Këshilli i Prokurorëve Publik kërkon që të të pranohen ato kuadrot që përmbushin kriteret, meçrast do të përsërisë konkursin për Prokurorë Publik deri në plotësimin e organit të ndjekjes penale me 16 vendet vakante. Nga Këshilli thuhet se konkursi do të vazhdo deri në përmbushjen për pranimin e prokurorëve adekuat. “Aty ku Këshilli vlerëson se duhet plotësuar do të emërohen prokurorë në bazë të kandidaturave të deritanishme, ndërsa në vendet tjera nëse nuk ka kandidat adekuat, do të përsëritet konkursi”, thuhet në kumtesën e Këshillit. Në konkursin e fundit të shpallur nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publik, përveç Kryeprokurorit,…
Author: Semi
Maqedonia dhe Kosova kanë qëllimin e njejtë – anëtarësim në BE dhe duhet të përkrahin njëri-tjetrin në këtë proces nëpërmjet dialogut të vazhdueshëm, të hapur dhe konstruktiv, tha zv.kryeministri i Maqedonisë, i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani në takimin me ministren e Kosovës për integrim evropian, Dhurata Hoxha. Në atë kontekst, Osmani ofroi përvojën dhe dijen që Maqedonia ka mbledhur në pjesën e zbatimit të Marrëveshjes për asocim-stabilizim, me bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe ndihmë ekspertësh, duke theksuar se Kosova do ta ketë përkrahjen e plotë të Maqedonisë për synimet e tyre euro-atlantike. Osmani dhe Hoxha e përsëritën dhe përshëndetën…
Kryetari i komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, në rrjetin e tij të Twitter njoftoi se ish-kryetari i bashkisë Stevço Jakimovski bleu një pastrues ajri në zyrat e komunës. Ndërsa i gjithë Karposhi thithte ajrin e ndotur, Stevco në zyrë thithte ajrin nga “Alpet Zvicerane”, shkroi Bogoev në Twitter. Vitin e kaluar, komuna e Karposhit ishte një nga komunat me ndotjen më të madhe të ajrit në vend.
Maji i vitit të ardhshëm do të ketë 42 shtete përballë njëra-tjetrës dhe Maqedonia mesa duket nuk do të jetë pjesë e saj. “Eurovision” do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë në datat 8-12 maj ndërkohë që shteti i Maqedonisë është përjashtuar për shkak sepse qeveria e fqinjëve tanë kanë një borxh ndaj “The European Broadcasting Union”. Nga të gjitha shtetet pjesmarrëse vetëm 26 prej tyre do të kenë fatin e madh të shkojnë në finale, një synim ky edhe i Shqipërisë, informon topalbaniaradio.
Telekom Sllovenia për 120 milionë euro dhe ia shiti Telekom Austria 45 për qind të aksioneve të tyre në operatorin telekomunikues të Maqedonisë one.Vip, njofton Telekomi slloven. Me këtë transaksion Telekom Sllovenia tërësisht tërhiqet nga one.Vip, ndërsa Telekom Austria bëhet pronar i vetëm i kompanisë. Në tetor të vitit 2014 anëtarja e grupacionit Telekom Sllovenia, One Shpknjp Shkup nënshkroi marrëveshje për lidhje me operatorin VIP, anëtar i grupacionit Telekom Austria. Një vit më vonë Telekom Sllovenia dhe Telekom Austriamorën leje nga Drejtoria antimonopole e Maqedonisë për lidhje të One Vip në një kompani. Telekom Sllovenia në këtë moment u bë…
Punëtorët e Komunës Saraj kanë filluar me pastrimin e rrugës, duke hequr pengesat anësore, pastrimi i therrave dhe kaçubave që pengojnë qarkullimin në komunikacion. Ky aksion do të vazhdojë përherë. Për moment pastrohet rruga 402 që njihet si rruga Saraj – Bojanë. Me mbarimin e kësaj rruge do të fillohet në rrugë tjetër dhe atë me numër 403, që njihet si rruga kryesore Kondovë –Rashçe.
