Author: Semi

Problemi i ngrirë me emrin periudhën e kaluar ishte katastrofë për Maqedoninë, por edhe zhvillim i keq i ngjarjeve për Greqinë, vlerëson ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Ajo në një intervistë për televizionin “Telma” theksoi se në esencë Greqia për momentin nuk humb asgjë veçanërisht nga kontesti i hapur me emrin, por nëse analizohet, theksoi, çfarë ndodhi në 10 vitet e fundit do të shihet se edhe kontesti i ngrirë i bllokadës greke prej vitit 2008 e këtej nuk ishte pozitiv për ta. “Nëse i shohim numrat e investimeve dhe të këmbimit tregtar shihet se Greqia e humbi mundësinë të…

Lexo më Shumë

Besoj se deri në fund të nëntorit do të ndodhin takimet e para me ndërmjetësin për emrin Methju Nimic, ndoshta jo me mua, ndoshta jo edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, por me ekipet negociuese të dy vendeve, të paktën që të shihen pozicionet dhe të bëhet hapi më tej. Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev në intervistën për Radiotelevizionin e Maqedonisë që u transmetua sot, duke theksuar se Qeveria e Maqedonisë madje zyrtarisht e ka ftuar Nimicin pas zgjedhjeve lokale të vijë në vend me ide të reja për tejkalimin e problemit me emrin. “Për mua…

Lexo më Shumë

Në pyetjen e gazetarëve për hetimet e theksuara për keqpërdorime të dy funksionarëve të pushtetit dhe për cilat vepra, kryeministri Zaev ka thënë se përballja me korrupsionin është çështje rëndësishme edhe për vetë shtetet në rajon dhe për integrimet e tyre në BE. “Qeveria e re i zbardh punët,  inkurajohen qytetarët të denoncojnë. Qëndrimi ynë është që çdo indikacion për hetim ta procesuojmë. Mund të them se bëhet fjalë për periudhën gusht të vitit paraprak, për tjetrën do të thonë organet hetimore”, është përgjigjur kryeministri Zaev, në deklaratën për media në suaza të vizitës punuese në Budvë për Konferencën ekonomike…

Lexo më Shumë

Dënimi i pjesëtarëve të grupit të Kumanovës me 746 vite burg dhe 8 personave me burgim të përjetshëm, ka nxitur reagime në opinion. E për këtë po kërkohet edhe hetim të rastit nga ekspert ndërkombëtarë. Por kush duhet të nxisë ose marrë nismë për një gjë të tillë? Sipas ekspertes të së drejtës penale Besa Arifi, kjo mund të bëhet përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe Interpolit, shkruan tv 21. “Unë me këtë formë të hetimit ndërkombëtar do të kisha kuptuar që të krijohen ekipe të përbashkëta hetimi nga prokurorë të Maqedonisë dhe të Kosovës dhe nga forca policore të të…

Lexo më Shumë

Më pak dokumente dhe përfundim më i shpejtë i procedurave doganore, paralajmëron drejtori i Drejtorisë së doganave të Maqedonisë, Gjoko Tanasoski në intevistë për AIM. “Njëri nga prioritetet strategjike për ne dhe Ministrinë e financave është përmirësimi dhe thjeshtësimi i ligjeve për dogana, me qëllim të lehtësimit të punës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe rritjen e konkurrencës dhe eksportit. Pjesa më e rëndësishme e ligjeve të reja për dogana do të jetë miratimi i Ligjit të ri për dogana që do të jetë i harmonizuar me Ligjin e ri të doganave të BE-së i cili ka filluar…

Lexo më Shumë

Sipas LAMM-së, komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa në vende të caktuara. Intensiteti i qarkullimit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes më të madh nevojitet nëpër grykat malore, ku është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të dheut. Nëpër grykat malore është e mundur shembje e dheut, posaçërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar –…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell por edhe me vranësira gjatë orëve të pasdites në gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ditës do të lëvizin nga 4 deri në 15 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë me vranësira dhe do të fryjë erë e mesme me drejtim verior. Temperatura do të arrijë 13 gradë celsius. Gjatë fundjavës do të ketë mot me diell dhe me temperatura të ndryshueshme.

