Shërbimi për punë të përbashkëta dhe të përgjithshme në kuadër të Qendrës klinike dhe Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor sot zbaton aksion për pastrimin e hapësirës në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Aksioni, siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, po zbatohet me mbështetjen e ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit, “Parkingut të qytetit”, “Higjienës komunale”, “Parqeve dhe gjelbërimeve” dhe deponisë “Drislla”. Drejtoresha e Shërbimeve të përbashkëta, Shkodrane Dardhishta, informoi se aksioni ka filluar në orën 8 të mëngjesit dhe është përfshirë hapësira midis të gjitha klinikave, me grumbullimin e mbeturinave, pastrimin e rrugëve, rregullimin e hapësirave të gjelbra, ndërsa…
Author: Semi
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot kumtoi se gjatë javës së ardhshme do ta shqyrtojë dhe do të sjellë qëndrim lidhur me rritjen e paralajmëruar të rrogave në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje, paraparë me Propozim-buxhetin për vitin 2018. “LSM gjithashtu bën thirrje dhe e inkurajon Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe ministrin e Financave, Dragan Tevdovski që në periudhën në vijim të fillojë e përforcimin e dialogut social me sindikatat, në mënyrë që më lehtë të tejkalohen situatat e caktuara dhe të krijohen kushte për rritjen e rrogave në sektorët e tjerë”, ceket në kumtesë.
Bisedat e përgjuara në rastet “TNT”, për rrënimin e kompleksit Kosmos dhe “Toplik”, për ndërtimin e ‘Qytetit të diellit’ do të bëhen pjesë e dëshmive që do të përdoren në këta procese gjyqësore, vendosi Gjykata e apelit në Shkup. Gjykata e ndryshoi vendimin e Gjykatës penale dhe i pranoi ankesat e Prokurorisë speciale publike me të cilat kërkohej që bisedat e përgjuara të jenë dëshmi në proceset gjyqësore për rastet “TNT” dhe “Toplik”. Prokurorët e PSP-së mbrëmë në dy seancat publike deklaruan se të akuzuarit në këto dy lëndë, ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ministri për transport dhe lidhje,…
Sot u ndanë mandatet e këshilltarëve në komunën e Tetovës. Arifi në zgjedhjet lokale kishte 10 736 vota, me atë, 9 këshilltar nga radhët e BDI-së, 6 Lëvizja BESA, 5 këshilltar VMRO-DOMNE, 4 Aleanca për Shqiptarët, 3 këshilltar nga PDSH, 3 LSDM dhe 1 këshilltar Partia demokratike e Turqëve. Portalb.mk sjell pamje nga ceremonia solemne e ndarjes së mandateve të këshilltarëve në komunën e Tetovës. VIDEO: https://www.facebook.com/portalb.mk/videos/1535242796565052/
Në këto zgjedhje lokale dalja ishte më e lartë, sidomos pas bashkëpunimit mes Lëvizjes Besa dhe Aleancës për shqiptarët. Është shprehur kështu Emad Mehmeti nga Lëvizja Besa. Fatkeqësisht, sipas tij, shqetësimi i tyre kryesor vazhdon të jetë lista e papastruar zgjedhore apo votuesit fiktiv. “Aty ka dyshime se janë bë manipulime të mëdha nga pushteti, siç e bënte dikur regjimi VMRO-BDI. Këtë shqetësim dikur e ka pasur edhe Zoran Zaev, por siç duket tani i konvenon kjo situatë”, tha mes tjerash Mehmeti në emisionin Agora të Lajm TV, në lidhje me temën “apatia politike”. https://youtu.be/MiqdOgxHJfY
