Qeveria është dakord që të hapet hetim ndërkombëtar për rastin “Lagja e Trimave”. Kryeministri Zoran Zaev thotë se është informuar bashkësia ndërkombëtare dhe se po kërkohen mënyra për zbatim të hetimit ndërkombëtar për rrethanat e paqartësuara, të lidhura me ngjarjet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë më 9 – 10 maj të vitit 2015. “Hap që deri tani është bërë është informimi i përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që të mendojnë në variantet se si kjo do të realizohej. Ne nuk dëshirojmë që të ketë dilema për punë të paqarta, të cilat janë në në interes për qytetarët. Ky rast edhe…
Author: Semi
Vajza 18 vjeçare nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, dje në stacionin policor në Gostivar ka denoncuar person nga Tetova për shantazh. Nga SPB Tetovë informojnë se vajza është përballur me shantaz dhe kërcënime nga ana e 20 vjeçarit nga Tetova, i cili nëpërmjet porosive dhe telefonatave ka kërkuar prej saj 400 euro, në të kundërtën ka thënë se do të publikojë fotografi të saja. Fotografitë me të cilat është shantazhuar vajza janë marrë nga profili i saj në rrjetet sociale. Pas denoncimit, nga policia thonë se është zbuluar identiteti i personit që ka kryer shantazh dhe thuhet se do të ftohet…
Misioni i artistëve është që të kritikojmë. Sepse, vetëm në këtë mënyrë mund ta arrijmë qëllimin e të qenurit korrektor i devijimeve në shoqëri, devijimet në pushtet… Teatri e ka të drejtën që të merret me politikën, por politika me teatrin asnjëherë. Kështu është shprehur aktori Ylber Murtezi. Murtezi këto komente i ka bërë në emisionin Agora, në Lajm TV. https://youtu.be/nczX86u0zks
Vajzë 18 vjeçare nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, dje në stacionin policor në Gostivar ka denoncuar person nga Tetova për shantazh. Nga SPB Tetovë informojnë se vajza është përballur me shantaz dhe kërcënime nga ana e 20 vjeçarit nga Tetova, i cili nëpërmjet porosive dhe telefonatave ka kërkuar prej saj 400 euro, në të kundërtën ka thënë se do të publikojë fotografi të saja. Fotografitë me të cilat është shantazhuar vajza janë marrë nga profili i saj në rrjetet sociale. Pas denoncimit, nga policia thonë se është zbuluar identiteti i personit që ka kryer shantazh dhe thuhet se do të…
“Aleksandri i Madh”, e fyerje tjera. Kështu ka nisur një artikull në “The Economist”, që riemërtimin e terminaleve e konsideron mënyrë për t’i bezdisur e për t’i shqetësuar fqinjët, transmeton Koha.net. Grekët në vitin 1992, emërtuan aeroportin “Macedonia”. Greqia thotë se emri i Maqedonisë nënkupton territorin e asaj pjese historike të Maqedonisë që gjendet në Greqi. Por, maqedonasit më pas në vitin 2007 ndryshuan emrin e aeroportit të Shkupit në “Aleksandri i Madh”. Megjithatë, Qeveria e Maqedonisë kërkon të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë, prandaj riemërtimi i këtij aeroporti edhe tani mund të jetë i mundshëm. Hapja e aeroportit…
Sipas aktorit Hasim Memishi, në vendin tonë artistët janë të detyruar ta shprehin atë që nuk e ndjejnë apo të mos e shprehin atë që e ndjejnë. Gjithmonë, thekson ai, si shkak i rrethanave politike. Memishi, në emisionin Agora, insiston që artistët duhet të jenë të pavarur. https://youtu.be/nczX86u0zks
Kontesti i emrit pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Maqedoni dhe suksesit që arriti koalicioni qeveritar, përsëri kthehet në fokusin e diplomacisë ndërkombëtare, e ndjekur nga një optimizëm i madh dhe pritje për zgjidhjen përfundimtare, ndërsa takimi i parë për negociatat ndërmjet dy palëve pritet deri në fund të këtij muaji. Këtë me deklaratat e tyre e vërtetuan kryeministri Zaev, krerët e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Dimitrov dhe Kotzias si dhe paralajmërimet optimiste të zëvendës-ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-ve, Hoyt Yee. Kryeministri Zaev dje tha se Maqedonia duhet të jetë e gatshme për të bërë hap para në çështjen…
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) sot e organizoi konferencën e gjashtë për sëmundje të rrallë. Konferenca është për pediatër, internistë, neurologë, nefrologë, mjekë për mjekësi familjare, gjenetikë, biokimistë, biologë, mjekë nga Maqedonia dhe nga Evropa Juglindore. “Falë këtyre takimeve disa sëmundje që më parë nuk kuroheshin në vend tani kurohen. Njëkohësisht, gjene të reja, mekanizma të rinj molekular të gjenezës së sëmundjeve dhe mjekimeve të reja rezulton nga hulumtimet edhe në vendin tonë”, njoftoi ASHAM. Mbështetës të konferencës janë Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë dhe Oda e Mjekëve të Maqedonisë.