Lexo më Shumë

Gjorgji Llazarevski, njëri nga njerëzit pa të cilët publiku asnjëherë nuk do t’i kishte dëgjuar “bombat” që i publikoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë kohës së debatit në suaza të “Festivali hulumtues i filmit” në Shkup, foli për rreziqet me të cilat është ballafaquar gjatë punës në Drejtorinë e pestë në MPB, vendimin për të ruajtur bisedat e përgjuara, akuzën për spiunazh ndaj tij dhe paraburgimin 11 mujor. “Ajo që ne bënim ishte shumë e rrezikshme, materialin e përgjuar nuk e publikuam në asnjë medium, sepse me këtë do të kishim vënë në rrezik jetën tonë. Ish drejtori i…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë nuk ka përgjigje të saktë se si është e mundur kryeministri Zoran Zaev të mos di se kush ishin njerëzit të propozuar për ministra dhe kush ishte e kaluara e tyre, në kohën kur formonte kabinetin e tij qeveritar. Deklarata e kryeministrit Zaev bëri bujë  në opinion, kur në Samitin “Maqedonia 2025”, hapur para mediave pranoi se në kabinetin e tij ka njërëz të korruptuar, njofton Almakos. “Këtu janë vetëm dy muaj dhe tashmë janë nën hetim. Hollësi të mëtejshme nuk mund të them. Prioriteti ynë është se në Maqedoni nuk duhet të paraqiten gabimet e kaluara,…

Lexo më Shumë

Eksporti i mallrave në Republikën e Maqedonisë nga fillimi i vitit deri në shtator të vitit 2017 shënon rritje prej 15,1 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë. Sipas të dhënave të publikuara, vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuara arrin 4.097.146 mijë dollarë amerikanë. Vlera e mallrave të eksportuar, në periudhën e njëjtë, arrin 5.513.552 mijë dollarë amerikanë, që është për 10,8 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti paraprak. Deficiti tregtar për periudhën janar-shtator të vitit 2017, arrin 1.416.406 mijë dollarë amerikanë. Mbulimi i eksportit dhe importin në periudhën nga janari-shtatori i vitit…

Lexo më Shumë

Në Fakultetin Filologjik në Shkup, u mbajt akademi përkujtimore për veprimtarin e arsimit Xhevat Gega. Gega brenda aktiviteteve të tija profesionale dhe shkencore zhvilloi edhe një veprimtari të rëndësishme lidhur me tekstet mësimore për nevojat e Shtëpisë Botuese “Prosvetno dello” dhe Entit për botimin e teksteve mësimore nga Prishtina. Ka përkthyer 15 tekste mësimore për arsimin fillor e të mesëm, si edhe është autor i një numri të madh tekstesh origjinale. Më të rëndësishmet janë Abetarja – botimi i parë në vitin 1970 e që pësoi ribotime gjatë viteve dhe adaptime sipas plan programeve mësimore të arsimit fillor nëntëvjeçar. Profesori…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë,Zoran Zaev në deklaratën për media në suaza të vizitës punuese në Budvë për Konferencën ekonomike rajonale të Malit të Zi 2017, ka vlerësuar se si do të lëvizin punët në bashkëpunimin rajonal dhe perspektivat në integrimet, varet nga shtetet e rajonit. “Me vepra konkrete, praktike të tregojmë se jemi të gatshëm për inkuadrim drejt BE-së dhe NATO-s”, ka deklaruar Zaev. Siç infomon shërbimi për shtyp i Qeverisë, ai ka theksuar si pritje rritjen e BPV-së, hapjen e vendeve të reja të punës, rikualifikimin e forcës së punës. Në pyetjen e gazetarëve për hetimet…

Lexo më Shumë