Ditëve të fundit pas vendimit të gjykatës për grupin e Kumanovës, kanë nisur të përhapen lajme të ndryshme për ekzistimin e një grupi të armatosur që nga Kosova është drejtuar për në Maqedoni që sipas të njejtave lajme të kërkojnë drejtësinë për grupin e Kumanovës por në mënyrë të ‘dhunshme’. Sipas të njejtit lajm që po bën xhiron në rrjetet sociale, një grup i madh i armatosur deri në dhëmbë po bëhet gati të futet në Maqedoni, por e gjithë kjo është thjeshtë një gënjeshtër e trilluar nga portale të ndryshme të cilat për klikime po shpërndajnë vetëm dezinformata. Ministria…
Sipas politologut Deniz Memedit, arsyeja e daljes së ulët në zgjedhje ka të bëjë me dhënien e premtimeve të mëdha, të cilat partitë nuk i kanë realizuar deri më tani. “Gjatë gjithë fushatave zgjedhore, që nga vitet e 90-ta e deri më tani bisedohet për përmirësim të infrastrukturës, bisedohet për punësime, për ndërtim të objekteve shkollore… por, qytetarët në shumicën e rasteve këto premtime nuk i panë të realizuara”, theksoi Memedi. https://youtu.be/MiqdOgxHJfY
Diana Tahiri, aktiviste qytetare, në emisionin Agora të Lajm TV ka komentuar daljen e ulët të qytetarëve në zgjedhjet e fundit. Sipas saj, ky trend më shumë është dëshpërim i elektoratit. https://youtu.be/MiqdOgxHJfY
Kompanitë e tekstilit prej Maqedonisë dhe Bullgarisë sot në Shtip do t’i prezantojnë produktet e tyre. Bëhet fjalë për 11 brende të modës së fabrikave të Maqedonisë “Astibo”, “Feshëm Grup”, “Amor – kompani”, “Ist Komerc – Sanda”, “Kuli & Lars” dhe ato bullgare “Boda stajl”, “Vital”, “Piros”, “Bota e re”, “Marteks 2” dhe “Valena”. Revyja e modës është në organizim të Klasterit të Maqedonisë për tekstil, ndërsa organizohet në bashkëpunim me Fundjavën e modës në Shkup. Në ngjarje do të promovohet edhe TV klipi i ri të cilin e përpunoi klasteri i Tekstilit, ndërsa i cili i tregon anët e…
Arbër Çeliku Si pasojë e gjenocidit nazist, gjenerata e pasluftës (por edhe gjermanët e sotëm) u desh të jetonin me ndjenjën e fajit dhe përgjegjësisë individuale dhe kolektive, që i bëri dhe ende i bën ata të heshtin për shumë çështje në sferën publike të brendshme dhe globale, pa dashur me këtë rast të përmend dëmshpërblimet miliarda dollarëshe që Gjermania i ka paguar deri pak para disa viteve. Po të heqim vetëm një paralele të thjeshtë, gjenocidin që e bëri në Bosnjë e Kosovë regjimi i Millosheviqit nuk dallon aspak nga gjenocidi nazist, megjithatë serbet sot, lere që nuk jetojnë…
“Shokët e LSDM-së u lëshuan menjër nga burgu(Boshkovski, Ramkovski, Verushevski) shqiptarët po kalben nê burgje dhe ende po dënohen. LSDM po ndihmon me aparaturen shteterore ne zgjedhje shqiptarët e deshiruar dhe e inteprereton si koncept qytetar. Kjo me konceptin qytetar seshte gje vetem se perseritje e asaj qe kemi pare dhe më heret në fillim te tranzicionit. Faktori ndërkombëtar ose te nderhy menjeher per keto raste te burgosurve shqiptare ose NE do ta sjellim vëmendjen e tyre këndej”, tha Bashkim Bakiu
Nga VMRO–DPMNE akuzojnë partinë e Zaevit për largim të 60 personave nga puna në komunën e Karposhit dhe Dellcevës. “Në vend se jetë për të gjithë sic gënjente LSD, tanimë mbi 60 persona nga Karposhi dhe Dellceva u pushuan nga puna. Ato janë 60 familje të cilat mbetën pa ekzistencë. LSD disi të cërrojë hesapet me cdonjërin që nuk është LSD”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

