Author: Semi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, në një deklaratë për Makfaks tha se i ndjek hetimet e Prokurorisë Themelore dhe se pret se cili do të jetë rezultati i tyre. Sela shtoi se pas përfundimit të hetimeve, ai do të fillojë të dorëzojë padi private, por nuk zbuloi konkretisht se kë do të padisë. Përndryshe, pesë persona të akuzuar për sulmin ndaj Selës me kërkesë të prokurorit publik janë arrestuar. Ndërsa deputetët Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski të cilët në inçizime shihen se hapin dyert e Kuvendit, akoma nuk janë ftuar në Prokurori.

Lexo më Shumë

Këshilli për vlerësimin e aktakuzës në Gjykatën Penale, duke vepruar sipas propozim akuzës që e ka dorëzuar Prokuroria Speciale Publike i ka pranuar akuzat për rastet “Tarifa” dhe Traektorja”. Seancat gjyqësore priten të caktohet. “Trajektorja”është lënda në të cilën 4 funksionarë të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së dyshohet se kanë ndërmarrë veprime me të cilat janë ndërtuar seksionet e autostradës Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, gjatë së cilës kanë pranuar ofertë më të shtrenjtë për tenderin, me çka buxhetit të Maqedonisë i kanë bërë dëm prej 150 milionë euro. Të dyshuarit janë marrë vesh vetëm me një ndërmarrje. Ndërsa në…

Lexo më Shumë

Stacionet matëse të ministrisë për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor regjistrojnë përbërje më të larta të grimcave PM10, thuhet në komunikatë e lëshuar sot nga VMRO. LSDM në  programin për qytetin e Shkupit, për ambient pastër për të gjithë theksoi se do të ndërmerr masa aktive për të siguruar ujë të pastër dhe ajër të pastër” ndërsa Shilegov dhe Bogoev i fillojnë mandatit e tyre me prerjen e drunjve nëpër qytet. Në faqen 3 të programit për qytetin e Shkupit,  LSD thotë se erdhi koha që ta përmirësojmë ambientin jetësor kurse  më tej thekson se jemi obliguar që në vazhdimësi…

Lexo më Shumë

Gjatë kësaj jave pritet të bëhet edhe konstituimi i këshillit të komunës së Strugës, dhe më pas të fillojë edhe ndarja e posteve nga ana e kryetarit të Strugës Ramiz Merko. Në këtë komunë ka shumë të ngjarë që LSDM të përfitojë më shumë poste si rezultat i mbështetjes që i ka dhënë kandidatit të BDI-së. Burime partiake nga partia e Zaevit për Alsat M thonë se si rezultat i mbështetjes publike që ai dhanë Merkos në raundin e dytë, do kërkojnë post presidencial në këshillin komunal, sekretar komune, drejtor të ndërmarrjeve publike, si edhe disa punësime transmeton  Gazeta Express.…

Lexo më Shumë

Në ligjin e ri të paralajmëruar për energjetikë duhet të gjendet mënyrë që të krijohen kushte në sferën e fotovoltaikëve të investojnë edhe kompanitë më të vogla vendore për çka ka interes nga ana e tyre, thonë nga Oda ekonomike austriake në Maqedoni. Investimet dhe bashkëpunimi në zgjidhje dhe shërbime energjetike nga sfera e fotovoltaikëve dhe deponimi i energjisë janë pjesë nga sfera për të cilat në takimin në javën e ardhshme në Shkup do të bisedojnë ndërmarrje austriake dhe të Maqedonisë. Në Maqedoni do të qëndrojë një delegacion afarist nga Austria i përbërë nga gjashtë ndërmarrje nga disa veprimtari,…

Lexo më Shumë

Në mesin e vendeve të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa marrin pjesë në “Evropën kreative” Maqedonia është mbi mesataren lidhur me pjesëmarrjen në programet, edhe pse nuk është e lehtë të tërhiqen mjete për projekte, theksoi Karell Bartak, drejtues i Sektorit për Kulturë i Agjencisë ekzekutive për arsim, veprimtari audiovizuele dhe kulturë pranë Komisionit evropian. Në hapjen e konferencës “Evropa kreative e BE-së – stimul për bashkëpunimin kulturor” e cila sot mbahet në Shkup, Bartak tha se 28 organizata të Maqedonisë prej vitit 2014 deri më tani kanë marrë pjesë në projekte për bashkëpunim. Në programin shtatëvjeçar…

