Author: Semi

VMRO-DPMNE opozitare me 06.11.2017 dha deklaratë për opinionin në të cilën thuhet që Maqedonia tashmë disa muaj nuk është furnizuar me ilaçe kundër malarias, shkruan “Vërtetëmatësi“.  Disa muaj nuk janë porositur barna për sëmundjen e malarias. Nuk ka asnjë arsyetim që do ta amnistonte përgjegjësinë e Qeverisë për mos furnizimin me këtë ilaç. ARSYETIM: Pohimi i VMRO-DPMNE-së që në vendin tonë disa muaj nuk ka ilaçe kundër malarias, e vlerësojmë si të vërtetë. Me qëllim që ta kontrollojmë pohimin e VMRO-DPMNE-së “Vërtetmatësi” ju drejtua institucionit relevant shëndetësor në vend. Dr Sanja Marinkoviq nga Klinika e Sëmundjeve Infektimeve në Shkup, na sqaroi…

Lexo më Shumë

Ish ministri i punëve të brendshme, Pavle Trajanov, ka kërkuar që policia të ndërmerr masa kundër UÇK-së e cila përmes një kumtese dërguar te Gazeta Lajm, dha ultimatum 72 orësh për faktorin politik shqiptar. Trajanov i cili ishte partner i BDI-së edhe në qeverinë e Gruevskit edhe në qeverinë e tanishme të Zaevit, vlerëson se MPB dhe policia sekrete duhet të marin masa preventive pa marrë parasysh nëse “Komunikata numër 6” e UÇK-së është e vërtetë, ose e rrejshme. Në deklaratën e tij për Dojçe Vele, Teajanov ka përsëritur kërkesën që për Lagjen e Trimave të zbatohet hetim ndërkombëtar nga…

Lexo më Shumë

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Ivo Vajgëll bisedimet me përfaqësuesit e partive parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë për projektin “Zhan Mone”, sot i ka vazhduar me takim me koordinatorin e grupit të deputetëve të LSDM-së, Tomisllav Tuntev. Pas takimit me Tuntevin, Vajgëll do të takohet me koordinatorin e grupit të deputetëve të BDI-së, Ejup Alimin, si dhe me Surija Rushidin nga Aleanca për Shqiptarët. Pas përfundimit të takimeve, eurodeputeti së bashku me ambasadorin e BE-së Samuel Zbogar, do të takohet sërish me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi. Dje, Vajgëll u takua me koordinatorin e VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, të Besës…

Lexo më Shumë

Shkalla e të rinjve të papunë prej 15 deri 29 vjeç në Republikën e Maqedonisë është 40,1 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2017 apo në numër absolut 85.308 persona, njofton KOHA. Rreth 130.000 të rinj prej 15-29 vjeç, nuk janë as në procesin arsimor, as në evidencën e Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë, e as në marrëdhënie pune, tha kështu dje Ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska në takimin e parë të Trupit koordinues për përgatitje dhe implementim të Garancës për të rinjtë. (koha)

Lexo më Shumë

Trembëdhjetë ndërmarrje sociale të Maqedonisë nga sot deri në fund të qershorit do të jenë pjesë e programit akcelerator përmes të cilit do t’i përforcojnë kapacitetet e tyre dhe do ta rritin impaktin e tyre në zgjidhjen e problemit që e kanë zbuluar. Ndërmarrjet sociale në suaza të programit akcelerator do të kenë mundësi t’ ndjekin fazat e mëposhtme – disenj të biznesit, mentorim dhe zhvillim të aftësive të komunikimit. Në kuadër të fazës së fundit të procesit do të mund të marrin pjesë në ditën lokale Warmup, përmes së cilës sigurohet hyrje në një program që përfshin mentorim dhe…

Lexo më Shumë

Gjatë javës së kaluar në Shkup kanë ndodhur 81 aksidente trafiku. Prej tyre në gjashtë aksidente ka pasur persona të lënduar më rëndë, ndërsa në një aksident një person e ka humbur jetën. Nga numri i përgjithshëm në 27 aksidente janë lënduar 44 persona, ndërsa në 47 është shkaktuar dëm material. Nga SPB Shkup gjatë javës së kaluar pas kontrolleve të zbatuara ndaj pjesëtarëve në trafik, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh të shkeljeve, me ç’rast janë sanksionuar 304 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 24 shoferë kanë drejtuar automjetin në…