Në rajonin e Tetovës janë regjistruar 54 aksidente komunikacioni të shkaktuara nga kafshët gjatë dhjetë muajve të këtij viti, informojnë nga SPB Tetovë. Numri më i madh i aksidenteve kanë ndodhur në pjesën e Tetovës në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup dhe kanë përfunduar pa humbje jete dhe lëndime serioze. Në secilën prej aksidenteve është shkaktuar dëm material nga 10 mijë deri më 40 mijë denarë në varësi prej automjetit, forcës së goditjes dhe rrethanave tjera. Pjesa më e madhe e aksidenteve kanë qenë pasojë e lëvizjes së pakontrolluar të kafshëve, më së shumti qen endacakë nëpër autostradë për shkak të mungesës së…
“Planifikojmë që Ligji i gjuhëve të jetë në Parlament që nga e hëna, në rast se nuk vjen propozimi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë. Debati për Ligjin për gjuhët planifikohet të mbarojë të premten”, ka thënë kryeparlamentari Talat Xhaferi. Xhaferi ka shtuar se dinamika e këtij Ligji lidhet edhe me debatin dhjetëditor për Buxhetin, përveç asaj për votimin e anëtarëve të Qeverisë. Ai ka lënë të hapur mundësinë që propozim ligji, për përdorimin e gjuhëve të ekzaminohet edhe mëtej nga Qeveria, por jo duke ndryshuar dhe esencën e tij. Ndryshe, Ligji për përdorimin e gjuhëve është prioritet…
Qeveria është dakord që të hapet hetim ndërkombëtar për rastin “Lagja e Trimave”. Kryeministri Zoran Zaev thotë se është informuar bashkësia ndërkombëtare dhe se po kërkohen mënyra për zbatim të hetimit ndërkombëtar për rrethanat e paqartësuara, të lidhura me ngjarjet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë më 9 – 10 maj të vitit 2015. “Hap që deri tani është bërë është informimi i përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që të mendojnë në variantet se si kjo do të realizohej. Ne nuk dëshirojmë që të ketë dilema për punë të paqarta, të cilat janë në në interes për qytetarët. Ky rast edhe…
Vajza 18 vjeçare nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, dje në stacionin policor në Gostivar ka denoncuar person nga Tetova për shantazh. Nga SPB Tetovë informojnë se vajza është përballur me shantaz dhe kërcënime nga ana e 20 vjeçarit nga Tetova, i cili nëpërmjet porosive dhe telefonatave ka kërkuar prej saj 400 euro, në të kundërtën ka thënë se do të publikojë fotografi të saja. Fotografitë me të cilat është shantazhuar vajza janë marrë nga profili i saj në rrjetet sociale. Pas denoncimit, nga policia thonë se është zbuluar identiteti i personit që ka kryer shantazh dhe thuhet se do të ftohet…
Misioni i artistëve është që të kritikojmë. Sepse, vetëm në këtë mënyrë mund ta arrijmë qëllimin e të qenurit korrektor i devijimeve në shoqëri, devijimet në pushtet… Teatri e ka të drejtën që të merret me politikën, por politika me teatrin asnjëherë. Kështu është shprehur aktori Ylber Murtezi. Murtezi këto komente i ka bërë në emisionin Agora, në Lajm TV. https://youtu.be/nczX86u0zks
Vajzë 18 vjeçare nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, dje në stacionin policor në Gostivar ka denoncuar person nga Tetova për shantazh. Nga SPB Tetovë informojnë se vajza është përballur me shantaz dhe kërcënime nga ana e 20 vjeçarit nga Tetova, i cili nëpërmjet porosive dhe telefonatave ka kërkuar prej saj 400 euro, në të kundërtën ka thënë se do të publikojë fotografi të saja. Fotografitë me të cilat është shantazhuar vajza janë marrë nga profili i saj në rrjetet sociale. Pas denoncimit, nga policia thonë se është zbuluar identiteti i personit që ka kryer shantazh dhe thuhet se do të…