Sot në Parlamentin Evropian në Bruksel, Deputeti Artan Grubi, kryetar i komisionit për çështje evropiane, takoi edhe EuroDeputetin z. Eduard Kukan, pjesë e treshës negociatore të marrëveshjes politike. Grubi foli në detaje për zhvillimet aktuale politike në vend, koalicionin qeverisës, reformat, proceset integruese. Duke folur për përpjekjet e Qeverisë, dhe duke u bazuar në deklaratat e drejtuesve të Bashkimit Evropian, Grubi theksoi pritjen që viti 2018 do t’i takojë tërësisht proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Evropian. Për ta lehtësuar këtë proces, ne si shumicë parlamentare, jemi tërësisht të përkushtuar për ti realizuar të gjitha pritjet e…
Author: Semi
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot u mbajt sesioni i parë informues i Fondit për Ballkan Perëndimor në Maqedoni, me rastin e thirrjes së parë për dorëzim të propozim-projekteve rajonale. “Fondi është iniciativa e parë rajonale, inkluzive dhe autoktone, me mision themelor – promovimin e bashkëpunimit rajonal, integrimi në BE dhe zhvillimi i përgjithshëm i rajonit”, tha Viktor Dimovski, sekretar shtetëror në MPJ. Sipas tij, qëllimi kryesor i Fondit është që ta përforcojë bashkëpunimin midis vendeve dhe ta avancojë integrimin në BE, ndërsa kjo do të sigurohet përmes promovimit të vlerave të përbashkëta midis shoqërisë civile dhe aktorëve rajonal,…
VMRO-DPMNE-ja nuk ka vendim përfundimtarë për bojkotimin e tërësishëm të Kuvendit por do të vazhdojë bojkotimin e përkohshëm të punës së ligjvënësit. Vendimi u mor pasi pesë deputetë të kësaj partie dhe një deputet i partisë së koalicionit parlamentar, morën masën e paraburgimit ose arrestit shtëpiak, për zhvillimet e 27 prillit në Kuvend. Nga kjo parti, vendimin e gjykatës e konsiderojnë si sulm ndaj demokracisë dhe përndjekje politike nga ana e LSDM-së qeveritare. “Vendimet e djeshme na kanë shqetësuar pa masë dhe njëzëri kemi vendosur që përkohësisht të pezullojmë aktivitetet tona në Kuvend. Akoma nuk ka vendim përfundimtar për bojkot,…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot zhvilloi konferencë për shtyp me ç‘ rast informoi lidhur me masat e zbatuara me sukses në sektorin e energjisë, të orientuara kah rritja e efikasitetit energjetik. ‘Me marrjen e funksionit ministër i Ekonomisë menjëherë jam angazhuar lidhur me miratimin e planit të tretë akcional për energji efikase të miratuar nga Qeveria, si një nga obligimet që dalin nga Marrëveshja për themelimin e Komunitetit Energjetik, duke përmbushur një nga obligimet që ne kemi si shtet me këtë kontratë të rëndësishme. Për këtë qëllim,bashk me ekipin tim vëmendje të madhe u kemi dhënë masave për energji…
Sigurimi i librave adekuat mësimor për bashkësitë të cilat janë më pak se 20 për qind në Maqedoni dhe tejkalim i praktikës dhjetëvjeçare të gjuhës boshnjake si eksperimentuese në mësim. Tashmë është formuar grup i punës në MASH i cili i dha rekomandimet e veta të para dhe tani është në hap Byroja për zhvillim të arsimit për t’i parashtruar planet mësimore, të cilat duhet të miratohen në ministri dhe të fillojë realizimi. Këtë sot e kumtoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska në debatin për avancimin e realizimit të të drejtave të pjesëtarëve të bashkësive të cilat janë…