Lexo më Shumë

Një nga tre fëmijë në Maqedoni është me peshë të rritur trupore. Sipas të dhënave të UNICEF-it, 14 për qind e djemve të moshës 11-vjeçare në Maqedoni janë me peshë të rritur trupore në krahasim me katër për qind në Evropë. Rekomandimi i nutricionistëve është që fëmijët të konsumojnë më shumë fruta dhe perime të freskëta në ushqyerjen e përditshme në lloj të sallatave dhe të ushqimit midis vakteve kryesore të quajtur zemër. Në të gjithë shkollat në vend nxënësit nga klasa e katërt deri në klasë të nëntë sot u njohën me mënyrën e shëndetshme të të ushqyerit, si…

Lexo më Shumë

Në Shkup në bulevardin “Aradhet partizane” mbrëmë janë kryer tre plaçkitje ndaj minorentëve. Persona të panjohur kanë sulmuar dy minorentë nga Resnja dhe Drugova dhe një persona nga Shkupi. MPB njoftoi se në rastin e parë në orën 18:05 në Shkup afër stacionit të autobusëve është kryer plaçkitje ndaj dy minorentëve A.M. nga Resnja dhe M.B. nga fshati Drugovë-Kërçovë, bonjakë të shtëpisë “Zdravko Cvetkovski”. Deri sa kanë pritur autobus u janë afruar tre persona të panjohur të moshës rreth 20 vjeç, të dytë kanë nxjerrë thikë dhe me kërcënim u kanë kërkuar t’u japin gjithçka që kanë me vete, me…

Lexo më Shumë

Në rajonin e Tetovës janë regjistruar 54 aksidente komunikacioni të shkaktuara nga kafshët gjatë dhjetë muajve të këtij viti, informojnë nga SPB Tetovë. Numri më i madh i aksidenteve kanë ndodhur në pjesën e Tetovës në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup dhe kanë përfunduar pa humbje jete dhe lëndime serioze. Në secilën prej aksidenteve është shkaktuar dëm material nga 10 mijë deri më 40 mijë denarë në varësi prej automjetit, forcës së goditjes dhe rrethanave tjera. Pjesa më e madhe e aksidenteve kanë qenë pasojë e lëvizjes së pakontrolluar të kafshëve, më së shumti qen endacakë nëpër autostradë për shkak të mungesës së…

Lexo më Shumë

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll e pret Norvegjinë sonte në Arenën kombëtare “Filipi i Dytë” në Shkup në ndeshje miqësore. Fillimi i duelit është caktuar për në orën 18:30. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Igor Angellovski me optimizëm hyjnë në takimin i cili duhet të jetë konfirmim për vitin e suksesshëm 2017 në të cilën Maqedonia përjetuan vetëm një disfatë nga Spanja. “Të kuq-e verdhët” janë në serinë e katër ndeshjeve pa disfatë dhe do të luftojnë për fitoren e parë në duelet e ndërsjella me Norvegjinë. Federata e Futbollit të Maqedonisë u vendos për çmime të popullarizuara të biletave me…

Lexo më Shumë

Dyzet e katër vjeçarja I.T. nga Shkupi dje i raportoi policisë se dy persona të panjohur e kanë kërkuar vajzën e saj Z.T. 26 vjeç për të rënë dakord për një votim në Këshillin e Komunës së Gazi Babës. Ndërsa I.T i raportoi policisë për të dy personat prej tyre njëri 50 vjeç, të cilët erdhën me “Mercedes”, dhe ofruan ndihmë për biznesin familjar dhe një punë më të mirë për Z.T. Përndryshe, në kundërshtim me atë që u raportua, personi kërcënoi të hidhte një koktej helmues në dyqanin e I.T. Oficerët e policisë nga PS-Gazi Babë kanë ardhur në…

Lexo më Shumë