Author: Semi

GERMA është qendër private e kurseve të të ndryshme me  fokus të veçantë në gjuhën angleze ( grupe intenzive dhe te rregullta) dhe gjuhën gjermane( grupe intenzive dhe të rregullta). Qendra është  themeluar në Shkup e cila angazhohet në mësimdhënie  të gjuhës angleze, gjermane, gjuhëve tjera evropiane si dhe kurseve tjera. I tërë stafi përbëhet nga dhjetë mësimdhënës të kualifikuar dhe shumë të profesionalizuar. Për shkak të kërkesës së vazhdueshme të prindërve dhe interesimit të studentëve  që ta kenë më afër  këtë qendër. GERMA ofron programe të avancuara të tjera sikur Matematikë, Informatikë, pergaditje për provime dhe seminare, përgaditje per provime…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës prej sot për sekretar komune do të ketë Sllavica Serafimovska, kuadër i LSDM. Ky informacion ësht bërë i ditur nga burimet e LSDM në komunë. Si rezultat i bashkëpunimit parazgjedhor mes BDI dhe LSDM në postin e sekretarit të komunës emërohet Sllavica Serafimvoska, kuadër i LSDM nëpunëse në komunë. Kjo ka qenë marrëveshja me koalicionin LSDM, Pritet që LSDM të drejtojë edhe me dy sektorë të komunës. Më parë këtë post e ka ushtruar Teuta Xhaferi nga BDI-ja/Shigjeta.net

Lexo më Shumë

Vendimi për mundësinë e lëshimit nga paraburgimi të të dënuarve në rastin “Monstra” po çohet derë më derë, nga gjykata në gjykatë. Edhe pse gjatë këtyre dy ditëve ishim në kontakt me gjykatat dhe si përfundim na informuan se lënda tashmë nga Gjykata Supreme dhe Gjykata e Apelit është transferuar në atë Penale, tani nga Gjykata Themelore për Televizionin SHENJA njoftojnë se lënda përsëri është dërguar në Gjykatën Supreme. Edhe pse nuk ka një praktikë të tillë prej më herët dhe ky njoftim i Penales ishte i paqartë për gazetarët, zëdhënësi i Gjykatës Themelore insistonte se i kanë thënë që…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e Forumit për Maqedoni demokratike, Bllazhe Dimov, Aneta Georgievska-Shajn, Maja Panova dhe Haris Fazliu u takuan me ministrin për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov. Në pyetjen se në çfarë mënyre Forumi mundet në mënyrë më të dobishme të angazhohet për t’i ndihmuar Maqedonisë, Dimitrov tha se vetë fakti që Forumi për Maqedoni demokratike është formuar si organizatë apartiake dhe qytetare i reflekton edhe synimet e Maqedonisë në këtë fazë të zhvillimit të demokracisë së saj. Dimitrov shtoi se në moment Ministria për punë të jashtme punon në përmirësimin e imazhit të Maqedonisë si dhe përmirësimin e marrëdhënieve me shtete…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili sot pasdite u kthye nga vizita zyrtare në Suedi është i pakapshëm për gazetarët në lidhje me çështjen e lajmërimit të kryetarit të Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit të deputetëve, Pavle Bogoevski për kërkesën e gjykatës për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve që u arrestuan dje. Edhe Vjollca Bajrami nga shërbimi i Kuvendit për marrëdhënie me publikun poashtu është e pakapshme për gazetarët dhe nuk ka informata se për çfarë arsye zgjatet vendimi i marrjes së mandateve të deputetëve të arrestuar. Bogoevski është i gatshëm të caktojë seancë menjëherë sapo…

Lexo më Shumë

Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me “Demokracy Lab” dhe USAID, sot organizoi debat kushtuar Ligjit për arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë, Listën e Shangait, përfshirë këtu efektet, avantazhet dhe disavantazhet e kësaj liste. Koordinatori i ECTS-së në Universitetin e Tetovës, Doc. Dr. Kushtrim Ahmeti tha se kjo iniciativë e studentëve është për tu përshëndetur, dhe se në Ligjin për arsimin e lartë duhet të jenë të kyçur studentët bashkë me komunitetin akademik. “Sot, bashkë me studentët diskutuam lidhur me mundësitë të cilat dalin nga analizat që janë aktuale në shumë vende evropiane, si dhe për…

