Author: Semi

Numri i migratëve që transitojnë në Maqedoni ka tendenca ulje. Në mars të 2017-tës numri i personave që kanë qënduar në qendrat tranzitore ka qenë 49 në pjesën veriore ndërsa 14 në pjesën jugore. Në fillim të tetorit të 2017-të, 5 persona kanë qëndruar në qendrën në Gjevgjeli, ndërsa 23 të tjerë në Tabanoc. Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale në konferencën e organizuar nga Shoqata Legis, theksuan se Maqedonia në kohën e krizës me refugjatët nuk ishte shumë e përgaditur duke mos pasur kushte elementare për mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e të refugjatëve. “Në atë kohë Maqedonia u përball me mungesë të kapaciteteve dhe resurseve dhe kjo…

Lexo më Shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me gjendjen e komunikacionit dhe rrugëve në Maqedoni, duke paralajmëruar shoferët që të jenë të kujdesshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni. LAMM bën të ditur se në Strazhë dhe Pletvar ka mjegull dhe se shikueshmëria është 30 deri 50 metër. Sipas tyre, komunikacioni në vend zhvillohet në rrugë të lagështa në disa drejtime rrugore të vendit, si edhe shoferëve u kërkohet të jenë të vëmendshëm dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes. LAMM paralajmëron mundësinë e rokullisjes së gurëve në gryka mali dhe ngushtica.

Lexo më Shumë

Mbeturinat e tubuara, brenda dhe rreth shtratit të lumit Vardar, që sot Qyteti i Shkupit fillon t’i pastrojë. Për ne siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e objekteve rreth lumit Vardar janë prioritet i yni, theksoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. “Reshjet e fundit treguan se projekti megaloman “Shkupi 2014″ po bëhet rrezik real për sigurinë e qytetarëve të Shkupit dhe pronave të tyre. Në opinion u prezentua dobia e tij për zhvillimin e turizmit në Shkup, ndërsa disa ditëve të kaluara konfirmuan se kjo pasqyrë jo vetëm se nuk e zhvillon turizmin por paraqet rrezik për sigurinë…

Lexo më Shumë

Qenan Aliu Miq të dashur. Ambasadori i SHBA-ve tha një të vërtetë lidhur me BONUSET famoze, mbase që moti edhe shumë kush nga ne për këtë kemi shkruar, por sikur nuk deshi të dëgjojë askush. Pasi që foli Bejli, dëgjuan dhe reaguan edhe KSHZ-ja. Të drejtën dhe të vërtetën e dimë shumë kush nga ne, por , për atë deri më tani nuk deshën të dinë qeveria dhe vetë KSHZ -ja. Megjithatë tani e tutje do të duhet ta dine se në një turmë buxheti ad-hok prej miliona eurosh para publike për një proces zgjedhorë nuk do të mund…

Lexo më Shumë

Gjatë takimit të sotëm ndërmjet ministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski dhe homologut të tij nga Kosova, Flamur Sefaj janë nënshkruar disa marrëveshje që kanë të bëjnë me sigurinë kufitare, respektivisht zgjidhjen e problemit të mungesës së nënshtetësisë së qytetarëve të të dyja shteteve dhe parandalimin e trafikimit ilegal të drogës, njerëzve dhe armëve, raporton Portalb.mk. “Marrëveshjet e arritura sot kanë për qëllim lehtësim të përballjes me krimin e organizuar dhe veprave kriminale, trafikimit ilegal me njerëz, armë dhe drogë, gjeneralisht për zgjidhjen e problemit global si lufta kundër terrorizmit. Është arritur edhe zgjidhje e problemit të…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë ka caktuar dy masa për të siguruar praninë e të akuzuarve në procedurën e mëtutjeshme të lëndës ”Monstra”. Sipas vendimit ”të akuzuarit lëshohen në liri, por u caktohen masa të tjerë për t’u siguruar prania e tyre siç janë: ndalimi i lëshimit të vendbanimit, respektivisht të akuzuarve u ndalohet të qëndrojnë jashtë Shkupit. Gjithashtu, të akuzuarit duhet të paraqiten te një person zyrtar që do të caktohet nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Nga të dënuarit, Fejzi Hajdari vazhdon të mbetet në burg, pasi që ai ka patur edhe akuzë tjetër – armëmbajtje. Avokati i tij Naser Raufi…

