Author: Semi

Që të flitet për vazhdimin eventual të pushimit të lindjes fillimisht duhet të ketë debat të gjerë publik dhe analiza gjithëpërfshirëse për aspektet pozitive dhe negative dhe të bëhen analiza çka fitohet dhe çka humbet. Edhe gjatë vazhdimit eventual, duhet të mendohet në dobi të kësaj të drejte për të dy prindërit, sepse pa barazi gjinore nuk mund shoqëria të shkojë përpara. Ky është qëndrimi i ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska në lidhje me propozimin për vazhdimin e pushimit të lindjes prej 9 në 18 muaj, që është në rend dite në Kuvend dhe është propozuar nga…

Lexo më Shumë

Kryetari aktual i Zhelinës, Blerim Sejdiu  ka thënë se komuna ka borxh mbi 1.5 milionë euro, sot është përgjigjur dega e BDI-së, së Zhelinës, duke i treguar Blerimit, se borxhin real do ta tregojë revizioni, ku do ti tregojë gjithashtu se çka janë kontrata afatgjate , borxhe me kontratë, kofinansime, kredi të pakthyeshme ,hua nga Ministria e finansave. Gjithashtu nga dega e BDI-së e pyesin Blerim Sejdiun se kur do të nise me projektin famoz prej 60 milionë eurove dhe turizmin në Sallarevë. “Xhirollogaritë janë të zhbllokuara 8 vite, edhe e Komunës ( me rroga të paguara deri në muajin…

Lexo më Shumë

Krimi në mënyrë intensive ndjek evolucionin social duke iu përshtatur rrethanave, teknologjisë dhe të ngjashme. Kjo veçmas ndodh në problemin me larjen e parave, e cila është një nga segmentet bazë  e financimit të operacioneve teroriste,  tha ministri Oliver Spasopvski, sot në konferencën e parë për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit në organizim të akademisë për banker dhe teknologji informatike. Spasovski shtoi se të gjitha institucionet janë përgjegjëse për zbatimin e ligjit kundër krimit, gjegjësisht me fenomenin e larjeve të parave. “Institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit duhet patjetër që me intezitetein e nevojshë që të…

Lexo më Shumë

Gjatë kësaj jave pritet të realizohet takim mes liderit të Aleancës për Shqiptarët (ASH) Ziadin Sela dhe kryeministrit Zoran Zaev. Nuk jepen informata për ditën dhe vendin se ku mund të realizohet ky takim, por vetëm se nga partia e Selës thonë se ajo do të realizohet gjatë kësaj jave, njofton Medial.mk. “Po mund të them se gjatë javës pritet të takohet lideri Sela dhe ai i LSDM-së Zaev. Kjo është shumë e sigurt sepse nuk ka logjik ky takim të shtyhet më tepër. Një prolongim i mëtutjeshëm i këtij takimi, nuk do të ishte në interes as të LSDM-së…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, takoi dje një delegacion të lartë të UNDP-së i kryesuar nga përfaqësuesja e përhershme për Maqedoni, Louiza Vinton. Taravari e njoftoi delegacionin me programin zgjedhor i cili tani duhet të implementohet në praktikë. Përfaqësuesja e UNDP-së, Louiza Vinton shprehu gatishmëri që krahas projekteve aktuale të financuara nga ana e UNDP-së, në të ardhmen të financohen edhe projekte te tjera në Gostivar.

Lexo më Shumë

Grupi i njohur i hakerëve shqiptarë, “Anonymous Albania”, i ka sulmuar mbrëmë faqet zyrtare të Gjykatës Penale dhe Supreme të Maqedonisë në shenjë proteste ndaj vendimeve të fundit për anëtarët e grupit të Kumanovës, pjesa më e madhe e të cilëve u dënuan me burg të përjetshëm. “Faqet e Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së lartë të Maqedonisë, janë DOWN. Kjo është një shenjë proteste nga ne ndaj jush. Lironi trimat e Kumanovës. Na prisni”, shkruan në faqen e “Anonymus Albania” në Facebook. “Anonymous Albania” ditëve të fundit kanë shtuar sulmet masive ndaj faqeve zyrtare të institucioneve greke, serbe por edhe…