Lexo më Shumë

670 persona të dënuar me burgosje deri më 6 muaj do të lirohen plotësisht, ndërsa tre mijë të burgosurve do të ju zvogëlohet dënimi për 30 për qind nga koha të cilën duhet ta kalojnë në burg. Ky është vlerësimi i Qeverisë për atë se sa persona do të përfshijë propozim-ligji për amnisti që u miratua në seancën e djeshme. Por ligji nuk do të përfshijë një pjesë të të burgosurve, kryesisht të dënuar për vepra të rënda penale. Përndryshe, ligji për amnisti do t’i përfshijë të gjithë të dënuarit deri më 30 shtator. Për pyetjen se pse pikërisht kjo…

Lexo më Shumë

Për më 13 dhjetor është shtyrë seanca e Gjykatës Themelore në Selanik, të cilën duhet të merret përgjigje rreth kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë për ekstradimin e të arratisurve Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski, të dy të akuzuar në rastin e PSP-së – “Fortesa 2″ Debati i sotëm u shty për shkak të mungesës të avokates dhe ekipit treanëtarësh të Grujoskit dhe Boshkovskit, nga njëra anë, dhe përkthimit të papërfunduar të dokumentacionit të dërguar nga Ministria e Drejtësisë të Maqedonisë, nga ana tjetër, transmeton MIA.  Deri atëherë pritet që Gjykata t’i marrë përkthimet e dokumenteve, të dërguara…

Lexo më Shumë

Dinamika e ndërtimit të banesave për kategoritë më të prekura të qytetarëve ishte fokusi i takimit ndërmjet ministrit për transport dhe lidhje, Goran Sugareski dhe drejtorit të Shoqatës aksionare për ndërtim dhe menaxhim të hapësirave banesore dhe afariste me rëndësi në Maqedoni, Hristijan Trajkovski, informojnë nga Ministria për transport dhe lidhje. Trajkovski e ka informuar ministrin Sugareski se ka filluar ndërtimi i dy ndërtesave, një në Koçan me 43 banesa dhe një në Gostivar me 10 banesa, ndërsa pritet që deri në fund të vitit ose më së voni deri në çerekun e parë të vitit të ardhshëm të shpallet…

Lexo më Shumë

Këshilli për etikë në mediat në Maqedoni (KEMM) reagon për intervistën e shpikur me ish kryetarin e Republikës të Maqedonisë Branko Cërvenkovskit në onlajn mediumin Republika (republika.mk), duke e vlersuar si orvatje për dezinformim dhe manipulim të publikut, njofton Portalb.mk. “Edhe përkundër asaj që redaksia përdor format të ngjajshëm të publikimit të informatave me disa media satirike ndërkombëtare, anashkalohet mundësia që përmbajtet si kjo munden shumë lehtë të  pranohen si të vërteta, posaçërisht kur i drejtohen apo lidhen donjë situate politike aktuale. Redaksia e Republika-s në fund të intervistës, shton se ky tekst është pjesë e rubrikës “Dylbi”, dhe shton se “çdo ngjajshmëri me personat e…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE njofton se sot në periudhën prej orës 15:00 deri 17:00 bllokoi udhëkryqet tek “Mavrovasja”, “Porta Vlae”, udhëkryqin në Novo Lisiçe mes bulevardeve “Jane Sandanski” dhe “Serbia”, si dhe udhëkryqin tek “Rampa” në Kisella Vodë. Nga partia opozitare shtojnë se para Ministrisë së Drejtësisë në orën 18:00 do të ketë përsëri protesta dhe do të mbahen fjalime. Nga kjo parti vazhdojnë të kundërshtojnë arrestimin e anëtarëve të saj duke thënë se kjo është vetëm përndjekje politike nga pushteti.

Lexo më Shumë

#ClickPlus 29 Nentor, 2017 Tema: 27 prilli, paraburgimet, kuvendi në këmbë Të ftuar: Naser Zyberi, Ekspert Imer Selmani, Ekspert Abedin Zymberi, Ekspert – Si u gjykua forma e arrestimit të të dyshuarve për ngjarjet e 27 prillit? – Përse 16 persona ndër to edhe funksionarë dhe ish-funksionarë të lartë të shtetit u dërguan në paraburgim në Shutkë, ndërsa 6 të tjerë u dënuan me paraburgim shtëpiak? – Çfarë do të ndodhë me imunitetin e deputetëve të dyshuar për dhunë? – Çfarë u diskutua në takimin e jashtëzakonshëm të mbrëmjes së sotme në kunvend në mes kryeparlamentarit Xhaferi dhe liderëve Zoran…

Lexo më Shumë