Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë ka dalë me njoftimin më të rri në lidhje me gjendjen e komunikacionit në Maqedoni, duke marrë parasysh përkeqësimin e motit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tyre, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagështa, kurse në vendet më të larta malore – në perëndim dhe veriperëndim – nëpër rrugë ka prani të dëborës. Gjithashtu, si rezultat i mjegullës në rajonin e Pletvarit është ulur dukshmëria nga 50 deri më 100 metër. Dendësia e komunikacionit në hapësirat jashtë qyteteve është e ulët, ndërkaq në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia. LAMM…
Author: Semi
Pasdite në një këmbimore në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, ka ndodhur një incident i armatosur, transmeton Gazeta Lajm. Dëshmitarë okularë kanë thënë për sdk.mk se dy persona janë future në këmbimore, kurse personi që ka qenë brenda ka shtënë drejt tyre. Ata thonë se kanë vërejtur dy persona të shtrira në tokë. Para këmbimores vërehet prezencë e madhe policor dhe tri vetura të ndihmës së shpejtë. Në MPB zyrtarisht vërtetojnë që ka pasur incident, por nuk konfirmojnë për viktima të mundshme. Thonë se ekipe të tyre janë në teren dhe së shpejti do të dalin me më tepër detaje.
Partitë në koalicionin qeverisës vazhdojnë të gjejnë forma të mundshme për mbijetesën e tyre si pjesë e të njëjtin koalicion, por gjithashtu edhe për t’i kënaqur të gjitha nevojat dhe interesat e tyre në pozita. Një gjë është e qartë tashmë, se Aleanca do të mbetet pjesë e koalicionit, por ALSAT mëson se së fundi në bisedimet mes partnerëve është hedhur edhe mundësia e një posti të ri, të një zv/kryeministri, që do t’i jepej partisë së Zijadin Selës. Po ashtu, kjo duket si forma më e qartë e LSDM-së dhe BDI-së për marrjen e postit të Shëndetësisë nga Aleanca.…
Prokuror publik nga Prokuroria e Shkupit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për zbulimin e autorit dhe motivit për vrasjen që ndodhi të premten në Çair të Shkupit, thonë nga Prokuroria Themelore. “Janë siguruar video regjistrimet nga kamerat që ndodhen në rrethinë në vendin ku ka ndodhur vrasje dhe të njëjtat do të jenë lëndë e analizës. Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, ndërsa gjithashtu janë lëshuar urdhëra për ekspertizë të gëzhojave, të veshjes, të gjurmëve të gjakut dhe të sendeve të tjera të gjetura dhe marra nga vendi i ngjarjes”, thuhet…
Pasdite në një këmbimore në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, ka ndodhur një incident i armatosur, transmeton Gazeta Lajm. Dëshmitarë okularë kanë thënë për sdk.mk se dy persona janë future në këmbimore, kurse personi që ka qenë brenda ka shtënë drejt tyre. Ata thonë se kanë vërejtur dy persona të shtrirë në tokë. Para këmbimores vërehet prezencë e madhe policor dhe tri vetura të ndihmës së shpejtë.
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka deklaruar se fokusi i qeverisë vihet në zgjidhjen e kontestit me Greqinë, si njëndër format për zhvillimin e mëtejmë të integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë, njofton Almakos. “Kjo është çështje megjithatë aktuale edhe në Maqedoni. E logjikshme ishte që pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të bëhet përpjekje e re për zgjidhjen e këtij problemi esencial dhe të ndjeshëm, të cilin e ka Republika e Greqisë me emrin tonë kushtetues, ndërsa i cili njëherësh është pengesë për proceset tona integruese”, ka deklaruar më herët kryeministri Zoran Zaev. Edhepse Maqedonia është në rrugë të mbarë…
Dega e BDI-së në Kumanovë me gjasë do të mbetet në opozitë, sa i përket pushtetit komunal. Kjo si pasojë e mospërfilljes së kryekomunarit Maksim Dimitrievski ndaj kërkesave të grupit negociator të BDI-së, shkruan gazeta Lajm. Burime të gazetës brenda BDI-së thonë se partia është e gatshme të mbetet në opozitë për të mos i ra në gjunjë kryetarit të qytetit. Dimitrievski nuk lëshon pe se hisja shqiptare duhet të ndahet në mes shqiptarëve të LSDM-së dhe BDI-së. BDI është ankuar të Zoran Zaev për qasjen e Maksim Dimitrievskit, por ky i fundit thotë se i ka duart të lira…
Shpresojm qe kjo është Festa e Fundit qe e pret pas hekurave të mbyllur. •JEMI KRENAR ME TY BABI Kjo është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishmet të rilindjes sonë Kombëtare, në gjithë historinë tonë.Po këtë ditë është edhe datëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtris Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sakrifikuan shum jetën e tyre për vendin tonë, dhe janë ngjarje që i dhanë shpirt historisë sonë. Festat e nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë e kurajo. Në këtë ditë…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) kanë mbyllur shtatë bastore sportive në Shkup dhe Tetovë, ndërsa do të ngrisin edhe kallëzime penale kundër disa personave. Siç njoftojnë nga MPB, pas posedimit të informacioneve të para aksioni është kryer në tetë bastore, dy në Shkup dhe gjashtë në Tetovë. Nga kontrollet e kryera në tetë objekte, vetëm njëra prej tyre ka poseduar leje për punë në fshatin Bogovinë të Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në shtatë objektet tjera nga policia është konstatuar se ata punojnë në mënyrë jo të rregullt dhe nga ana e DAP…
Vendimi i Këshillit Penal të Gjykatës Supreme për rigjykim të rastit “Monstra”, nesër pritet që të arrijë në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Këtë e konfirmon për Portalb.mk, zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Safet Kadrii, i cili thotë se Supremja e ka dorëzuar vendimin në Gjykatën e Apelit, ndërkaq për shkak të procedurave, i njëjti nesër pritet që të dorëzohet te gjykata e shkallës së parë, shkruan Portalb.mk. “Sot nuk do të mundet të dorëzohet, pasi që edhe tani mbaron orari i punës, ndërkaq nesër pritet që i njëjti të arrijë te Gjykata Themelore”, tha shkurt Kadrii për Portalb.mk Sipas procedurës, vendimi i Gjykatës…
Me rastin e 105 vjetorit të festës kombëtare të flamurit, Komuna e Çairit të martën (28.11,17) organizon manifestim kulturor në “Sheshi Skenderbej”, shkruan Portalb.mk. Programi festiv do të fillojë në ora 12:00 me pjesëmarrës Ansamblet e Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi”, “Emin Duraku”, “Shkupi”, “Karshiaka”, “Shqiponja” dhe “Drita e Dervenit”
Mbrëmë në ora 21:00 në Policinë e Tetovës M.C (56) ka denoncuar vjedhje me dhunë nga persona të panjohur në shtëpinë e tij. Sipas denoncuesit në periudhën mes orës 18:00 – 20.30 kur M.C është kthyer në shtëpi në obor ka hasur një person me pistoletë në dorë. Ai ka pyetur se çfarë bën aty ndërsa ai i ka thënë që mos lëviz se do ta vrasë. Pas pak nga shtëpia ka dalë një person tjetër i panjohur me maskë dhe e ka goditur M.C në kokë dhe të dy hajdutët kanë ikur në drejtim të panjohur, transmeton Gazeta Express.…