Author: Semi

Prokuroria Themelore Publik për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka thënë se duke realizuar bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në procedimet para hetimore me prokurorinë publike për krim të organizuar dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, zbuloi instalimin e laboratorit më të madh për përodime të  paligjshëm të  drogave sintetike në Evropën Juglindore. Për koordinim paralel për hetim ndërkombëtar dhe bashkëpunim ishte formuar Ekip i Përbashkët Hetues i Organeve nga të dy vendet për të koordinuar një hetim dhe bashkëpunim paralel ndërkufitar. – Gjatë ditës së djeshme, në zonën e Tetovës dhe Shkupit, Zyra e Prokurorit…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, edhe për sot ka paralajmëruar bllokim të rrugëve dhe protesta para Gjykatës Penale në Shkup. Ata përmes një kumtese për media thonë se arrestimi i artisëve, aktorëve, regjisorëve, arkitektëve dhe deputetëve dhe akuzat ndaj tyre për terrorizëm është akt i një torture politike. “Akuzat për terrorizëm kundër personave të cilët nuk kanë bërë asnjë shkelje në jetën e tyre, është revanshizëm klasik politike kundër gjithë atyre që nuk pajtohen me politikat antishtetërore dhe kanë guxim që atë ta thonë publikisht. Të shpallen terroristë persona që asnjëherë nuk kanë mbajtur armë në dorë dhe të njëjtit të…

Lexo më Shumë

Pas të reshurave të dendura, lumi Vardar në qendër të Shkupi ka dalë nga shtrati i tij.  Situata më kritike, siç mund të shihet nga këto pamje është regjistruar nën urën Goce Dellçev, e cila qendër afër godinës së Qeverisë së Maqedonisë. Kryetari i Qyteti të Shkupit, Petre Shilegov, në një prononcim për media ka thënë se gjendjen e lumit Vardar janë duke e ndjekur nga afër. “Sot në mëngjes është regjistruar se lumi Vardar ka dalë nga shtrati i tij. Ekipet dhe shërbimet kompetente të Qytetit të Shkupit janë në terren, me çka janë ndërmarrë të gjitha masat për…

Lexo më Shumë

“Analiza e fizibilitetit të mundësive për reduktimin e rrezikut nga vërshimet në rajonin e Shkupit”, është emri i studimit që Qyteti i Shkupit e ka përpiluar në bashkëpunim me UNDP-në, që  u prezantua sot para publikut. Në prezantimin e këtij dokumenti të rëndësishëm morën pjesë Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva dhe përfaqësuesja e  përhershme e UNDP-së, Luiza Vinton si dhe përfaqësues nga komunat e Shkupit, ndërmarrjet publike të qytetit, ministritë dhe institucionet shkencore, shoqatat joqeveritate dhe qytetarë. “Qyteti i Shkupit fillon një praktikë të re në mënyrën e funksionimit në kuptim të ndarjes së rezultateve nga…

Lexo më Shumë

Asociacion për edukim shëndetësor dhe hulumtim – HERA, fton gjithë qytetarët të cilët nuk e dinë gjendjen e tyre të bëjnë HIV test në qendrat më të afërta për testim, i cili është falas, vullnetar dhe i besueshëm, ndërsa rezultatet do t’i marrin për më pak se 30 minuta dhe janë të garantuara. “Në periudhën prej vitit 1987 deri në vitin 2017, nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me infeksionin HIV është 338, derisa numri i personave të vdekur që si shkak kanë pasur lidhshmërinë me SIDË-n, është 83. Pjesa më e madhe e infektimeve ka ndodhur nëpërmjet…