Në Festivalin për film evropian “Sinedejs” sot në Qendrën Kulturore Rinore nga ora 13 do të mbahet punëtoria e parë nga katër në programin shoqërues të festivalit të sivjetmë. Temë e punëtorisë është “Unë xhirova film. Asnjëherë nuk do ta shikoni, përveç se nëse…” dhe i dedikohet distribuimit të filmit. Do ta udhëheqë regjisorja dhe producentja italiane Klaudia Tosi. Punëtoria e ardhshme e “Sinedejs” është më 14 nëntor në QKR – masterklas e regjisorit dhe skenaristit serb Mirosllav Momçilloviq – për ndryshim të planeve në një kuadër si lloj montimi. Më 15 nëntor në Fakultetin për arte dramatike punëtori për…
Regjisori i njohur shqiptar Sulejman Rushi, në emisionin Agora, në Lajm TV, është deklaruar për fuqinë e artit dhe nevojën që ajo të kritikojë fenomenet devijante shoqëroro-politike. “Detyra parësore e artit është të jetë korrigjues i fenomeneve shoqërore. Në pikë të parë, për ta korrigjuar shoqërinë, sigurisht se duhet të merret me fenomenet devijante të politikës”, pohoi Rushiti. Sipas tij, kritika e sotme e artit ndaj politikës është e pamjaftueshme. https://youtu.be/nczX86u0zks
Sot në Ohër në Kongres të jashtëzakonshëm, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do ta zgjedhë kryetarin e ri. Darko Dimovski, është kandidat i vetëm u.d. i deritanishëm, i cili vjen nga Sindikata e Punëtorëve në Hoteleri, Turizëm, Ekonomizim Banesor-Komunal, Zejtarisë, Shoqatave e Mbrojtjes. Kandidatura e tij ishte pranuar nga ana e Këshillit dhe Kryesisë së LSM-së. Krahas Dimovskit, kandidatura për lider sindikal, kanë parashtruar edhe kryetari i OJSHQM, Peco Grujovski dhe kryetari i Sindikatave të Policisë, Aco Antovski. Kandidaturat e tyre nuk kaluan në seancën e Kryesisë së LSM-së, sipas të cilës, ata nuk i plotësuan kushtet për kandidaturë.
Kryeministri Zoran Zaev sot tha se preferon që aeroporti të quhet me emrin e ish kryetarit të Maqedponisë Kiro Gligorov. Në lidhje me këtë propozim, në rrjetin social Facebok, gazetari Lirim Dullovi, është shprehur kundër, duke preferuar që nëse do të zgjedhë njërin prej këtyre dy emrave (Aleksandri i Madh apo Kiro Gligorov), si qytetar i Maqedonisë, ai do të përcaktohet për të parin, pra Aleksadri i Madh, pasi sipas tij, Kiro Gligorovi është sinonim i pabarazisë dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve.

