Author: Semi

Këshilltarët e VMRO-së kënduan himnin dhe braktisën seancën në Gjorçe Petrov Grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” në mënyrë demonstrative kanë lëshuar seancën e sotme në komunën e Gjorçe Petrovit. “Mbetemi në mbështetjen për të paraburgosurit e ndodhive të 27 prillit dhe nuk do të marrim pjesë në seancat e ardhshme që po ashtu do të jenë të përdorur në interes të pushtetit”, kanë thënë këshilltarët. Ata kënduan himnin dhe braktisën seancën. https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1943793902328119/

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale kërkoi që si prova në rastin “Titanik” në lidhje me parregullsitë zgjedhore, të pranohen mbi 1000 biseda por edhe CD me SMS porosi. Para gjykatësve të apelit që e shqyrtuan ankesën e PPS-së, pasi Këshilli penal i njësisë së Shkupit këto prova i hodhi poshtë, prokurorja Lile Stefanova tha se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka konstatuar se provat e ndara janë siguruar në mënyrë të paligjshme. Ajo theksoi se personat që akuzohen në këtë rast, kanë kryer vepra penale kundër zgjedhjeve dhe se bisedat ndërmjet Janakievskit dhe Jankullovsës nuk duhet të trajtohen si biseda private, duke…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupi, Petre Shilegov, në intervistë për TV 24, duke folur për problemin e ndotjes në kryeqytet, ju kthye edhe deponisë “Drislla”, duke deklaruar si në vazhdim: Ekzistojnë spekulime se ka mbetje radioaktive dhe është bërë pjesë e analizave të shumë institucioneve. Problemi me “Drisll-an” do të zgjidhet shumë shpejt [Burimi: Fokus, Data: 24.11.2017 година] ARSYETIM: Deklarata e kryetarit të Shkupit Petre Shilegov se “ekzistojnë spekulime se në “Drislla” digjen mbetje radioaktive”, e vlerësojmë si jokonsekuente, për arsye se, deklarata e tij, së pari, morri shumë vëmendje në opinion, duke pasur parasysh vet peshën e fjalës “mbetje radioaktive”, dhe se vet pretendimi…

Lexo më Shumë

Një grup artistësh urban në mënyrën e tyre vendosën të protestojnë kundër ndotjes së ajrit, njofton Portalb.mk. “Këto njerëz janë mes nesh… Çdonjëri prej tyre është shembull për ndjenjën që e kemi çdo ditë kur i hapim sytë. Nëse Goce Dellçev e kuptonte botën si fushë për garë kulturore, si do të ishte qëndrimi i tij sot? Ose ene ai me shpirtin e tij të revolucionar do të luftonte kundër kësaj dogme të vetëvrasjes kolektive? Të gjithë duam dhe patjetër duhet të marrim frymë! Për atë na duhet ajër! Po e ngremë zërin kundër ndotjes!”, thuhet në porosinë e tyre. Një…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukovski gjatë hyrjes në Gjykatën penale ku po merret në pyetje në lidhje me dhunën në Kuvend më 27 prill, ka thënë se “nuk ka bazë për paraburgim, por do të lejojmë që gjykata ta thotë fjalën e fundit”. Mukoski thotë se rregullisht do të paraqitet në gjykatë dhe se beson në drejtësi. Përpos Mukoskit edhe pesë deputetë të tjerë të VMRO-DPMNE-së do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjet e 27 prillit. Të njëjtëve të premten Kuvendi ua morri imunitetin.

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit ka vendosur që përgjimet të përdoren si dëshmi në lëndën ”Titanik” ku të akuzuar janë udhëheqës të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. Bëhet fjalë për mbi 1000 biseda të cilat tregojnë pjesëmarrje të të akuzuarve në montime të zgjedhjeve dhe falsifikim të rezultateve zgjedhore. Me këtë vendim, përgjimet do të përdoren në procedurat gjyqësore të lëndëve të PSP-së ku ka 20 të akuzuar, ndër të cilët edhe Nikolla Gruevski, ish-ministrat Mile Janakieski dhe Gordana Jankuloska, pastaj Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer. Ata akuzohenpër bashkim kriminal, keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatave zgjedhore dhe për shkelje të të…

