Një person është i lënduar rëndë në një incident të armatosur që ka ndodhur sot pasdite në rrugën “Vlladimir Komarov 1”, në lagjen Aerodrom të Shkupit. Sipas informatave jozyrtare, sulmuesi ka hyrë në një objekt gastronomik dhe ka filluar të gjuajë. Ekipe policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe bëhet ekspertiza për incidentin, ndërsa sulmuesi është në arrati.
Author: Semi
Melisa Zekaj, vajza e të dënuarit me burgim të përjetshëm “Valdet Zekaj ka thënë se institucionet nuk kanë bërë asgjë për lirimin e grupit “Kumanova”. Zekaj në një prononcim për Telegrafin tha se marshi protestues do të vazhdojë deri tek Ambasada maqedonase. “Kjo është organizuar nga Plisat, për të cilët u jemi shumë mirënjohës. Qëllimi jonë është që t’ju tregojmë që jemi ende gjallë dhe duhet bërë diçka për ta. Institucionet shqiptare s’kanë bërë asgjë për grupin e Kumanovës. Ne do të kërkojmë lirimin e tyre”, tha Zekaj.
Ende nuk ka informacione se kur Qeveria do të vendosë, se cilin nga kandidatët do ta propozojë për prokuror publik. Dje Këshilli i Prokurorëve Publik përfundoi shqyrtimin e aplikacioneve të 23 kandidatëve që duan të ulen në karrigen e zbrazët të Marko Zvërlevskit, dhe e kanë dërguar deri në Qeveri mendimin për secilin prej tyre. Pasi qeveria të vendosë për njërin nga kandidatët, ajo duhet të dërgojë një propozim në Kuvend, ku Prokurori Publik zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Edhe sot nga Qeveria për Alsat M deklaruan se: “Qeveria do ti shqyrtojë propozimet në mbledhje, dhe ajo nuk është përcaktuar…
Të akuzuarit për rastin e Kumanovës, përveç dënimit me burg, vendim ky që e solli dje Gjykata Penale, duhet që të paguajnë edhe harxhimet që janë bërë gjatë gjykimit të tyre. Shuma që ata duhet t’i paguajnë shtetit për harxhime gjatë seancave gjyqësore është 1 milion e 300 mijë. Njëri ndër avokatët e të akuzuarve për këtë rast, Naser Raufi, thotë se këto harxhime nuk janë aspak të realta dhe i vlerëson si të panevojshme. Ai thotë se harxhimet që i ka konstatuar gjykata kanë të bëjnë me transportin e të akuzuarëve. “Assesi nuk janë të realta. Janë harxhime të…
Të dielën në Shkup pritet protesta kundër vendimit të Gjykatës Penale për rastin “Kumanova” Në rrjetin social facebook me të madhe është duke u shpërndarë një fotografi me të cilën po paralajmërohet protestë kundër dënimit me burgim të akuzuarit e rastit Kumanova. Sipas parajamërimeve, protesta do të mbahet me 05.11.2017 e diel me fillim nga 13:00h. Në këtë protest janë ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë, por sipas organizatorëve, protesta do të jetë me motiv pozitiv dhe e qetë. Si organizator shihet Këshilli Organizativ
Në mëngjesin e sotëm është grabitur ekspozitura e Halkbankës Butel 1 në Shkup. Nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n konfirmuan se vjedhja ka ndodhur në orën 9:30 në ekspoziturën në rrugën “Butelska”. E kanë kryer tre persona të panjohur, të maskuar dhe të armatosur me pistoleta, të cilët kanë marrë shumë të caktuar dhe e kanë braktisur vendin. Për momentin po kryhet ekspertizë dhe është përforcuar prania policore. Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve.