Në nëntor, nëpër rrugët e rajonit të Gostivarit janë regjistruar gjithsej 20 aksidente rrugore, që krahasuar me vitin e kaluar është zvogëluar numri për katër, informojnë nga SPB Tetovë. Një aksident trafiku ka pasur epilog fatal për një person (këmbësor), në dy nga aksidentet ka pasur tre të lënduar rëndë, ndërsa në gjashtë aksidente ka pasur gjithsej dymbëdhjetë persona të lënduar. Në aksidentet e regjistruara, 11 të tjerat kanë kaluar vetëm me dëme materiale. Sipas vendit të aksidentit, gjysma kanë qenë në vende të banuara, ndërsa gjysma tjetër në rrugë të hapur, transmeton MIA. “Më shumë nga aksidentet, sërish kanë…
Policia financiare në bashkëpunim me prokurorin për krim të organizuar ka ngritur katër padi penale për keqpërdorim të mjeteve financiare. Për keqpërdorimet detyrës të zyrtare, drejtoria financiare ka ngritur padi kundër ish drejtorit të kompanisë Feni Industri Ad Kavadarc J.M. në dyshimin se ka keqpërdorur mbi 50 milion dollar duke sjellë vendim të rrejshëm për shlyerjen e detyrimeve të pa vjetërsuara ndaj kompanisë “Cunico marketing fze” nga Dubai. https://youtu.be/r-F-CazwPhU
Profesoresha 52 vjeçare Snezhana Troajaçanec është gjetur e vdekur. Informacionin e ka bë të ditur përmes rrjeteve sociale djali i saj, Filip Trojaçanec. Ajo u zhduk dje në mëngjes, kur bashkëshorti i saj ka vërejtur se nuk është në shtëpi. Edhe pse u organizuan ekspeditë kërkimore prej qytetarëve dhe prej policisë, ajo nuk u gjet e gjallë, por e vdekur në ujërat e lumit Vardar. Sipas familjarëve, profesoresha Trojaçanes ka vuajtur nga depresioni.
23 vjetorin e themelimit, udhëheqësia e Universitetit të Tetovës e ka shënuar duke bërë vizitë në varrin e rektorit të parë, Fadil Sulejamanit dhe me akademi solemne ku ka ndarë edhe çmimin kryesor “Doctor Honoris Causa”, njofton Portalb.mk. Çmimi në fjalë sivjet shkoi për sipërmarrësin apo pronarin e ndërmarrjes “Ecolog”, Lazim Destani. Akademinë e shpalli të hapur rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti i cili tha se UT-ja u formua për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë diskriminimit që i bëhej popullit shqiptar të trevave tona dhe për të trasuar një të ardhme më të mirë për të gjitha etnitetet…
Marrëveshja për formim të bashkësisë transportuese duhet të sigurojë integrim të sektorit transportues të BE-së në politikën e zgjerimit, ka thënë ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, në fjalimin e këshillit ministror të vendeve të Ballkanit Perëndimor, themelues të Bashkësisë transportuese, që u mbajt në Bruksel. Në takimin në të cilin mori pjesë edhe komisarja për politikë transportuese e Komisionit Evropian Violeta Bullc, Sugareski ka theksuar se harmonizimi i plotë i rregullativës vendore me rregullativën e Bashkimit Evropian nuk është e nevojshme vetëm për shkak të aspiratave të Maqedonisë për anëtarësim në Union, por, para së gjithash, për shkak…
U.d. kryetar i LSM-së Darko Dimovski në vazhdimin e sotëm të Kongresit të jashtëzakonshëm është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Ai është zgjedhur përmes votimit publik me shumicë votash. Paraprakisht një pjesë e sindikatave e kanë braktisur seancën, ndërsa kandidati për kryetar Peco Grujovski nga Sindikata e Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave Civile (AOGJSH) deklaroi se bëhet fjalë për kongresin më kontrovers. “Me këtë rast nuk kam se çfarë të deklaroj përveç se humbi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe punëtorët”, deklaro Grujovski.