Janë arritur shtatë marrëveshje për tregti të kompanive nga Maqedonia me ato nga Kina në takimet B2B në kuadër të Forumit ekonomik dhe tregtar në Samitin e 6-të të shefave të qeverive të Kinës dhe 16 vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore (EQJ). Nga LOE informojnë se kompanitë, që i lidhën marrëveshjet si rezultat i rrjetëzimit konkret, janë nga bujqësia, ndërtimtaria, industria automobilistike, projektimi dhe planifikimi. “Marrëveshjet nënkuptojnë promovim, avancim dhe përforcim të bashkëpunimit bilateral afarist. Për herë të parë i tërë forumi afarist ishte realizuar përmes takimeve të kontraktuara të kompanive nga RP e Kinës dhe 16 vendeve nga…
Author: Semi
Me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit dhe të pavarësisë edhe këtë vit nën patronatin e liderit të BDI-së Ali Ahmeti do të mbahet Akademi solemne. Akademia kushtuar kësaj date të rëndësishme historike do të mbahet sot në ora 13:00, në hotelin Aleksandar Palace në Shkup.
– Deri në vitin e ardhshëm sipas Propozim-buxhetit, për të cilin filloi debati në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet, janë planifikuar 24,6 miliardë denarë ose 400 milionë euro për investime kapitale ose për 5,3 për qind më shumë në krahasim me vitin 2017. “Në vitin 2018 është planifikuar investim në më shumë sfera edhe atë për intensifikim të projekteve infrastrukturore, gjegjësisht për investime investuese për përfundim të autostradës së Korridorit 10 dhe infrastrukturës hekurudhore, si dhe investime kapitale për përmirësim të kushteve në shëndetësi, arsim dhe sistem social, bujqësi, kulturë, sport, mbrojtje e mjedisit jetësor dhe gjyqësi”, theksoi ministri…
Administrata moderne tatimore nuk është vetëm pagesë e tatimeve, të dhënave dhe kontributeve, por edhe vazhdimisht të investohet në uljen e ngarkesës administrative për obliguesit tatimor përmes përmirësimit të shërbimeve tatimore dhe thjeshtësimit të procedurave. Për administratë të tillë tatimore Bashkimi Evropian përmes projekteve e financoi Drejtorinë për të ardhura publike dhe mundësoi përforcim të cilësisë së shërbimeve tatimore në Maqedoni. DAP-i sot në Drejtorinë rajonale Shkup do ta promovojë ndihmën nga BE-ja ku paraqitje të vet do të kenë shefi i Delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar, ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska. Nga DAP-i…
Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov dhe disa persona të tjerë sot në mëngjes u arrestuan me urdhër të Prokurorisë Publike, konfirmuan për MIA-n nga MPB. Çavkov për momentin është në Gjykatën penale ku po jep dëshmi para gjykatësit të procedurës paraprake. Nga gjykata për MIA-n informojnë se për momentin edhe personat e tjerë janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake i cili vepron sipas parashtresës me shkrim nga PTHP lidhur me ngjarjet në Kuvend të 27 prillit. Mitko Çavkov, gjatë ngjarjeve në prill kryesoi me shtabin operativ të MPB-së. Nga strukturat…
Në Serbi, sipas parashikimeve, deri në vitin 2050 do të jetojnë 33,2 për qind më pak njerëz se sa tash. Kjo do të thotë se do të zhduket një qytet i tërë me madhësi sa Beogradi, më shumë se dy milionë banorë, ndërsa, shprehur me numra të tjerë, Serbia do të ketë më pak se 5,5 milionë, transmeton. Po sipas këtyre parashikimeve, Kosova në atë vit do të ketë 17 për qind më shumë banorë, respektivisht nga 1.9 milionë sa ka tani, në vitin 2050 numri i banorëve të Kosovës do të rritet në 2.23 milionë. Në këtë mnëyrë, Kosova…
