Author: Semi

Reformat në gjyqësi duhet të jenë thelbësore dhe të nisin të realizohen sa më parë që të jetë e mundur, vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike në Maqedoni, duke komentuar zhvillimet e fundit pas dënimit të grupit të Kumanovës me 746 vjet burg për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në këtë qytet. Nevoja për reforma urgjente sipas Dane Ilievit, ish-kryetar i Gjykatës Supreme vjen edhe për shkak të ngecjes së më shumë proceseve tjera që kanë të bëjnë me ndjekjen e dhjetëra ish-zyrtarëve të tjerë të dyshuar për shpërdorime të detyrës dhe vepra të rënda penale. Por,…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se në njërën prej banesave të Shkupit kanë gjetur trupin e pajetë të një gruaje, njofton Portalb.mk. Rasti i gjetjes së gruas së pajetë erdhi pasi që fqinjët e saj kishin lajmëruar zjarrfikësit sepse kishin ndjerë erë të keqe në ndërtesë. Kur kanë arritur në banesë, zjarrfikësit kanë gjetur të shtrirë një grua me iniciale G.M. (69 vj.). Nga ana e ekipit të zjarrfikësve kanë thirre ndihmën e shpejtë, dhe ata kanë konstatuar se në trup nuk ka pasur shenja të sulmeve fizike. Me urdhër të Prokurorisë Publike trupi është dërguar në obduksion.

Lexo më Shumë

Për katër për qind është rritur numri i rasteve të konstatuara të të drejtave dhe lirive të njeriut në Raportin e Avokatit të popullit për vitin 2016 për të cilin sot u debatua në vazhdimin e seancës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, por nuk janë konfirmuar masat për zbatimin e rekomandimeve. Nga gjithsej 43 për qind që kanë votuar “pro” vërtetimit të masave janë prononcuar 37, një “abstenoi”, ndërsa pesë ishin “kundër”. Sipas Avokatit të popullit Ixhet Memeti, në raportin për shkallën e sigurimit, respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut për vitin…

Lexo më Shumë

Përmes avancimit të aspekteve ekonomike të jetës në Republikën e Maqedonisë besoj se shumë më shpejt mund ta afrojmë Maqedoninë deri në Evropë. Qëllimi ynë është që duke i praktikuar vlerat evropiane edhe në Maqedoni ta afrojmë standardin tonë me standardin e qytetarëve të Bashkimit Evropian. Kjo mundet vetëm përmes bashkëpunimit të politikës me bizneset, porositi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev i cili sot mori pjesë në Forumin ekonomik “Dialog për ardhmërinë 2017” në Vjenë, sivjet përkushtohet në temat “Politika takohet me ekonominë” dhe “Bashkëpunimi rajonal si pjesë e integrimeve evropiane”. Bashkëpunimi mes biznesit dhe politikës, thekson, është temë e…

Lexo më Shumë

Në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Shkup, ka humbur jetën Zoran Stafanovski, ish-kryetar i Këshillit për radiodifuzion. Siç informojnë nga policia, Stefanovski duke e drejtuar automjetin “Reno megan” me targa të Prilepit rreth orës një pas mesnate ka dalë nga rruga dhe është përplasur në shenjën e komunikacionit dhe bilbordin reklamues në udhëkryqin nga bulevardi “Aleksandri i Madh” dhe rruga e serviseve që i ndërlidh me unazën bulevardin “Nikolla Karev” dhe rrugën “Bellasica”. Me automjet të Ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” ku në ora 01:20 minuta u…

Lexo më Shumë

Dënim më të ashpër për të akuzuarin e parë Goran Grujevski kërkoi PSP në fjalën e sotme përmbyllëse për lëndën “Fortesa 2” në Gjykatën Penale. Mbrojtja e Grujevskit, madje, kërkon aktvendim gjykimi, për shkak se, sipas tyre, në këtë rast nuk është kryer vepër penale. Prokurorja Lençe Ristoska para gjykatës elaboroi se kërkojnë dënim më të ashpër për ish-shefin e DSK-së Grujevski për shkak se ai e ka kryer veprën penale të mënyrën më të pacipë, duke keqpërdorur pushtetin dhe pozitën e tij. Sipas PSP-së, ai ka urdhëruar dhe organizuar shkatërrimin e dokumenteve zyrtare të lidhura me përgjimet e paligjshme,…