Shoku më i ngushtë i Zahir Pajazitit, Avni Ajeti në një postim në profilin e tij në Facebook, është shprehur kritik ndaj Ali Ahmetit dhe Hashim Thaçi. Ai madje ka thënë se Ahmeti dhe Thaçi i kanë në qafë të dënuarit e djeshme nga ana e Gjykatës së Shkupit për rastin e Kumanovës. Ky është komenti i tij i plotë në Facebook: “Djemtë ma të mirë të kombit tonë , disa u vranë e disa u denuan me dënimin kapitalë me burgim të përjetësh e disa me 40 vite burgim , kurse disa të tjerë mendojnë për të ardhëmen e…
MPB-ja ka zbardhur dy raste të personave të cilët gjatë Zgjedhjeve Lokale të vitit 2017 janë fotografuar me armë. Siç theksohet në kumtesën e MPB-së, pas informacionit të marrë nga mediat për personat të cilët gjoja kanë shtënë dhe janë fotografuar me armë gjatë Zgjedhjeve Lokale të vitit 2017, nga ana e Njësitit për trafikim të paligjshëm pranë Sektorit për punë të brendshme Shkup, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për konfirmimin e besueshmërisë së informacioneve. “Në bazë të Urdhrit nga Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat tjera te personi S.A. (32) nga f.…
Prezente dallimet dhe mungesa e komunikimit midis bashkësive ndëretnike, në Maqedoni Akoma janë evidente dallimet dhe mungesa e komunikimit midis bashkësive ndëretnike në shoqërinë tonë. Është e qartë tendenca për struktura një etnike, jo vetëm tek partive politike, por edhe te pjesa e qytetarëv, të cilat si synim kanë interesat e tyre të ngushta, u tha në prezantimin e studimit hulumtues shumetnik për sipërmarrësi rinore, njofton Almakos. Nga zëvendësdrejtor i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve u tha se situata është shqetësuese e përfaqësimit të të rinjve, të komuniteteve të ndryshme, në sektorin publik. “Tendenca e të rinjve…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka hedhur poshtë të gjithë 86 ankesat e Lëvizjes BESA për Komunën e Çairit dhe një ankesë për Komunën e Tetovës. Paraprakisht, të gjitha ankesat e Lëvizjes BESA për Çairin, anëtarët e KSHZ vendosën ti akumulojnë në një ankesë të vetme me arsyetimin se të 86 ankesat – kishin për bazë parregullsi të njëjta. Anëtarja e KSHZ-së, Ermira Asani Salija, ka kërkuar që të hapën kutitë e vendvotimeve për Komunën e Çarit me qëllim që të shihen edhe njëherë mbi 1000 fletëvotimet e pavlefshme, por që nuk u mor parasysh nga anëtarët tjetër e KSHZ-së. Përfaqësuesja e…
Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë është takuar me protestuesit kundër vendimit të gjykatës maqedonase, e cila shqiptoi dënime të përjetshme për 8 pjesëtarë të Grupit të Kumanovës, kurse të tjerët i dënoi me gjithsej 746 vite burg, shkruan Gazeta Lajm. Haradinaj nuk ka fshehur habinë e tij nga dënimet e larta. Bashkëbisedimi me protestuesit herë ka qenë me tone nervoze, e herë më i qetë. Haradinaj ka premtuar se do të realizojë takime të veçanta me familjarët e të gjithë personave të dënuar. “Të shohim, Është një fjalë që thotë se i ka dënuar njeriu,…
Shkruan: Lulzim ALITI I vendosuri nën llupën e Prokurorisë Speciale Osmani paska thënë se nuk mundet Aleanca të jetë edhe në Qeveri edhe në koalicion me Lëvizjen Besa. Epo ja që un po ju tregoj se mundet,sepse ne nuk u bëmë pjesë e Qeverisë për dëshirën tuaj,sepse dorën në zemër ,,qejfi juaj” ishte VMRO dhe Gruevski,por ne pikërisht për tua prishë qejfin tuaj dhe të BDI-së nga fillimi u deklarum kundër Gruevskit.. Meqë i keni ,,qejf” pyetjet ja dhe un po ju pyes Juve: A nuk ishit Ju Bujar Osmani personi që më së shumti e mbronte Qeverin e regjimit VMRO-BDI…