Lexo më Shumë

Shkruan Hamdi Nuhiju Para disa viteve, në afërsi të Shkupit, te liqeni i Smillkovcit, pafajësisht u vranë disa të rinj maqedonas, ku u akuzuan shqiptarët për terrorist islamik dhe pjesëmarrës në një vrasje makabre, ose vrasje monstrum. Me të drejt politike dhe juridike rasti në fjalë u quajt “Monstra”, por si viktimat ashtu edhe fajtorët, ishin viktimë e një diktati politik, i një grykësie në sistemin juridik dhe gjyqësor në Republikën e Maqedonisë. “Monstra” tronditi opinionin shqiptar, maqedonas dhe ndërkombëtar! Të gjithë e dinin se ata të rinj maqedonas janë të vrarë pafajësisht si dhe të burgosurit e etiketuar si…

Lexo më Shumë

Ish-zyrtari i VMRO-DPMNE-së dhe kryetari i ”Dostoinstvo” Stojançe Angellov i është kthyer aktualitetit politik duke thënë se për kryetar të VMRO-DPMNE-së, pas Nikolla Gruevskit duhet të emërohet përsëri, Ljubço Georgievski pasi ai është zgjidhja më e mirë për të mirën e partisë. ”Ka një perceptim se në parti ka një përplasje të anëtarëve të vjetër dhe të rinj. Kjo situatë mund të tejkalohet me një fytyrë me autoritet si Ljubço Georgievski. Ai është themelues dhe kryetari i parë i partisë. Ai me autoritetin e tij do të qetësonte të gjithë që janë të hidhëruar në periudha të ndryshme të këtyre…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov ka thënë se deri tani është vërejtur një rol destruktiv i përmendoreve dhe objekteve që janë pjesë e projektit ”Shkupi 2014” pasi janë harxhuar shumë para kurse kualiteti është shumë i dobët. ”Shumë para janë harxhuar për objekte të mangëta në cilësi. Jemi duke pastruar mbetjet në lumin Vardar të cilat janë të sjella nga e gjithë Maqedonia dhe janë të fshehura në objektet e vendosura në lum. Bodrumet e objekteve të këtij projekti janë të mbushura me ujë ndërsa muret e jashtme janë të shkatërruara të gjithë. Mbetjet ndërtimore që janë hudhur…

Lexo më Shumë

Autizmi është gjendje e përjetshme dhe trajtim i tërësishëm ende nuk ekziston, por ekzistojnë metoda për përmirësimin e pasqyrës klinike dhe cilësisë së jetesës. Prindërit të cilët kanë fëmijë me autizëm duhet ta pranojnë gjendjen e tij dhe pozitivisht të ndikojnë në zhvillimin e tij. Ata duhet të jenë më të hapur, ta pranojnë çdo bashkëpunim të ofruar i cili mund të kontribuojë për uljen e stresit të tyre dhe t’u ndihmojë në jetën e përditshme, transmeton MIA. Bashkëpunimi i tillë përmes trajnimeve të organizuara ofron Shoqata shkencore e Maqedonisë për autizëm në suaza të projektit “Barazi dhe gjithpërfshirje sociale përmes…

Lexo më Shumë

Në Kumanovë sot është promovuar libri “Gjuha e trupit” nga prof. dr. Zendel Abedin Shehi. Bëhet fjalë për udhërrëfyes navigues për komunikim joverbal që ka të bëjë me historinë e komunikimit joverbal, natyrën e saj dhe evolucionin e gjuhës së trupit. “Gjuha e trupit është shkencë që e definon përditshmërinë tonë joverbale në të cilën praktikojmë 90 për qind të jetës sonë, përderisa joverbalja, e vetëdijshmja, është 10 për qind e përditshmërisë sonë. Joverbalen e tregojmë përmes ndjenjave tona universale, të shprehurit tonë të fytyrës me pikëllim, lumturi, çdo disponim dhe ndryshim i fytyrës sonë”, tha autori i cili është…

Lexo më Shumë

Të dënuarit e rastit “Monstra” janë liruar në shtëpi, dhe lënda do të hetohet nga fillimi. Avokati mbrojtës, Naser Raufi thotë se paraburgimi është ndërprerë për shkakun se asnjëri nga vendimet e gjykatës nuk janë të plotëfuqishme. “Do të ketë rigjykim, paraburgimi është ndërprerë për arsye se asnjëri nga dy vendimet e gjykatës ende nuk janë të plotëfuqishme, dhe lënda e njëjtë do filloj nga fillimi”, tha Raufi për Almakos, duke shtuar se prokurori përgjegjës ende nuk e ka tërhequr akuzën. Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë, vendosi masën e arrestit ta zëvendësojë me burgim shtëpiak për 4 të dënuarit…

Lexo më Shumë