Regjistrimi i radhës i popullsisë sipas kreut të Entit shtetëror të statistikës, Apostoll Simovski mund të pritet në vitin 2021. Megjithatë, sipas tij duhet të ndryshohet metodologjia, gjë që institucioni që ai drejton ka njoftuar me kohë Qeverinë për rëndësinë e metodologjisë së regjistrimit dhe presin miratimin nga ana e saj. Simovski madje konfirmoi se përgatitjet e nevojshme kanë filluar me kohë dhe se për këtë po konsultohen edhe me ekspertë të jashtëm. “Atë metodën tradicionale, intervistë ballë për ballë duam ta zëvendësojmë me të ashtuquajturën metodë e kombinuar, e cila po ashtu nënkupton intervistë ballë për ballë, por njëkohësisht…
Author: Semi
Reagim nga Aleanca për Shqiptarët. “Në momentin që pritet vendimi i Gjykatës Administrative për paditë e Aleancës për Shqiptarët për parregullsitë në procesin e votimeve në Strugë, si dhe paditë e Lëvizjes BESA kryesisht për Komunën e Çairit informacionet flasin për një presion të BDI-së ndaj gjykatësve të Gjykatës administrative, që të njejtat ti hedhin poshtë me qëllim të mos ripërsëritet votimi në Strugë dhe Çair Ky presion bëhet nga BDI nëpërmjet Kryetarit të Gjykatës Administrative, Burim Sejdini nga Zajazi, gjykatës politik dhe i afërt me liderin e BDI-së Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin, i cili thuhet se po bën…
Premtimet dhe betimet e Zaevit për zbardhje të rasteve të montuara bijën në ujë, pasi që dje në gjykatën e Penale, 7 nga të gjithë të arrestuarit në procesin e “Lagjes së Trimave” u dënuan me burg të përjetshëm e të tjerët me 746 vite burg. “Do ti publikojmë të gjitha dëshmitë që i kemi, asgjë nuk do të fshehim”, kështu pati deklaruar kryetari I LSDM-së, Zoran Zaev më 9 shkurt 2015. “Nuk kemi dëshmi për vrasje të porositura, por kemi dëshmi për raste që janë në interesin tuaj”, tha Zaev gjatë publikimit të bombave. “Duhet të përsëritëm, do të…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka hdhur poshtë të gjitha ankesat e parashtruara nga opozita shqiptare për rrethin e dytë të votimit për kryetar komunë në Çair dhe Strugë. Ata kanë injoruar në tërësi vërejtjet e vëzhguesve ndërkombëtarë lidhur me mënyrën se si institucionet e vendit kanë shqyrtuar ankesat për parrëgullësi nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale. Qëllimi i monitorimit të procesit zgjedhor nga vëzhguesit ndërkombëtarë janë mangësitë e konstatuara gjatë votimit, të cilat kërkohen të korigjohen nga institucionet e vendit, njofton Almakos. Kryetari i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve Aleksandar Çiçakovski nuk ka përgjigje konkrete pse anëtarët e Komisionuit shtetëror të…
Avokati i të dënuarve për rastin e Kumanovës, Naser Raufi për Alamakos ka deklaruar se me shqiptimi i dënimeve drakonike nga Gjykata e Shkupit është bërë një padrejtësi e madhe. Avokati Raufi vlerëson se fajtorët kryesor të këtij skenari tragjik ende janë në liri, ndërsa të dënuarit e Kumanovës, pjesë dërmuese e të cilëve janë shtetas të Kosovës, janë vetëm viktima të skenarit të përgaditur nga segmente të shërbimit sekret të Maqedonisë. “Definitivisht, ky është skenar i shërbimeve sekrete të vendit tonë, është një tradhti klasike. Rasti “Kumanovës” është i njejt sikurse rasti i Sopotit dhe ai Monstrës”, deklaron për…
Lëvizja Besa sot ka kërcënuar se nëse Gjykata administrative nuk pranon ankesat e saj për parrëgullësit të evidentuara gjatë votimit në balotazh për kryetar komune në Çair të Shkupit, nuk do të ngurojnë që padrejtësinë ta kundërshtojnë. Besa njëherë do ju japë shansin institucioneve të korigjojnë padrejtësitë të evidentuara gjatë votimit në balotazh në Çair dhe nëse kjo nuk funksionon do të përdorë të gjitha metodat demokratike, duke mos përjashtuar as mundësinë e organizimit të protestave. “Në këto rrethana ne do ta kërkojmë drejtësinë në të gjitha instancat dhe me të gjitha metodat demokratike, pa përjashtuar as mundësinë që drejtësinë…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot kumtoi se gjatë javës së ardhshme do ta shqyrtojë dhe do të sjellë qëndrim lidhur me rritjen e paralajmëruar të rrogave në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje, paraparë me Propozim-buxhetin për vitin 2018. “LSM gjithashtu bën thirrje dhe e inkurajon Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe ministrin e Financave, Dragan Tevdovski që në periudhën në vijim të fillojë e përforcimin e dialogut social me sindikatat, në mënyrë që më lehtë të tejkalohen situatat e caktuara dhe të krijohen kushte për rritjen e rrogave në sektorët e tjerë”, ceket në kumtesë.