Lexo më Shumë

Në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, objekti Çifte Hamam sot do të hapet ekspozita “Kudo që shkoj, sërish ty të kthehem” në suaza të shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të posaçme. Punimet nga qeramika të cilat do të vendosen në ekspozitë i punuan nxënësit me dëgjim dhe të folur të dëmtuar nga shkolla “Partenije Zografski” dhe nxënësit nga shkolla e mesme “Josip Briz Tito”. Projekti është realizuar nën mentorimin e Maja Dimitrovës, edukatore, ndërsa ekspozita zgjat deri më 5 dhjetor. Nga Galeria Kombëtare e Maqedonisë informojnë se me vite pas organizojnë punëtori të ndryshme kreative përmes të cilave…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska sot do t’i dorëzojë vendimеt e para të qytetarëve të përfshirë me Ligjin për sigurim social të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese shtetërore. Ligji për sigurim material të punëtorëve nga firmat e falimentuara u miratua në mbledhje qeveritare në fund të korrikut të këtij viti, ndërkaq u miratua nga Kuvendi i Maqedonisë në shtator të këtij viti. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale atëherë informuan se rreth 3.000 persona të cilët do të marrin 7.596 denarë në muaj, për çka janë siguruar mjete në…

Lexo më Shumë

– Republika e Maqedonisë nuk kërkon që anëtarësimin në NATO ta marrë si dhuratë. Kjo nuk është e drejtë e fituar, por ky të jetë rezultat i përkushtimit, kritereve të përmbushura dhe stabilitetit të vazhdueshëm. Këtë e theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në hapjen e takimit të ministrave të mbrojtjes të SHBA-së – Kartës së Adriatikut që sot po mbahet në Ohër. Shekerinska nga foltorja e theksoi vendosshmërinë e Qeverisë së RM-së për zgjidhje të problemeve të hapura të cilat deri më tani panevojshëm janë zvarritur, i kanë ngarkuar marrëdhëniet me fqinjët tanë, ndërkaq u imponuan si pengesa reale…

Lexo më Shumë

Pozicioni ynë është i qartë dhe i thjeshtë, si në të kaluarën ashtu edhe tani nuk komentojmë procese gjyqësore, duhet të lëmë që gjyqësia ta kryejë punën e saj, deklaroi pasdite, ambasadori evropian Samuel Zhbogar në Strugë. “Menjëherë pas ngjarjeve të 27 prillit theksuam se duhet të ketë llogaridhënie për gjithçka që ndodhi në Parlament. Pritjet tona janë të gjitha palët  dhe faktorët e interesuar në plan të parë t’i vendosin interesat e shtetit dhe ardhmërisë së tij”, tha Zhbogar, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve  në Forum “Decentralizimi  sërish në fokus”, që në organizim të Ministria e Vetëqeverisjes…

Lexo më Shumë

Policia rrugore pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa të përforcuara për kontroll dhe rregullim të qarkullimit në drejtim të lehtësimit të trafikut që do të shkaktohet në periudhën e “rrëmujës” së theksuar, pas njoftimit të djeshëm nga ana e një partie politike se në tridhjetë ditët e ardhshme përfundimisht me 29.12 në periudhën prej orës 15 deri në 17, di të bllokohen shumë udhëkryqe të Shkupit. Siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, në udhëkryqin afër QT Mavrovasja, trafiku do të zhvillohet dhe lehtësohet në rrugët përreth – bul. “Kërste “Misirkov”, rr. “Filipi i 2-të i Maqedonisë, bul. “Koço…

Lexo më Shumë

Mbështetje për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor, kanë shprehur përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Investim në takimin e sotëm me kryeministrin, Zoran Zaev. Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në takim Mateo Rivelini, shef i sektorit për projekte të Bankës Evropiane për Investim në Slloveni, Kroaci dhe Ballkanin Perëndimor dhe Dubravka Negre, shefe e zyrës rajonale për Ballkanin Perëndimor të BEI i kanë përshëndetur politikat zhvillimore të guximshme të kryeministrit Zaev dhe të Qeverisë që çojnë drejt stabilizimit ekonomit të shtetit dhe progresit. Në këtë drejtim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot e priti Shrini Gopalan, anëtar i Këshillit drejtues të Dojçe Telekomit për Evropë dhe drejtori kryesor ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë, Andreas Elsner. Nga pres shërbimi qeveritar kumtuan se në mbledhjen kanë marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski dhe përfaqësuesi qeveritar në Kuvendin e aksionarëve të Telekomit të Maqedonisë – SHA Shkup dhe Goran Trajanovski, anëtar i Bordit të drejtorëve dhe kandidat i Qeverisë së RM-së për drejtor kryesor operativ të Shoqatës, transmeton MIA.  Kryeministri Zaev informoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mënyrë intensive punon…

Lexo më Shumë