KSHZ pasditen e sotme në ora 14 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, ka njoftuar kryetari i Komisionit Aleksandar Çiçakovski për TV 24. Po përgatitën edhe dokumentet që të tërhiqet vendimi për bonuset që kanë ndarë anëtarët, por ka pasur dilemë nëse e njëjta të vazhdojë edhe për shërbimet sesi të mos tërhiqet vendimi, transmeton Medial.mk. Anëtarët e KSHZ-së dje u mblodhën urgjentisht pasi ambasadori amerikan Xhes Bejli njoftoi se në dyer të mbyllura kanë votuar rroga shtesë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale. Anëtarë të KSHZ-së, sipas Bejlit kanë miratuar pesë shtesë për veten e tyre, të barabartë…
Author: Semi
Punëtori rajonale me temë “Qasja drejt drejtësisë përmes reformave juridike dhe gjyqësore për përmirësimin e gjyqësisë, politikës ndëshkuese dhe probacionit”, do të fillojë sot në Mavrovë. Debati është në organizim të Shoqatës së Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë dhe Ambasadës së SHBA-së, ndërsa zbatohet në suaza të projektit “Përforcimi i rolit dhe pavarësisë së gjykatësve në Republikën e Maqedonisë”. Debati shkencor, i cili do të zgjasë deri të enjten do ta hapë kryetari i Shoqatës së Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë, Xhemali Saiti.
Qarkullimi në rrugën rajonale që i ndërlidh fshatrat e Pollogut, Negotinë dhe Llomnicë prej mbrëmë është në ndërprerje për shkak të rrëshqitjes së dheut që ka rënë në rrugë. Sipas informacioneve të para të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, tek vendi “kisella voda” në rrugën, në gjatësi prej njëzet metrave është shembur një masiv i madh dheu. Banorët lokalë e kanë paraqitur rastin në polici, mbrëmë rreth orës 20. Nga mëngjesi i sotëm, ekipe me mekanizma nga Komuna Vrapçishtë janë dërguar në vend dhe punojnë në sanimin e rrëshqitjes së dheut, ndërsa në terren janë ekipe të Drejtorisë për Mbrojtje…
Për një javë që kur është hapur linja telefonike për paraqitjen e ndotjes së ambientit në Karposh, 64 qytetarë janë lajmëruar për të paraqitur ndezje të mbeturinave, gomave, kabllove, plastikës ose mbeturinave tjera toksike. Më së shumti paraqitje kanë qenë për punën e ngrohtores në Monim Potok, informojnë nga Komuna. Linja telefonike vazhdon të jetë e hapur për qytetarët e këtij rajoni.
Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni sot do të fillojë me fushatën sensibilizuese për festime të sigurta dhe pa mjete plasëse. Qëllimi i kësaj fushate është që të ngrihet vetëdija tek qytetarët që të festojnë në gjirin familjarë dhe mos të përdorin mjete plasëse në natën e ndërrimit të vitit. Si qëllim për këtë fushatë janë adoleshentët dhe nxënësit e shkollave të mesme nëpër gjithë Maqedoninë. Përndryshe, gjatë vitit të kaluar ka pasur lëndime të gjymtyrëve dhe sytë e fëmijëve që kanë zgjedhur të festojnë me mjete shpërthyese.
Në periudhën prej orës 9 deri në ora 12 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e rrugës “Isaija Maxhovski” në Komunën Gjorqe Petrov. Prej orës 12:40 deri në 14:30 sot pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e objektit me nr. 16 dhe objektet përreth në rrugën “Aco Karamanov” në Komunën Qendër. Siç informoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza në Shkup, ndërprerjet janë për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin elektrik.
Reshjet e mëdha të shiut që kapluan qytetin e Shkupit, gjatë ditëve të kaluara ka shkaktuar derdhje të mëdha në shtratin e lumit Vardar dhe dëmtim të objekteve shtrenjtë të paguara të projektit “Shkupi 2014”. Ndërtimet dhe aktivitetet ndërtimore që janë pjesë e këtij projekti dhe që zhvillohen në shtratin e lumit në pjesën nga ura “Goce Dellçev” deri te Ura e Gurit, e zvogëlojnë rrjedhën e shtratit dhe ardhja e ujërave përbën rrezik për sigurinë e qytetit nga përmbytjet. “Shirat e fundit treguan se projekti megaloman “Shkupi 2014” bëhet rrezik real për qytetarët e Shkupit dhe pronat e tyre.…
Shfrytëzuesit buxhetorë prej sot në mënyrë të detyrueshme do të duhet t’i publikojnë raportet financiare në ueb faqet e tyre. Sipas Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kontabilitet për buxhetet dhe shfrytëzuesit buxhetorë, llogaritë përfundimtare duhet të publikohen në ueb faqet në afat prej 15 ditëve nga dita e dorëzimit të tyre deri te regjistri i llogarive vjetore pranë Regjistrit qendror. “Publikojmë raporte të cilat paraprakisht nuk ishte të disponueshme në opinion, ndërsa edhe me ligj vendosëm obligim për publikim të obligueshëm të raporteve financiare të shfrytëzuesve buxhetorë në ueb faqet e tyre”, theksoi dje ministri i Financave,…
– Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 41- të në të cilën do të debatojë për shfrytëzimin dhe implementimin e fondeve të BE-së, si dhe për statusin e realizimit të prioriteteve të RM-së për hyrje në NATO. Në rend dite është edhe informacioni për ndërtimin e stacionit të përbashkët hekurudhor të Republikës së Maqedonisë dhe të Republikës së Serbisë në vendin e banuar Tabanoc, për periudhën 1 janar deri më 30 qershor të vitit 2017, informacione në lidhje me realizimin e marrëveshjeve për koncesion për shfrytëzimin e ujit për ndërtimin e centraleve të vogla hidroelektrike,…
Një grua shtatëdhjetë vjeçare ka vdekur në Tetovë pasi që është lënduar rëndë nga përplasja me një veturë, transmeton Telegrafi.mk Gruaja pas sulmit është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë ku është konstatuar vdekja e saj. Kontroll në vendngjarje ka kryer Prokurori Publik dhe ekipi nga Sektori për punë të brendshme në Tetovë.
Paraqitje e mjegullës me dukshmëri prej 30 deri në 50 metra vërehet në rrugët e vendkalimeve malore Strazhë dhe Pletvar, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Prej atje informojnë se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet rrjedhimisht nëpër disa rrugë të lagështa lokale dhe bëjnë apel në drejtim të kujdesshëm të automjetit dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë. Në disa drejtime rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka është e mundshme paraqitja e shembjeve të më imëta.
Nën organizimin e Asociacionit për menaxherë të Maqedonisë, kryeministri Zoran Zaev, si edhe ministri i financave, Dragan Tevdovski, morën pjesë në tribunën ”Ndryshimet e reja tatimore dhe buxheti i ri, dhe si do të ndikojë kjo ndaj punës së ekonomisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Zaev vlerësoi se debatet e këtilla dhe tribunat janë mundësi e mirë për ndarjen e njohurive dhe mendimeve me bashkësinë afariste. ”Menaxhimi i mirë e lëvizë tërë botën. Jam i bindur se mundet që në Maqedoni të realitojmë rezultate të mira nëse dëgjojmë njëri tjetrin me vëmendje”, deklaroi Zaev. Sipas tij, shteti do të përparojë nëse edhe…