Author: Semi

Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Suhejl Fazliu sot është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, Tomas Gerberih. Në takim, njoftojnë nga kabineti i ministrit, ai e ka njoftuar ambasadorin Gerberih për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale dhe Agjencisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar – GIZ. Ministri Fazliu ka thënë se dikasteri me të cilin ai udhëheq si një nga mbështetësit më të rëndësishëm veçon Agjencinë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar – GIZ, me të cilën ka bashkëpunim më shumë se një dekadë. “Strategjia për zhvillimin regjional dhe Ligji për zhvillim të barabartë regjional u përgatitën me asistencë…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në fillim të mbledhjes së 18- të i konstatoi dorëheqjet e deputetëve të cilët në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale fituan mandate të kryetarëve të komunave. Pesë deputetë të cilët u bënë kryetarë të komunave në rrethin e parë të zgjedhjeve janë Petre Shilegov, Stefan Bogoev, Sasho Pockov, Kosta Janevski dhe Maksim Dimitrievski. Vendet e tyre të deputetëve, siç kumtoi MIA, pritet t’i marrin Tatijana Lalçevska, Aneta Simeska-Dimoska, Lidija Tasevska, Riste Tashev, Kostadin Kostadinov, Agim Murtezanov dhe Kostadin Acevski. Kuvendi sot konstaton ndërprerje të mandateve të deputetëve edhe për Bardhyl Dautin nga PDSH…

Lexo më Shumë

Pesëdhjetëvjeçari A.A. ka ndërruar jetë në zjarrin i cili shpërtteu dje në një barakë në rr. “Cërnogorska” në Shkup. MPB informon se zjarri është lokalizuar nga ekipi i Brigadës së zjarrfikësve. Shkak për zjarrin ka qenë cigarja e harruar ndezur nga viktima.

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po zbaton konsultim publik dhe me opinionin profesional dhe akademik e ndan projekt-versionin përfundimtar të Strategjisë gjithëpërfshirëse për arsimin 2018-2025. Siç informon MASH-i, gjatë periudhës së kaluar kanë punuar intensivisht në krijimin e Strategjisë gjithëpërfshirëse për arsimin 2018-2025, përkatësisht në krijimin e dokumentit të ri strategjik për politika arsimore. Komentet dhe propozimet për përmirësim të mëtutjeshëm të Strategjisë gjithëpërfshirëse për arsim mund të parashtrohen më së voni deri më 10 nëntor 2017 në adresën elektronike – komentari@mon.gov.mk apo në arkivin e MASH-it, rruga “Shën Cirili e Metodi” nr.54. Strategjia gjithëpërfshirëse për arsim 2018-2025 do të…

Lexo më Shumë

Ndryshime në ligjin për evidencë amë dhe zgjidhje sistemore të problemit të personave pa dokumente për përfshirjen e plotë të romëve në të gjitha sferat, paralajmëroi sot ministri i angazhuar për implementimin e Strategjisë kombëtare të romëve, Samka Ibrahimovski. “Pres që Qeveria jonë të gjejë zgjidhje sistemore ligjore. Kemi dhënë propozimet tona, jemi në bisedime me ministren e Punës dhe Politikës Sociale dhe pres zgjidhje të shpejtë dhe të suksesshme të problemit. Do të bëjmë hartë sociale ku do të konfirmohet gjendja faktike ligjore e personave të tillë në tërë Maqedoninë dhe në këtë mënyrë do të evidentohen të gjithë”,…