Një trup i pajetë sot në mëngjes është gjetur në rrugën “Frenklin Ruzvelt” në Shkup. Siç informojnë nga MPB, trupi i vdekur i M.J. (36) nga Shkupi, i cili është gjetur në orën 1 e 35 minuta në sipërfaqen me barë pranë rrugës, ka lëndime me siguri të marra nga rrëzimi prej në lartësi prej katit të shtatë të ndërtesës në afërsi. Me urdhrin e prokurorit publik trupi do të dorëzohet në obduksion.
Takimet mes subjekteve politike parlamentare për ndryshimet e mundshme në formacionin qeveritar, ndonëse u paralajmëruan nga vetë kryeministri Zoran Zaev, nuk do të ndodhin as sot. Alsat mëson se bisedimet në fjalë do të fillojnë në fillim të javës që vjen. “Nuk kam biseduar me askënd për këto kombinatorika, për hyrje dhe dalje nga Qeveria. Nuk dua t’i komentoj qëndrimet e tyre. Po i ndjek deklaratat e partnerëve tonë të koalicionit qeveritarë, të cilët komentojnë por nuk bisedojnë me mandatorin. Kështu që le të pushojnë këtë javë. Gjatë fundjavës do të t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.…
Një pesëmbëdhjetë vjeçar nga fshati Brezë dje mbrëma ka pësuar lëndime trupore në autobus të NTP SHkupi Siç informojnë nga MPB-ja, mbrëmë rreth orës 21, Zh.N., vozitës i autobusit numër 81, ka denoncuar se në autobus kanë hypur 12 persona dhe para se të zbresin në pikën tjetët të ndaljes, me shufër metali, kanë goditur në pjesën e këmbëve 15 vjeçarin nga fshati Brezë. Policia po ndërmerr masat e duhura për zbulimin kryerësve të veprës dhe zbardhjen e plotë të rastit.
Shërbimi për punë të përbashkëta dhe të përgjithshme në kuadër të Qendrës klinike dhe Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor sot zbaton aksion për pastrimin e hapësirës në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Aksioni, siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, po zbatohet me mbështetjen e ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit, “Parkingut të qytetit”, “Higjienës komunale”, “Parqeve dhe gjelbërimeve” dhe deponisë “Drislla”. Drejtoresha e Shërbimeve të përbashkëta, Shkodrane Dardhishta, informoi se aksioni ka filluar në orën 8 të mëngjesit dhe është përfshirë hapësira midis të gjitha klinikave, me grumbullimin e mbeturinave, pastrimin e rrugëve, rregullimin e hapësirave të gjelbra, ndërsa…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot kumtoi se gjatë javës së ardhshme do ta shqyrtojë dhe do të sjellë qëndrim lidhur me rritjen e paralajmëruar të rrogave në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje, paraparë me Propozim-buxhetin për vitin 2018. “LSM gjithashtu bën thirrje dhe e inkurajon Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe ministrin e Financave, Dragan Tevdovski që në periudhën në vijim të fillojë e përforcimin e dialogut social me sindikatat, në mënyrë që më lehtë të tejkalohen situatat e caktuara dhe të krijohen kushte për rritjen e rrogave në sektorët e tjerë”, ceket në kumtesë.