Lexo më Shumë

Me rastin e 5 vjetorit të Festivalit “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”, shoqata Alegretto organizon koncert me virtuozin e muzikës shqipe, violinistin e Filarmonisë së Vjenës, SHKËLZEN DOLI dhe orkestrës së Radiotelevizionit Shqiptar, nën dirigjimin e Gridi Krajës. Koncerti Gala do të organizohet në Qendrën e Kulturës-Tetovë, me 10 nëntor, në ora 18:30. Biletat mund t’i gjeni në Qendrën për Kulturë. Me datë 14.11.2017, do të kemi mundësi të ndjekim koncert me muzikë orientale, me çka do bëhet edhe promovimi i albumit “The last breath”. Në Nay do të interpretojë ABAS JAHJA, ndërsa në kitarë EBRAR MAZHAR. Koncerti do të…

Lexo më Shumë

Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Trust” në të cilën i akuzuari i parë është biznesmeni dhe pronari i TV Nova, Sead Koçan, është shtyrë për më 14 nëntor. Seanca gjyqësore e sotme ka zgjatur vetëm një orë. Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhej të fillonte gjykimi për lëndën “Trust” i Prokurorisë Speciale Publike. Sead Koçan është i dyshuari kryesor në rastin “Trust” dhe akuzohet për falsifikim te tenderëve për një shumë të majme, rreth 17 milionë euro. Lënda, siç publikoi PSP, është formuar në bazë të tre bisedave të përgjuara, prej të cilave dy të papublikuara në opinion…

Lexo më Shumë

Pas deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev se mund të pritet reagim i ashpër nga Rusia nëse Maqedonia bëhet anëtare e NATO-s, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se nëse realizohen reformat dhe ecet në rrugën drejt eurointegrimeve, atëherë presionet nga Rusia nuk do të kenë efekt, shkruan Portalb.mk Drejtues i Qendrës për Studime të Sigurisë, Selim Ibrahimi thotë për Portalb.mk se Rusia synon që shtetet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtarësuar në NATO të qëndrojnë anësh kësaj aleance ose të mbajnë qëndrim neutral. “Që nga viti 2009 Rusia me të gjitha mjetet e diplomacisë së butë, propagandës informative dhe ndërhyrjeve…

Lexo më Shumë

Vetëm 3 milionë euro janë paraparë për rrugën 12.5 kilometërshe Shkup-Bllacë, ndërsa e njëjta as vitin e ardhshëm dhe as në 2019 me gjasë nuk do bëhet autostradë. Ministri Sugarevski këtë rrugë e ka përmendur në grafën e “rindërtimit të rrugëve”, ndërsa nga dhjetëra projekte tjera, ka përmendur vetëm rikonstruimin e rrugës Podmolje-Strugë-Qafë Thanë në gjatësi prej 19 kilometrave, gjithashtu me vetëm 3 milionë euro, si dhe 16 kilometra nga aksi Karpallak-Zhelinë (2.5 milionë euro). Tetëdhjetë e gjashtë milionë euro do të investohen në ripërtëritje të 26 akseve rrugore, një pjesë autostrada, ndërsa pjesa më e madhe akse rajonale, në…

Lexo më Shumë

Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit, i ftuar në emisionin “Në Qendër” në Tv Alfa, ka theksuar se në Gostivar ka pasur shumë parregullësi në procesisn zgjedhor, transmeton Zhurnal.mk Ai ka theksuar se zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit 2016 kanë qenë më mirë të organizuara se zgjedhjet e fundit lokale. “Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën më 11 dhjetor të vitit të kaluarkanë qenë shumë më mirë të organizuara për dallim nga këto zgjedhje lokale të cilat i organizojë LSDM-ja”, ka theksuar Taravari.

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka realizuar sot në Shkup takim me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Kristian Timonie. Bashkëbiseduesit, siç njofton zyra për informim e BDI-së, diskutuan rreth zgjedhjeve lokale, situatës politike, proceset reformuese në Maqedoni si dhe integrimin Euroatlantik të vendit. Ahmeti e përsëriti qëndrimin për gjykimin e Lagjes së Trimave që përfshin hetim ndërkombëtar, komision anketues në Kuvend dhe zbardhjen e plotë të së vërtetës. Në lidhje me reformat, Ahmeti tha që BDI është duke i prirë reformave në Kuvend dhe në Qeveri si parakusht të realizimit të përkushtuar që të vijojë, siç shtohet,…

Lexo më Shumë