Lexo më Shumë

Vendosja e bazave të buxhetimit afatmesëm, gjegjësisht krijim i kornizës për të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit në periudhë më të gjatë kohore prej një viti fiskal që të përmirësohet efikasiteti në planifikimin dhe zbatimin e buxhetit dhe transparenca në menaxhimin me financat publike, është qëllimi i Tuning projektit “Përforcimi i buxhetimit afatmesëm për menaxhim efikas me financat publike” që u zbatua në Ministrinë e Financave në dy vitet e fundit, ndërsa sot u shënua përfundimi i tij. Ministri i Financave, Dragan Tevdovski theksoi se vullnet politik për planifikim të tillë afatmesëm ka dhe se prioritet i Ministrisë është ai…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve u dorëzuan 86 ankesa për procesin zgjedhor në Komunën e Çairit. “Vetë ky numër flet se për çfarë procesi zgjedhor jokorrekt mund të flasim në këtë komunë. Ashtu siç deklaruan edhe zyrtarët e OSBE-ODIHR-it, që nga shkelja flagrante që bëri Kryeministri i vendit, duke nëpërkëmbur vullnetin politik të qytetarëve shqiptarë në komunat shqiptare, por edhe abuzimin që bëri ministri i Punëve të Brendshme, duke i përdorur zyrtarët policorë në favor të kandidatëve të LSDM-BDI-së në Çair dhe gjithandej në komunat ku garonin ata, gjithkund u pa se këtu nuk kemi pasur zgjedhje, por vetëm…

Lexo më Shumë

Deputeti Cadomir Sazdovski i cili e braktisi Opsionin Qytetar për Maqedoninë , njoftoi se do të veprojë si deputet i pavarur. Sazdovski deklaroi se Kryeministri Zoran Zaev do të ketë mbështetjen e tij për të gjitha projektet në interes të qytetarëve. “Mendoj se është koha që Maqedonia të jetë në rrugën e duhur. Ne presim që gjithçka të bëhet, për të marrë punën. Mendoj se është koha që kjo shoqëri civile e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë të shkojë përpara. Mendoj se politikat janë të drejta “, – tha Sazdovski. A do ti japin edhe deputet tjerë mbështetje Zaevit,ai tha…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, të cilin partia e mbajte gati fshehur gjatë fushatës zgjedhore për shkak të politikave të tij të suksesshme 12 vje;are  si kryetar i Çairit, ka kopjuar kryetarin e RDK-së, Vesel Memedi, në akuzat drejtuar Aleancës me Besë. Memedi në një emision debativ në TV24 ka deklaruar se Ziadin Sela ka tradhtuar koalicionin Aleanca për Shqiptarët në të cilin LRPDSH ishte bashkë me RDK-në dhe Unktetin, duke përvetësuar edhe emrin dhe logon e koalicionit, shkruan Fakte. Memedi ka deklaruar se Sela tani në të njëjtën mënyrë po tradhton edhe koalicionin e shumicës parlamentare, koalicionin e qeverisë…

Lexo më Shumë

“Katar eruejs” e feston 20 vjetorin e saj duke ofruar çmime të pabesueshme për klasën ekonomike dhe afariste, ndërsa 20 fituesve fatlum u ofron anëtarësim në Privilege Club Gold dhe lirime deri në 50 për qind të biletave që të zgjedhin destinacione të cilat janë të dedikuara për anëtarët e klubit përmes rrjetit të tij rritës global. Nga 1 deri më 10 nëntor të vitit 2017 në kuadër të promovimit special të 20-vjetorit të kompanisë ajrore ofron dy bileta për klasën afariste me çmim prej një dhe tre bileta për klasën ekonomike me çmim për dy. Këto oferta ekskluzive vlejnë…

Lexo më Shumë

Në Stacionin e vogël prej orës 19 do të prezantohet projekti multimedial “Vendi i kuq” (Red Land) – më i riu i autores Tanja Balaq. “Qasja minimale është zgjidhje e vetëdijshme, ideja e së cilës është ta stimulojë mendimin te publiku, jo vetëm për reflektim në botën e cila na rrethon neve, por edhe për vetëreflektim të pozitës sonë në të”, deklaroi Balaq. Dankan Hignis, artist dhe profesor për art vizual në Universitetin e Britanisë së Madhe dhe Norvegjisë, në parathënien për katalogun, mes tjerash, thekson se vepra e Balaq hulumton dhe ofron një seri nga interpretimet e hapura, duke…

Lexo më Shumë

Byroja për metrologji sot organizon ngjarje me të cilën do të përfundojë tuining lajt projekti “Përforcim i kapaciteteve të Byrosë për metrologji për integrim të tregut të brendshëm”. Në ngjarje do të prezantohen rezultatet dhe përfitimet nga projekti i cili u financua nga programi IPA TAIB 2012. Ngjarja do të mbahet në BE Info qendrën, ndërsa në të është paralajmëruar pjesëmarrja e ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Lexo më Shumë