Në takim me redaktorët e mediave, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se ëshë pikërisht ai i cili nga e kaluara ka kërkuar që Maqedonia të jetë shtet i qytetarëve, sipas tij aj ka kërkuar hejen e dallimeve mes popujve, shkruan Almakos. “Unë kam kërkuar që të mos ket dallime, si ps e majta maqedone apo shqiptare, unë kam kërkuar që këto dallime të hiqen”, deklaroi Ahmeti. Ai më tutje shtoj se pikërisht ishte po ai që kishte kërkuar që Maqedonia të jetë Zvicra e Ballkanit perendimor./Almakos/.
Author: Semi
Që shërbimet tona të mund të jenë më efikase në zbulimin e grupeve të organizuara kriminale të kontrabandimit të emigrantëve më i rëndësishëm është këmbimi i shpejtë dhe i papenguar i informacioneve, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në fjalimin e tij në Forumin ministror të BE dhe Ballkanit Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme që po mbahet në Sofje. Ai theksoi se ekzistojnë nјë numër i madh i instrumenteve juridike dypalëshe dhe ndërkombëtare me të cilat shtetet tona obligohen në bashkëpunim, pjesëmarrje në ekipe të përbashkëta hetimore, patrulla të përziera të përbashkëta dhe këmbim të informacioneve. “Apo…
Në lidhje me deklaratën e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në takim me gazetarët ka vlerësuar se Maqedonia nuk do të shkojë në zgjedhje të reja, por do të fokusohet në realizimin e programit dhe reformave të parapara, raporton Portalb.mk. “Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë. Ka një program të mjaftueshëm dhe voluminoz që pret zbatim dhe që pret reforma për realizimi. Me rëndësi është që Maqedonia të fokusohet për realizim të programit qeveritar se sa për të menduar për zgjedhje të reja. Do të kisha apeluar edhe të mediat se për…
Një person i panjohur me kërcënim me pistoletë nga i punësuari në një kazino në Shkup, mbrëmë, një orë e gjysëm pas mesnate, ka marrë 130.000 denarë, raporton MIA, përcjell Almakos. Pas plaçkitjes së kryer në kazino, e cila gjendet në bulevardin “11 Tetori” në Shkup, autori ka ikur në drejtim të panjohur. Nga policia informojnë se po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe për ndriçimin e tërësishëm të rastit. bsh/mp/13:33 Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia…
Me Vëlla Lube Boshkovskin ne radhet e BDI se nuk ka ku shkon fitorja e kesaj partie. Para 16 vitesh, vellau na vriste pameshirshem si rezultat i vellezerise, e tani ne Vellazerim Bashkim me te dhe llojin e tij. INTEGRIMI i BDI-se u tha u be. /E. Berisha
Në Maqedoni 21,8 për qind apo 450.000 qytetarë janë të varfër, tregojnë të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikës për vitin 2016. Nga numri i përgjithshëm i të varfërve, nëntë për qind janë të punësuar, ndërsa 7,1 për qind janë pensionistë. Sipas të dhënave të publikuara, rritja e shkallës së varfërisë në krahasim me vitin e kaluar ka për 0,3 për qind, kur të varfër kanë qenë 21,5 për qind e popullatës ose 445,200 mijë qytetarë, ndërsa zvogëlim në krahasim me vitin 2014 kur 22,1 për qind apo 457.200 qytetarë kanë qenë varfër. Koeficienti “Gini”, i cili është masë për…
Ushtari i cili ishte i involvuar në ngjarjet më 27 prill në Kuvend, që brenda një kohe të shkurtër pas kësaj shkoi në mision në Afganistan, prej së premtes së kaluar u kthye në Maqedoni dhe u dërguar në bisedë te prokurori. Siç merr vesh MIA nga Ministria e Mbrojtjes, për ushtarin i cili paraprakisht u evidentua nga policia si pjesëmarrës në ngjarjet e 27 prillit, procedura për kthimin e tij në Maqedoni ka filluar menjëherë pasi u kuptua se ai u dërgua në mision. Nga Ministria potencojnë se për ushtarin e kthyer tashmë është hapur procedurë disiplinore, si dhe…
Të rritet financimi shtetëror i organizatave civile, të ketë thirrje të hapur me kritere të qarta dhe komision të pavarur që do t’i vlerësojë projektet, por edhe të përcillet përdorimi i parave dhe organizatat civile të japin llogari për punën e tyre dhe efektet e realizuara në shoqëri. Kjo u theksua në konferencën e sotme “Propozim-model për financim shtetëror të organizatave civile në Maqedoni”, në organizim të Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar të Maqedonisë (QBNM). Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Dragi Rashkovski në hapjen e konferencës tha se organizatat joqeveritare duhet të financohen nga Qeveria, por nuk…
Kryetari i “Megjashi”-t, Dragi Zmijanac, potencoi sot se në atë drejtim janë në negociata me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, për ndryshime të Ligjit për arsim të mesëm me të cilat, fëmijëve do t’ju mundësohet të praktikojnë pjesmarrje fëmijërore gjegjësisht rinore. Vërejmë se fëmijët kanë nevojë në forma të ndryshme në praktikë të mbajnë pjesmarrje aktive, ta thonë mendimin e tyre dhe të mos lejojnë që askush në emër të tyre ti përfaqësojë dhe të debatojë për të drejtat e tyre”, tha Zmijanac./ Almakos
Gjatë natës në Spitalin e përgjithshëm në Gostivar, ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 60 persona me simptoma të diarresë dhe lodhjes. Nga masat epidemiologjike dhe masat e tjera të zbatuara, me siguri mund të konstatohet se nuk ekziston ndërlidhje për konsumimin e ushqimit nga një objekt i njëjtë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Nga Qendra për shëndet publik – Gostivar dhe Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor janë në terren dhe po e ndjekin situatën. Në vijim është bashkëpunimi pas çka institucionet kompetente do të dalin me kumtesë. Nga të dhënat dhe informacionet të cilat do t’i marrin nga QSHP rajonal, nëse…
Katër të akuzuar për vjedhjen në “Tutunska banka” në seancën e sotme në Gjykatën Penale të Shkupit do t’i parashtrojnë fjalët përfundimtare. Ata në seancën e kaluar gjyqësore e pranuan fajin, por nuk zbuluan se çka kanë bërë me paratë e vjedhura. Prokuroria publike kumtoi se që të katërt janë deklaruar si fajtorë dhe se me paramendim dhe në shumë veprime të ndërlidhura me kohë, duke e shfrytëzuar pozicionin e tyre punues dhe njohjen e proceseve të punës në bankë, ilegalisht kanë përvetësuar mjete financiare në vlerë të përgjithshme prej 400.0000 frangave zvicerane dhe 375.000 euro. Më 10 prill të…
Mbrëmë ka ndodhur incident i armatosur në “Xhon Kenedi”, informojnë nga MPB për Portalb.mk, duke shtuar se ende nuk dihen autorët, ndërkaq në terren janë gjetur 9 gëzhoja dhe është gjetur një veturë që supozohet që autorët kanë ikur me të njëjtën, njofton Portalb.mk. “Mbrëmë në rrugën “Xhon Kenedi” A.B. (24), rreth orës 20:00 ka paraqitur se ka dëgjuar të shtëna nga armë zjarri dhe se personat kanë ikur me një veturë të tipit “Mercedes”. Ekipi i policisë ka dalë në terren, i ka gjetur 9 gëzhoja si dhe e ka gjetur veturën me të cilën, sipas paraqitësit A.B., kanë…