orën 15 pa rrymë mbeten banorët e fshatit Gllumovë të Komunës së Sarajit. Nga mesdita deri në orën 14 pa rrymë mbeten pjesë e banorëve të lagjes Aerodrom.
Unë nuk do ta parashtroj pyetjen pse këto para nuk u janë ndarë familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së, në vend se të harxhohen për reklama të shtrenjta. Këtë pyetje me siguri do ta parashtroni ju lexues të nderuar. Secili prej nesh njohim ndonjë familje të invalidit, ose dëshmorit të UÇK-së. I kemi familjarë, miq, fqinj… dhe e dimë se në çfarë mjerimi jetojnë fëmijët e tyre, kundrejt luksit në të cilin jetojnë profiterët dhe profiteret e pushtetit ALBAN JASHARI Pse i duhen BDI-së reklamat e shtrenjta, nëse 15 vite ka punuar aq shumë për shqiptarët? Unë nuk…
Lëvizja BESA, e mbështetur nga partneri i ri i koalicionit, Aleanca për Shqiptarët, në një vizitë sot në Universitetin e Europës Juglindore, kërkuan mbështetjen e akademikëve, profesorëve e intelektualëve të fushave të ndryshme për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që mbahet të dielën. Ata shkëmbyen ide, përvoja nga njëri-tjetri, gjithashtu kërkuan mbështetje në zgjedhjet e 29 tetorit, me premtimin se do të jenë pranë tyre për të mirën e përgjithshme. Bilall Kasami, kandidati për kryetar nga radhët e Lëvizjes BESA tha se ky bashkëpunim është bërë për popullin dhe rrjedh nga kërkesa e kamotshme e popullit dhe besoj se…
Qeveria e Maqedonisë ka vendosur zyrtarisht ta përkrah iniciativën për themelimin e Institutit Ndërkombëtar të Evropës Juglindore për Teknologji të Qëndrueshme me mision “Shkencë për paqe”, institut i cili do të punojnë sipas modelit “CERN” “Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renada Deskoska, sot në Gjenevë e ka nënshkruajtur deklaratën për themelimin e këtij instituti, ky projekt është i vetëm i këtij lloji në rajon dhe ka marrë mbështetje nga OKB, UNESCO dhe CERN”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Sipas ministres Deskoska, qëllimi kryesor i projektit është që të promovohet bashkëpunimi mes shkencës, teknologjisë dhe industrisë, gjegjësisht të jetë…
Koalicioni qeveritar do të mbijetojë pavarësisht nga llogaritjet dhe koalicionet e zgjedhjeve përpara votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, edhe pse ekziston mundësia e një riorganizimi të partive politike që janë pjesë e saj. Për këtë shumicë parlametare, ekspertët presin që të forcohet më shumë pas zgjedhjeve, shkruan tetovapress.com. Llogaritjet zgjedhore për votim në raundin e dytë, para se gjithash në komunat, ku beteja zhvillohet në mes partive shqiptare, sipas ekspertëve, nuk e rrezikon koalicionin qeverisës. LSDM-ja po mbështet BDI-në në Strugë, Gostivar, Tetovë dhe në komunat tjera ku BDI është në garë, ndërsa Aleanca për Shqiptarët, pavarësisht…
Gjatë aksionit të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Forcat e ndërhyrjes së shpejtë është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit, Eduart Havalja, me banim në Dibër. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 40 vjeçarit, u gjetën dhe më pas u sekuestruan armë zjarri, kallashnikov, pistoletë e llojit bereta, 1 thikë luftarake, 3 granata dhe 1 mijë fishekë. ‘Në bashkëpunim me forcat e ndërhyrjes së shpejt Eduart Havalja 40 vjeç. Arrestimi i tij pasi në banesë ju gjetën 1 automatik , 1 pistoletë, 3 granatë, dhe 1 mijë fishekë’, tha para mediave drejtori i rendit në Policinë…
Parlamenti studentor pranë Universitetit të Evropës Juglindore është i zhgënjyer me zonjën Teuta Arifi për shkak të anulimit të debatit që do duhej të realizohej sot mes dy kandidatëve për kryetar të Komunës së Tetovës. “Edhe pse pjesëmarrja ishte e konfirmuar nga të dyja palët me shkrim, mospjesmarrja na u kumtua në moment të fundit dhe pa ndonjë arsyetim. Vlerësojmë se përballje të këtilla me studentë nuk janë realizuar deri më tani. Ne u gëzuam që studentët janë më meritorët për të qenë pjesë e një dialogu të hapur mes dy kandidatëve, ku do ti përballim me argumentet dhe kundërargumentet…
Gazetari i njohur, Naser Selmani, ka demaskuar akuzat dhe gënjeshtrat që po i bën BDI ndaj kandidatit të Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi. “Njëherë e shajnë Zekën se është talebe e Erdoganit, e pastaj e përvetësojnë se ka qenë argat i tyre! Hiç s’po ju shiten rrenat”, shkruan Selmani. Sipas tij, të thuash se Zeqirja Ibrahimi është talebe e Erdoganit ofendon intelegjencën e shqiptarëve të Çairit. “Po të ishte kjo e vërtet, Zeka do të fitonte në rrethin e parë të zgjedhjeve. Kush i dilte përpara atij, tuxhart e BDI me vota në Çair a?!”, pyet Selmani.