Grupi rinor Zgjohu në bashkpunim me profesoreshën Linda Rexhepi realizoi manifestim me rastin e 28 Nëntorit me moton “NËNTORI MUAJI I TRIUMFIT KOMBËTAR”. Hyrja e programit u bë me himnin e flamurit kombëtar nga Talat Osmani me përcjellje instrumentale. Fjalë rasti pati kryetarja e Grupit rinor Zgjohu Sejlane Alimi, e cila tregoi mbi qëllimet e këtij aktiviteti, me ç’rast theksoi “Se një popull, që fle vdes” – Ismail Qemali. Andaj ne nuk do të vdesim, do rrim zgjuar do punojmë fortë, që ta ngrisim shoqërin tonë, ashtu siç deshën rilindasit tanë, ashtu siç deshën dëshmorët e kombit tanë dhe ashtu siç…
Në kuadër të qëndrimit dyditor të delegacionit qeveritar në Budapest në Samitin 16+1, kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga ekipi qeveritar sot u takua me Dejvid Tang, kryetar i “Huvaei-t” për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe vendet nordike, dhe me përfaqësues tjerë të menaxhmentit të kompanisë, transmeton MIA. Pres-shërbimi qeveritar kumtoi se në takim është biseduar për perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit mes kompanisë “Huvaei” dhe Republikës së Maqedonisë, për hapat e ardhshëm investues, por edhe për inovacionet e reja dhe smart teknologjitë që i lansoi kompania. U konkludua se në Maqedoni janë krijuar kushte për zhvillim të klimës stabile të…
Ambasadori i Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, ka deklaruar se Kosova është e interesuar për një hetim ndërkombëtar për Grupin e Kumanovës, shumica e të cilëve janë nga Kosova. Tv Temla bën të ditur se Hysa ka deklaruar se për këtë çështje nevojitet një marrëveshje dypalëshe Kosovë-Maqedoni, duke mos dhënë sqarime se si Prishtina e sheh këtë aspekt. Ndërkaq, nga Kryeministria e Maqedonisë thonë se nuk ka asgjë të re në drejtim të hapjes së një hetimi ndërkombëtar për rastin e Lagjes së Trimave. Kurse pas përfundimit të gjykimit, Qeveria në Prishtinë ndau nga 10 mijë eur për familjarët e…
Me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale parashihet hapja e kanalit të katërt në servisin publik radiodifuziv, i cili do të duhet t’i përfshijë mevojat mediale të bashkësive më të vogla në Maqedoni. Servisi publik radiodifuziv do të ketë programin e parë në gjuhën maqedonase, Kanalin kuvendor, kanalin e tretë me 24 orë program në gjuhën shqipe dhe kanalin e katërt, ku do të meetoheshin programe në gjuhën turke, rome, serbe, boshnjake dhe vllehe, transmeton MIA. Redaksitë e programeve të bashkësive më të vogla përballen me numër më të madh problemesh gjatë realizimit…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë ka dalë me njoftimin më të rri në lidhje me gjendjen e komunikacionit në Maqedoni, duke marrë parasysh përkeqësimin e motit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tyre, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagështa, kurse në vendet më të larta malore – në perëndim dhe veriperëndim – nëpër rrugë ka prani të dëborës. Gjithashtu, si rezultat i mjegullës në rajonin e Pletvarit është ulur dukshmëria nga 50 deri më 100 metër. Dendësia e komunikacionit në hapësirat jashtë qyteteve është e ulët, ndërkaq në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia. LAMM…
Pasdite në një këmbimore në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, ka ndodhur një incident i armatosur, transmeton Gazeta Lajm. Dëshmitarë okularë kanë thënë për sdk.mk se dy persona janë future në këmbimore, kurse personi që ka qenë brenda ka shtënë drejt tyre. Ata thonë se kanë vërejtur dy persona të shtrira në tokë. Para këmbimores vërehet prezencë e madhe policor dhe tri vetura të ndihmës së shpejtë. Në MPB zyrtarisht vërtetojnë që ka pasur incident, por nuk konfirmojnë për viktima të mundshme. Thonë se ekipe të tyre janë në teren dhe së shpejti do të dalin me më tepër detaje.