Lexo më Shumë

Shfrytëzuesit buxhetor kanë kërkesa më të mëdha për 500 milionë euro. Nëse ishin përmbushur të gjitha dëshirat e tyre për rritjen e pagave, deficiti buxhetor do të jetë tetë, e jo 2, për qind të BPV-së, tha sot ministri i Financave Dragan Tevdovski, duke e prezantuar Propozim-buxhetin për vitin 2018 para anëtarëve të Odës Ekonomike të Maqedonisë. Tevdovski vuri në dukje se për herë të parë projeksioni i arkës së shtetit prezantohet dhe diskutohet haptazi përpara se të miratohej që, paralajmëroi, do të bëhet praktikë. “Për Maqedoninë që të shkojë përpara, duhet të flasim haptazi, të jemi transparentë. nevojitet të…

Lexo më Shumë

Qeveria çdo tre muaj ta analizojë realizimin e investimeve kapitale, kërkon Oda ekonomike e Maqedonisë. Siç tha kryetari i Odës, Branko Azeski në debatin e sotëm sipas Propozim-buxhetit për vitin 2018 që e prezantoi ministri i Financave Dragan Tevdovski, mirë është që investimet kapitale po rriten, por mbetet çështja nëse dikush do të bart përgjegjësi lidhur me dinamikën e realizimit të tyre. “Absolutisht është i pranueshëm propozimi që të bëhet analizë e investimeve kapitale çdo tre muaj dhe do ta propozojnë si ide me qëllim që të gjendet zgjidhje sistematike në këtë drejtim”, tha Tevdovski, duke shtuar se për çdo…

Lexo më Shumë

Në buxhetin e RM-së, për vitin 2018 janë paraparë 2,4 milliard denarë për investime kapitale në arsim dhe sport, për investime kapitale në shëndetësi parashikohet të ndahet shuma prej 1,9 milliard den, ndërsa për mbrojte dhe siguri 1 milliard den. Nga buxheti I Republikës së Maqedonisë 3,5 milliard denarë do të vihen në dispozicion për investime kapitale në Infrastrukturë rrugore, ndërsa për Infrastrukturë të energjisë dhe komunale, 5,9 milliard den. Të ardhurat kapitale për këtë vit, kapin vlerë prej 24,7 milliard denarë, pra ka një rritje prej 1,3 miliardë den nga viti 2017 ose rritje prej 5,7 përqind. D.K Almakos.com

Lexo më Shumë

MPB-ja merr në pyetje dëshmitarët për vrasjen që ndodhi dje pasdite në lagjen Aerodrom të Shkupit, për ta zbuluar identitetin e sulmuesit apo sulmuesve që vranë 28 – vjeçarin Martin Janushev. Disa spekulime që u shfaqën në publik, duke cituar dëshmitarë, janë se me pistoleta kanë shtënë dy persona, edhe pse në Buletinin policor thuhet se ka qenë vetëm një. Prokuroria mbrëmë vonë e përfundoi hetimin në vendin e ngjarjes në kafenenë “Red Kafe” ndërsa gjurmët e mbledhura nga vendi i ngjarjes janë dorëzuar për analiza. Trupi tashmë është dorëzuar për autopsi. Policia po kërkon ende fajtorin e vdekjes së…

Lexo më Shumë

Regjistrimi i radhës i popullsisë sipas kreut të Entit shtetëror të statistikës, Apostoll Simovski mund të pritet në vitin 2021. Megjithatë, sipas tij duhet të ndryshohet metodologjia, gjë që institucioni që ai drejton ka njoftuar me kohë Qeverinë për rëndësinë e metodologjisë së regjistrimit dhe presin miratimin nga ana e saj. Simovski madje konfirmoi se përgatitjet e nevojshme kanë filluar me kohë dhe se për këtë po konsultohen edhe me ekspertë të jashtëm. “Atë metodën tradicionale, intervistë ballë për ballë duam ta zëvendësojmë me të ashtuquajturën metodë e kombinuar, e cila po ashtu nënkupton intervistë ballë për ballë, por njëkohësisht…

Lexo më Shumë

Reagim nga Aleanca për Shqiptarët. “Në momentin që pritet vendimi i Gjykatës Administrative për paditë e Aleancës për Shqiptarët për parregullsitë në procesin e votimeve në Strugë, si dhe paditë e Lëvizjes BESA kryesisht për Komunën e Çairit informacionet flasin për një presion të BDI-së ndaj gjykatësve të Gjykatës administrative, që të njejtat ti hedhin poshtë me qëllim të mos ripërsëritet votimi në Strugë dhe Çair Ky presion bëhet nga BDI nëpërmjet Kryetarit të Gjykatës Administrative, Burim Sejdini nga Zajazi, gjykatës politik dhe i afërt me liderin e BDI-së Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin, i cili thuhet se po bën…

Lexo më Shumë