Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në një takim Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit, Johannes Hahn, transmeton Anadolu Agency (AA). Në njoftimin zyrtar të presidencës së Shqipërisë theksohet se, Presidenti i vendit, Ilir Meta dhe Komisioneri Hahn diskutuan mbi zhvillimet në rajon, ku u theksua rëndësia që ka angazhimi i shtuar i BE-së për përshpejtimin e proceseve demokratizuese dhe integruese të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Presidenti Meta theksoi rëndësinë jetike të anëtarësimit sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, me bindjen se do të gjenerojë më shumë siguri për të gjithë rajonin…
Author: Semi
U premtua nga Qeveria Ahmeti-Gruevski, objekti i universitetit “Nënë Tereza”, sot premtohet edhe nga Qeveria Zaev-Ahmeti. Por, njohësit e rrethanave këtë fakt e vlerësojnë si politizim të skajshëm të arsimit dhe tallje me emrin e shenjtores shqiptare Nënë Tereza, raporton Almakos. Gazetari, Isen Saliu, ka përshtypje se më lehtë “Nënë Tereza” do të shpallet shenjtore për herë të dytë, se sa të ndërtohet godina e Universitetit “Nënë Tereza” , në Shkup. “Fati i arsimit shqiptar në Maqedoni edhe më tutje do të jetë i njëjtë. Gjithmonë probleme me ndryshimin e emrave të shkollave, probleme me tekstet shkollore, me godinat universitare.…
Pa dallim se nëse të hënën do të fitohet ofertë e përmirësuar nga Enekod ose do të hapet çfarëdo lloj procedure në “Feni Industries” ajo do të përfundojë me riaktivizim të kompanisë dhe me aktivitetin e saj të mëtejshëm afarist për më së voni 1,5 deri në dy muaj. Këtë sot në qeveri e porositi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim për zhvillim inkluziv të barabartë rajonal dhe të qëndrueshëm me ambasadoren zvicerane Sibil Suter Tehada dhe ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Pritet që…
Një banor i fshatit të Tetovës, Zherovjan, për shkak të borxheve financiare ka inskenuar rastin e rrëmbimit. Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë tërësisht e ndriçoi rastin me rrëmbimin e paraqitur të 52-vjeçarit A.A. nga Zherovjani, i cili është gjetur në Gostivar, ndërkaq më pas është thirrur në policinë e Tetovës. “Në bisedë me të është konstatuar edhe se ai tërësisht e ka trilluar rastin me rrëmbimin për shkak se ka qenë i përballur me disa probleme financiare”, kumtoi MPB. Zhdukja e A.A. ishte paraqitur në Stacionin policor Zherovjan me datë 8 të këtij muaji në orën 15:00. Më pas…
Tifogrupi i skuadrës së Vardarit nga Shkupi, “Komiti” kanë ndezur 87 fakele (viti që ekzistojnë si tifogrup) në minutën e 47-të (viti kur është formuar FK Vardar) pas orës 21:00, të ndalur në kolonë të gjatë 500 metra nga ujësjellësi i Gazi Babës te kodra hekurudhore. Në facebook kanë sqaruar përse paralajmërimi për festën e dy jubileve është bërë pikërisht në këtë kodër. “Jubileu jorastësisht është paralajmëruar mbi Çair, nga aty kanë rrjedhur një prej ekipeve më të fuqishme të Komitëve, të cilat në kohërat e dikurshme kanë pasur një domethënie për qytetin, kishte domethënie kur Çairi ishte mjedis ku…
Gjatë verës është shënuar rënie e pagës minimale në Maqedoni për 400 denarë, ndërsa tani ka reagime nga ana e pensionistëve. Pensionet e muajit tetor janë për 150 ose 250 denarë më pak se në muajin shtator. Pensionistët presin rritje lineare të pensioneve nga 600 denarë që ishte praktikë e VMRO-DPMNE-së, ndërkohë që nga qeveria e re fituan ulje të pensioneve që ka shkaktuar panik dhe dëshpërim tek pensionistëtm njofton Almakos. Nga Lidhja e Pensionistëve në Maqedoni thonë se deri në dhjetor të vitit 2016 penzionet janë paguar me një vlerë shtesë, ndërsa për këtë vit është ndryshuar. “Ne të…