Lexo më Shumë

Dy fëmijë të një shkolle fillore në Gjorçe Petrov janë sëmurë nga sëmundja ngjitëse e verdhëzës. Për fat, thotë nga Qendra për shëndet publik, rastet nuk janë të lidhura, fëmijët nuk janë sëmurë njëri nga tjetri. Në shkollë është bërë dezinfektim, ndërsa janë rritur edhe masat higjienike. Në këtë mënyrë do të ndërpritet përhapja e verdhëzës. “Bëhet fjalë për një fëmijë 7 dhe një tjetër 14 vjet, të cilët nuk kanë pasur Kontakt mes vete, ndërsa kanë shkuar në tualete të ndryshme në shkollë. Mbajmë ligjërata edukative, ndërsa janë njoftuar edhe prindërit edhe profesorët. Është bërë dezinfektim, kuadri duhet ti…

Lexo më Shumë

Federata e atletëve të Maqedonisë në bashkëpunim me autoritet e Qytetit të Shkupit dhe Kumanovës organizon gara vrapimi gjatë natës. Garat organizohen me rastin e 11 dhe 13 nëntorit, ditët kur janë çliruar të dy qytetet. Siç informon Federata e atletëve të Maqedonisë, në pajtueshmëri me kalendarin për gara gjatë vitit 2017 do të organizohen disa gara rrugore edhe atë në Kumanovë me 10 nëntor me fillim në orën 18, në Shkup më 12 nëntor me fillim në orën 16. Garuesit e paraqitur do të ndahen në tre grupe, burra, gra dhe nxënës. Për qytetarët e Shkupit që duan të…

Lexo më Shumë

Gjatë verës është shënuar rënie e pagës minimale në Maqedoni për 400 denarë, ndërsa tani janë dëshpëruar edhe pensionistët. Pensionet e muajit tetor janë për 150 ose 250 denarë më pak se në muajin shtator. Pensionistët presin rritje lineare të pensioneve nga 600 denarë që ishte praktikë e VMRO-DPMNE-së, ndërkohë që nga qeveria e re fituan ulje të pensioneve që ka shkaktuar panik dhe dëshpërim tek pensionistët.  Ndryshe, ministri i financave kur e prezantoi propozim buxhetin për vitin e ardhshëm tha se do të ketë rritje të pensioneve.

Lexo më Shumë

Në Strugë sot do të mbahet festimi i pestë i “Ditës së bashkëpunimit territorial evropian” me të cilën Maqedonia dhe Shqipëria, si vende shfrytëzuese të programit tejkufitar IPA, do të bashkëngjiten drejt vendeve të tjera të Evropës të cilat tashmë po festojnë rezultatet nga bashkëpunimi i suksesshëm territorial. Është paralajmëruar fjalim i ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu, përfaqësuesit të ministrisë së partneritetit nga Republika e Shqipërisë, si dhe Elvis Ali, përfaqësues nga DEU në Republikën e Maqedonisë. Do të bëhet përzgjedhja e video temës më të mirë “Pesë arsye pse dua ta vizitoj vendin tim fqinj” nga garues nga…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian në raportin e fundit ekonomik të vjeshtës parashikon se Maqedonia do të përfundojë vitin me një rritje ekonomike prej 1,7 për qind. Në raport thuhet se lëvizjet ekonomike dhe investimet në gjysmën e parë janë ulur  për shkak të krizës së vazhdueshme politike, por, siç theksohet, me Qeverinë e re e cila erdhi në qershor dhe e cila  paralajmëron se është e përkushtuar për zbatimin e reformave strukturore dhe fiskale dhe mbështetje në kërkesat e brendshme dhe punësime, pritet që interesi i investuesve të kthehet, ndërsa aktiviteti ekonomik të përforcohet. Për vitin e ardhshëm, KE parashikon rritje në…

Lexo më Shumë

Regjim të përkohshëm trafiku gjatë fundjavës do të ketë në rrugën “Ferid Bajram” dhe në rrugën “Rokomija” në Shkup, për shkak të vendosjes së kabllos me tension të ulët energjetik nga ana e EVN Maqedoni. Regjim i përkohshëm i trafikut do të vendoset nga ora 09:00 e deri në 17:00 dhe të dielën të vitit 12.11.2017 në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 17:00.

Lexo më Shumë