Author: Semi

Eurokomesari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Han pas takimit më zëvendës kryeministrin për çështje evropian, Bujar Osmani dhe shefin e diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov, njoftoi se javën e ardhshme do të vjen në Maqedoni. “Një takim i shkëlqyer me zëvendës kryeministrin Bujar Osmani dhe ministrin e punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov. Jam i bindur që qeveria do të shfrytëzojë dinamikën pozitive dhe që do të shohim rezultate të ardhshme të reformave deri në fund të vitit. Kjo kërkon bashkëpunim konstruktiv i të gjitha forcave politike, përfshirë edhe opozitën. Me padurim pres vizitën time në Shkup gjatë javës së ardhshme,…

Lexo më Shumë

Emisioni ”Kod” i gazetares Snezhana Lupevska ka ngritur dilema të reja për ngjarjet që pëfunduan me dënime drakonike për pjesëtarët e ”Grupit të Kumanovës”. Sipas këtij dokumentari, ky luftim është ndihmuar nga shteti dhe zyrtarët e atëhershëm të Maqedonisë. ”Pjesëtarët e ‘Grupit të Kumanovës’ janë sjellë në Lagjen e trimave me veturë të ndihmës së shpejtë’ thuhet në dokumentar. ”Policia ka qenë e futur në kurth nga sigurimi shtetëror që ju ka thënë pjesëtarëve të policisë speciale se në atë lagje ka vetëm 3 persona që duhet të normalizohen. Kur ka arritur policia në vendin e ngjarjes, janë befasuar negativisht…

Lexo më Shumë

Debati rreth përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe është rikthyer në Kuvendin e Maqedonisë, pas një ndërprerjeje prej një muaji për shkak të zgjedhjeve lokale. Partitë politike vazhdojnë të mbeten te qëndrimet e tyre, nëse propozim-ligji zyrtarizon, apo vetëm avancon përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet e sistemit. Në procedurë parlamentare është leximi i parë apo nevoja për miratimin e ligjit, ndërsa faza e dytë parasheh ndërhyrjen e mundshme me amendamente nga partitë politike. “Nëse e lexojmë mirë Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe do të shohim se nuk bëhet fjalë për avancim, por për zyrtarizim të plotë të gjuhës shqipe…

Lexo më Shumë

Ish-ministri dhe i përndjekuri i Tribunalit të Hagës për krim ndaj njerëzimit, Ljube Boshkovski ka shprehur dëshirat e tij për të bërë pjesë në Qeverinë Zaev si ministër pa resor, transmeton Express. Ai mund të zërë vendin e tij në Qeveri pasi ka mbështetur me gjithë partinë e tij kandidatët e LSDM-së për zgjedhjet lokale. Përveç Boshkovskit, në Qeveri duhet të emërohen edhe zëvendësuesit e Visar Ganiut, Arben Taravarit dhe Ramiz Merkos, të cilët u zgjodhën kryetarë nëpër komunat e tyre përkatëse. Boshkovski ka kërkuar që të jetë udhëheqës i një ministrie pa resor.

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski, i cili konsiderohet njeri mjaft i afërt me kryeministrin Zoran Zaev, në një intervistë për Kapital ka folur për keqpërdorimet që ka bërë qeveria paraprake, e udhëhequr nga VMRO dhe BDI. Sipas Rashkovskit, këto keqpërdorime kanë vlerën prej disa miliarda eurove. “Pjesa më e madhe e keqpërdorimeve janë në fazën e hetimeve, por edhe pse nuk mund të ju them shifër të saktë, po vërtetohet se janë keqpërdorur para të popullit në vlerë prej disa miliarda eurove”, ka thënë Rashkovski, transmeton Gazeta Lajm. Ai ka përmendur edhe disa raste konkrete të keqpërdorimeve. “Opinioni…