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) për fundjavë paralajmëron të reshura të shiut të rrëmbyeshëm deri në 25 litra për metër katror, ndërsa në zonat malore sipas DPHM do të ketë reshje të borës. Të reshurat e shiut do të jetë më të theksuara nesër pasdite në pjesën perëndimore dhe jugore të Maqedonisë. Ndërkaq, borë do të bjerë në zonat më të larta malore në Maqedoninë veriperëndimore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Të dielën dhe të hënën, reshjet do të jenë më të lokalizuara dhe do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor, ndërsa do të ketë kushte për mjegull në mëngjes dhe…
Eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë të mirë Fqinjësore Johanes Han, në konferencën e mbrëmshme me rastin e Ditës së mediave në Tiranë, theksoi se Komisioni Evropian me kujdes i ndjek vështirësisë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gazetarët nga Ballkani Perëndimor. “Liria e mediave ka rëndësi thelbësore për Bashkimin Evropian, për të cilën nuk mund të negociohet me asnjë vend kandidat në rrugën e saj drejt Unionit”, theksoi Han. Eurokomisari theksoi se gazetaria nuk është diçka që zhvillohet në mënyrë të izoluar, ndërsa gazetaria e pavarur dhe e lirë ka rëndësi thelbësore për ndërtimin e demokracisë. “Liderët politikë të vendeve…
Një mjek i Klinikës së Toksikologjisë mbrëmë është sulmuar në hyrje të Spitalit shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup. Mjeku me iniciale N. Z. nga fshati Sllupçan i Kumanovës, është plagosur disa herë në pjesën e shpinës me një mjet të mprehtë nga ana e një personi. Policia konfirmon rastin, por nuk jep detaje për shkaqet e sulmit. Ndërsa jozyrtarisht mësohet se motivet kanë qenë sqarim hesapesh për probleme personale mes mjekut dhe sulmuesit. Nga Klinika e Toksikologjisë thonë se incidenti ka ndodhur jashtë orarit të punës. “Dëshiroj të demantoj dhe të them se nuk është e vërtetë se incidenti i…
Maqedonia do të instalojë sistem elektronik për ndjekje të shpenzimeve të parave në Buxhetin shtetëror në të gjitha rajonet planore. Këtë do ta mundësojë Memorandumi për mirëkuptim për zhvillim të qëndrueshëm dhe inkluziv të barabartë rajonal që sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë e nënshkruan zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ministri i Vetëqeverisje Lokale, Suhejl Fazliu dhe ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, Sibil Suter Tehada. Projekti, siç informoi zëvendëskryeminsitri Angjushev, prëbëhet nga tre komponente, prej të cilave e para në shumë prej 1,7 milionë franka zvicerane është e deddikuar që të zhvillohet softueri përmes të cilit…
Ish kryetarët e komunës së Gostivarit Rufi Osmani, Enver Zenku dhe Xhemail Rexhepi, si dhe ish kryetari i Këshillit të Komunës Refik Dauti, ishin sot mysafirë të kryetarit Arben Taravari. “Kam kënaqësinë që sot të pres të gjithë ish kryetarët e, do të thoja, Gostivarit demokratik prej vitit 1992 e këndej, përveç njërit i cili nuk erdh as të bëjë pranim-dorëzimin e detyrës, si dhe ish kryetarin e Këshillit të Komunës z. Refik Dauti. Shpresoj që kjo të mbetet edhe si traditë në Gostivar, që kryetari aktual t’i pret si mysafirë ish kryetarët, e pse jo edhe si këshillues për mbarëvajtje të menaxhimit me komunën.…
Portali shqiptaro-zviceran, Endacaku, ka transmetuar informacionin e botuar në Gazetën Lajm se kuadrot shqiptare të LSDM-së, do të drejtojnë më shumë drejtori në Kumanovë se kuadrot e BDI-së. Mirëpo titulli me të cilin ka transmetuar tekstin është më shumë se thumbues: “Shqiptarët e LSDM-së më shumë drejtori se “shkijet” e BDI-së”. Ky titull na i rikthen kujtimet për disa “bomba” të publikuara nga Zoran Zaev, ku përfaqësues të BDI-së deklaroheshin si “më shkja se shkjau”. Ndryshe Endacaku është portal shqiptaro-zviceran, ku 51 për qind të aksioneve i kontrollon Hadi Osmani, kandidati i LSDM-së për kryetar në komunën e Likovës.