Lexo më Shumë

Deputeti Johan Tarçulovski ka arritur në Gjykatën Themelore Shkupi 1, në seancë dëgjimore tek gjyqtari për procedurën paraprake, transmeton Zhurnal. Gjashtë të akuzuarit deputetë për pjesmarrje në dhunën në Parlament më 27 Prill sot pritet që të dalin para gjyqtarit të procedures paraprake në Gjykatën Penale. Gjashtë deputetët janë pjesë e 36 personave të cilët Prokuroria Themelore Publike i përndjek për “rrezikim territorial të sistemit kushtetues dhe të sigurisë” lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Avokati popullit Ixhet Memeti, sot ka vizituar Mitko Çavkovin në burgun e “Shutkës”! Kjo ka shkaktuar revoltë te ish ushtarë të UÇK-së, e në mesin e tyre ka reaguar Selver Jashari nga Kumanova, shkruan Gazeta Lajm. “As edhe një javë nuk e ka bë Çavkovi në paraburgim dhe ky menjëherë e ka vizitu, mesiguri ka mendu me i dal hakut ish-ministrit te Brendshëm. Avokatit të Popullit, s’po di çka t’i them tjetër pos …!”, ka shkruar Jashari, duke mos kursyer as fjalë tjera në llogari të Avokatit të Popullit. “As në kohën e Rankoviqit ska pas udbash ma tepër se…

Lexo më Shumë

“Ndodhi ajo që nuk e prisja. Ne kemi gjykatës pa përvojë. Morëm vlerësim të një aktakuze, gjegjësisht heqja e bombave, të njëjtën gjë që kërkoi Zoran Zaev. Për të është miratuar ndërsa për mua është refuzuar. Gjykata është një dhe unë e besoj atë por jo edhe gjykatësen. Pres gjykim brutal. Ne kërkojmë atë që i lejohet Zoran Zaevit të vlejë edhe për mua”, tha gazetari dhe biznesmeni Dragan Pavloviq – Latas. Ai është i akuzuar në rastin “Total” së bashku me tre kompani: Total Doel Marketing, Total Media Center dhe Mediamax, në të cilat ai paraqitet si pronar ose…

Lexo më Shumë

Vitin e kaluar Komisioni Shtetëror Zgjedhor, në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Përzhinos, ende pa filluar të punojnë ka ndarë shpërblime në vlerë pre 3,000 deri në 4,000 euro. Atëherë këto të holla lehtë u morën nga Ministria e Financave, pasi që tash partia qeveritare, atëherë opozitare Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë kishte zëvendësministrin, kurse informatat dolën në publik edhe pa i kërkuar opinioni, njofton Portalb.mk. Krahas këtij kompensimi, anëtarët e KSHZ-së çdo muaj marrin pagë të rregullt e cila sillet rreth 70 mijë denarë. Nga udhëheqësia e atëhershme e Ministrisë së Financave kanë liferuar edhe të dhëna se anëtarët e KSHZ-së kanë harxhuar 30…

Lexo më Shumë

Gazeta austriake “Kurier” shkruan se kompania “One.Vip” nga Shkupi do të zhvendoset në qendër tjetër, për të cilën dyshohet se janë në pronësi të ish shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, njofton Portalb.mk. A do të jetë selia e re e “One.Vip” në pronësi të rrethit korruptues të bashkëpunëtorëve të ish kryeministrit, Nikolla Gruevski? Këtë temë e ka hulumtuar gazeta austriake “Kurier” dhe shkruan se dyshimet për këtë ekzistojnë, jo vetën në opinionin e Maqedonisë, dhe se ka lidhje kontestuese mes Telekom Austri dhe disa ish ministrave të qeverisë së VMRO-DPMNE-së. “Vajza e Telekom Austri në Maqedoni – One.Vip…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka caktua zëvendësin e tij. Nënkryetar i Komunës së Gostivarit është zgjedhur doktori nga fshati Debresh, Besim Memedi, njofton Gostivari Sot. Lajmi bëhet i ditur nga nëndega e partisë, Aleanca për Shqiptarët në fshatin Debresh.“Kemi nderin të ju informojmë që bashkvendasi jonë shumë i respektuar Doc.Dr. Besim Memedi oficialisht ka marë postin e Nënkryetarit Të Komunës së Gostivarit. Kjo njëherit është edhe një nder i madh për ne si fshat,pasiqë për herë të parë kemi një post kaq të rëndësishëm”, thuhet në njoftimin nga kjo nëndegë. “Vlera dhe respekti ndaj fshatit tonë dita…

Lexo më Shumë