Author: Semi

– Smart teknologjitë e reja që i lanson kompania ZTE, efektet pozitive që i gjenerojnë mbi 100 qytete në Kinë me zbatimin e tyre dhe planet e ardhshme për investime të kompanisë, kanë qenë temë e bisedës së takimit të kryeministrit Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Koço Angjushev me drejtorin e ZTE-së për Evropën Juglindore, Ling Zhi, në vigjilje të Samitit 16+1 për bashkëpunim të vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore me Republikën Popullore të Kinës. Përfaqësuesit e ZTE-së e kanë prezantuar konceptin e smart kartelës që posedon mundësi, që krahas të dhënave tatimore, të integrojë edhe të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov prej sot qëndron për vizitë pune në SHBA. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë në Uashington do të ketë takime me përfaqësues të lartë të administratës amerikane, të Departamentit shtetëror, Kongresit të SHBA-së dhe të komunitetit think-thenk, si dhe me diasporën e Maqedonisë. Dimitrov më 29 nëntor 2017 do të marrë pjesë në një konferencë në organizim të Këshillit Atlantik të SHBA-së të titulluar “Stuhia e radhës? Formimi i së ardhmes ballkanike në epokën e pasigurisë”. Në konferencë do të marrin pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve ballkanike dhe më shumë se…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi prej sot do të marrë pjesë për vizitën e parë zyrtare në Mbretërinë e Suedisë. Në kuadër të vizitës, parashikohet që Xhaferi të ketë takime me kolegun e tij suedez, kryetarin e Riksdagut, Urban Alin, me ministren e Punëve të Jashtme Margot Valstrom me ministren e Emigraciont dhe zëvendësministren e Drejtësisë Helen Fritzon, ndërsa do të ketë edhe audiencë tek mbreti i Suedisë, Karl XVI Gustaf. Xhaferi gjatë qëndrimit në Suedi do të takohet edhe me kryetaren e Këshillit bashkiak të Stokholmit Luiz Erlandson Slorah, do të ketë edhe takime me…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit Shkup sot duhet të mbajë seancë në të cilën do të vendos nëse filmimet nga masat e posaçme hetimore të publikuara në Jutjub mund të jenë dëshmi në rastin e “Ryshfeti”. Avokatët e Zaevit i kanë kërkuar Gjykatës Themelore Shkup 1 ky incizim të veçohet nga provat, sepse u publikua në disa media ndërsa bëhet fjalë për incizim sekret. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tyre, pas së cilës parashtruan ankesë deri te Gjykata e Apelit. Zaev në “Ryshfet” është akuzuar se si kryetar i komunës së Strumicës, ka kërkuar ryshfet nga biznesmeni i Strumicës Ivan Nikollov,…

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku sot në Kodrën e Diellit do të ketë fjalim në promovimin e projektit të ri për “Uljen e rrezikut nga përmbytjet në Rajonin e Pollogut”. Projekti është i financuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike të Zvicrës, ndërsa do të realizohet gjatë katër viteve të ardhshme përmes Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, komunat nga rajoni dhe një numër i madh i institucioneve të nivelit kombëtar dhe lokal. Në ngjarje, siç informojnë…

Lexo më Shumë

Deputetet Ane Lashkovska dhe Ivana Tufegxhiq prej sot në Bratislavë do të marrin pjesë në punëtorinë “Transparencë dhe bashkëpunim parlamentar me shoqërinë civile”, njoftoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Punëtoria është në organizim të Institutit kombëtar demokratik për marrëdhënie ndërkombëtare dhe Këshillit kombëtar të Sllovakisë dhe është në funksion të krijimit të parlamentit të hapur dhe transparent me qëllim të procesit më të mirë ligjdhënës. “Në punëtori, deputetët do të këmbejnë përvoja me kolegët e tyre nga rajoni, me kolegët nga parlamenti i Republikës së Sllovakisë, si dhe me përfaqësues të shumtë prej institucioneve të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe…

Lexo më Shumë

Komiteti kombëtar i IKOMOS sot në mesditë organizon forum me temë “Materialet tradicionale dhe materialet e reja dhe metodat për konservimin dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore”. Ngjarja, e cila do të mbahet në Muzeun e Maqedonisë, është pjesë e aktiviteteve të programit të IKOMOS Maqedoni, të mbështetura prej Ministrisë së Kulturës dhe me donacion të Trifun Kostovskit.

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska sot do të marrë pjesë në ndarjen e certifikatave për aftësimin profesional të pjesëmarrësve në trajnime në IPN Burgu Kumanovë – “Kshanje”. Në ndarjen e certifikatave do të marrin pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve Jovica Stojanovi, përfaqësuesja e përhershme e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) Luiza Vinton, si dhe përfaqësues të shkollave të mesme profesionale – zbatues të trajnimeve prej SHMT “Nace Bugjoni” dhe SHMK “Kiro Burnaz”.

Lexo më Shumë

– Marrëveshje për bashkëpunim midis Fakultetit të Sigurisë dhe Akademisë kosovare për Siguri Publike, sot në Shkup do të nënshkruajë dekani prof.dr. Nikolla Dujovski dhe drejtori i përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi. Qëllimi i Marrëveshje është të vendoset bashkëpunim afatgjatë dhe i qëndrueshëm midis dy institucioneve të arsimit të lartë për mbështetje të qëllimeve strategjike në sferat e arsimit të lartë, hulumtimit dhe zhvillimit. Akademia kosovare për Siguri Publike dhe Fakulteti i Sigurisë e theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në arsimin e lartë të studimeve deridiplomike dhe pasdiplomike dhe vendosën të vendosin bazë adekuate për bashkëpunim të ardhshëm në disiplina…

Lexo më Shumë

Nëntë persona janë lënduar më lehtë në pesë prej gjithsej 22 aksidenteve rrugore gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Në 17-të aksidente është shkaktuar dëm material, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Polica rrugore këtë fundjavë ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Njëqind shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, katër kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, pesë shoferë nuk kanë dhënë përparësi kalimi dhe 28 persona të cilët kanë drejtuar automjet të paregjistruar. Nga komunikacioni janë përjashtuar 38 persona, 14 shoferë të cilët e…

Lexo më Shumë

Hapësira mediale në Maqedoni nga sot do të jetë e pasur me “Nezavisen vesnik” (Gazetën e pavarur), e cila me dinamikë të një gazete të përditshme do të shpërndahet në Shkup dhe në më shumë qytete në Maqedoni, përmes rrjetit të saj personal kolporterik. Koncepti i gazetës është që të përpunohen lajme dhe tema nga politika, ekonomia, kultura, jeta shoqërore, sporti, shoubizi, e gjithë ajo që paraqet sfidë për publikun. Redaksia e gazetës “Nezavisen vesnik” është kombinim i gazetarëve me përvojë dhe gazetarëve të rinj. “Do të ketë tema aktuale, të përpunuara nga gazetarë, nga aspekte të ndryshme, mendime të…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, gjatë vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar në Budapest, zhvilloi një takim joformal me zëvendësministrin e ekonomisë dhe zhvillimit të Republikës së Greqisë, Stergios Pitsiorlas. Në frymën e ndërtimit të marrëdhënieve dhe relacioneve miqësore fqinjësore, citohet në njoftimin zyrtar, u shprehën pritjet për promovimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në planin ekonomik, dhe siç u theksua, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet lidhjes energjetike dhe infrastrukturore të të dy vendeve. Ministri i Ekonomisë Bekteshi tha se është interes i përbashkët që ekonomitë në të dyja vendet të shënojnë rritje, të përmirësohet cilësia e…

Lexo më Shumë