Lexo më Shumë

Xhenis Sulimani, gazetarë në median LajmPress, në intervistë për CIVIL Media, deklaroi që është e nevojshme që sa më tepër qytetarë të jenë kritik dhe të angazhohen në aktivitete qytetare, që përgjegjësia institucionale ndaj qytetarëve të jetë më e lartë. https://youtu.be/t9pgs81ZenY Civil: Cilat janë pikëpamjet e juaja për lirinë e shprehjes, lirinë e mediave dhe aktivizmin? Xhenis: Fillimisht ju përshëndes dhe ju përgëzoj për këtë seri intervistash në dobi të lirisë së shprehjes, lirisë së mediave dhe aktivizmit. Është kënaqësi të jem këtu në Civil – Qendrën për Liri. Unë si një politolog, që momentalisht po e ushtroj profesionin e gazetarisë,…

Lexo më Shumë

Shkruan: Dëfrim Seferi Në këtë cikël zgjedhor aparatura shtetërore ishte më e fuqishme! Servilizmi dhe përulja e subjektit politik shqiptar (BDI) ndaj faktorit politik maqedonas (LSDM) nënçmoj intelegjencën e shqiptarëve dhe u dëshmua fuqishëm që interesi i tyre është pushteti dhe jo problemet e qytetarëve. Në ndërkohë rekomandoj bllokun bashkues (Aleanca me BESË) për organizimin protestave masovike për ndërhyrje në fushatë të kryeministrit ZAEV gjë e cila është e ndaluar nga rekomandimet e PRIBES dhe kriteriumet e KOPENHAGËS! I nderuar Kryetar i Lëvizjes Besa z.Kasami, I nderuar Kryetar i Aleancës për Shqiptarët z.Sela, Fitues moral i ketyre zgjedhjeve dhe numerik…

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për çështje kriminalistike Kërçovë ka ngritur kallëzim penal kundër Sh.J,, (56) nga f, Zajas për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale, “rrezikim të sigurisë”. “Sh.J., arsimtar në shkollën e mesme komunale “Drita” në Kërçovë më 31.10.2017 në ora 17:99, në zyrat e drejtorit, pas një debati verbal, i është kërcënuar se do ta vrasë me pistoletë, nëse nuk e zgjidh problemin e tij”, theksojnë nga MPB-ja.(INA)

Lexo më Shumë

Në Propozim-buxhetin për vitin 2018 është paraparë përmes debisë në tregun vendor dhe atij të huaj të sigurohen rreth 470 milionë euro për financimin e deficitit buxhetor, i cili është paraparë në 2,7 për qind nga BPV-aj dhe për kthimin e detyrimeve të papaguara që i kanë bërë qeveritë paraprake, paralajmëroi sot ministri i Financave Dragan Tevdovski. Ai theksoi se për debitë e huaja, me rëndësi është sa do të jetë shkalla e interesit, gjegjësisht çmimi që do ta paguajnë qytetarët. “Nuk është njësoj të dilet në treg të huaj ose me eurobono e cila do të ketë tre, katër…

Lexo më Shumë

Në një aksident rrugor që ka ndodhur dje në afërsi të fshatit Haraçinë të Shkupit humbi jetën një këmbësor. Shoferi është larguar nga vendi i aksidentit. Siç kumtoi policia, dje në autostradën-qarkore në qytetin e Shkupit në afërsi të mbikalimit për në fshatin Haraçinë, ka ndodhur një aksident ku shoferi i automjetit e ka goditur një këmbësor i cili vdiq në vendin e ngjarjes. Shoferi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit. Ekipi i Ndihmës së shpejtë mjekësore e ka konstatuar vdekjen e këmbësorit. Ekspertizë në vendin e aksidentit kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB – Shkup.…

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për çështje kriminalistike Kërçovë ka ngritur kallëzim penal kundër Sh.J,, (56) nga f, Zajas për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale, “rrezikim të sigurisë”. “Sh.J., arsimtar në shkollën e mesme komunale “Drita” në Kërçovë më 31.10.2017 në ora 17:99, në zyrat e drejtorit, pas një debati verbal, i është kërcënuar se do ta vrasë me pistoletë, nëse nuk e zgjidh problemin e tij”, theksojnë nga MPB-ja.

Lexo më Shumë