Të kesh mundësinë që një politikani t’i parashtrosh pyetje si “ A ti nxjerr politika thinjat” apo “ A janë gazetarët si ferra ndër këmbë” rezulton të jetë një bisedë më e këndshme, interesante dhe më relaksuese se sa ta pyesësh atë për investime apo ngjarjet aktuale politike. Përgjigjet për pyetjet e mësipërme, por jo vetëm, i morëm nga Nevzat Bejta, ish-kryetari i komunës së Gostivarit. Është ndër të rrallët që ka preferuar që të mos jetë një politikan tipik ballkanas duke mbajtur vetëm një raport shumë zyrtarë me qytetarët, por përmes batutave të tij ka fituar respektin e tyre…
Author: Semi
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot në Bruksel realizoi takim me kryetarin e Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker. Në takim kryeministri i ka shprehur pritjet që Maqedonia të bëhet pjesë e Strategjisë për Zgjerim të BE-së e paralajmëruar për vitin e ardhshëm, trnsmeton MIA. “Konsiderojmë se kemi mjaftueshëm argumente të mira për këtë pritjen tonë. E njoftuam kryetarin Junker me ato argumente, si dhe me përpjekjet që i bën Qeveria e re e cila e mori pushtetin pas një krize të thellë politike e cila zgjati me vite”, deklaroi kryeministri Zaev pas takimit me Junker. Siç kumtoi…
Sot është gjetur trupi i profesoreshës Snezhana Trojaçanec, e cila kërkohej pasi që dje kishte dalur nga shtëpia e saj dhe nuk ishte kthyer më. Profesoresha 52 vjeçare Snezhana Trojaçanec është gjetur e vdekur. Informacionin e ka bë të ditur përmes rrjeteve sociale djali i saj, Filip Trojaçanec. Ajo u zhduk dje në mëngjes, kur bashkëshorti i saj ka vërejtur se nuk është në shtëpi. Edhe pse u organizuan ekspeditë kërkimore prej qytetarëve dhe prej policisë, ajo nuk u gjet e gjallë, por e vdekur në ujërat e lumit Vardar. Sipas familjarëve, profesoresha Trojaçanes ka vuajtur nga depresioni.
Deputeti Kërsto Mukoski të cilit dje i është caktuar masa e paraburgimit ka nisur të bëj grevë urie sapo ka arritur në burg, përcjell Telegrafi Maqedoni. Informacionet kanë arritur nga mbrojtja e tij, shkak për grevën është se paraburgimi i është caktuar për një gjë që nuk e ka bërë e aq më pak ku akuzohet për vepër terroriste. Mukoski ka refuzuar ushqimin e më pas edhe drejtoria e burgut është njoftuar derisa ekipi mjekësorë ka kontrolluar atë.
Po e shfleton librin “Dhoma 334”, në të cilin përshkruhet vepra e Fetah Alimit në shpëtimin e Ziadin Selës. Bashkëshortja e tij, do ta dijë se pse Fetahu kërkohet nga policia për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Në mëngjesin e hershëm të 28 nëntorit policia bastisi shtëpinë e tyre në fshatin Orizarë të Kumanovës. Sipas saj, policët i kanë thënë se bastisja është bërë për armë dhe drogë dhe kanë urdhër arrest për Fetah Alimin. Duke mos gjetur atë në shtëpi, ajo thotë se kanë marrë celularët të vjetër. Nurija thotë se Fetahu nuk është duke u fshehur, por…
Jam i kënaqur nga puna e tij dhe ky është fillimi i një shoqërie të shkëlqyer, tha kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker pas takimit të sotëm me kryeministrin Zoran Zaev në Bruksel. Ai theksoi dëshirën e tij për ta inkurajuar Maqedoninë të vazhdojë në rrugën që ka filluar, ku progresi i arritur gjatë muajve të kaluar është i jashtëzakonshëm. “Dua të them se ne si KE jemi shumë të përkushtuar ndaj të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të gjithë ato shtete kanë perspektivë evropiane dhe ne do të sjellim vendim gjatë tetë, nëntë muajve të ardhshëm se si të…
Policia Financiare parashtroi padi penale për raste të caktuara për keqpërdorim të detyrës zyrtare kundër drejtorëve të Fenit, disa personave përgjegjës në MEPSO, drejtoreshës së Banjave të Dibrës – Capa dhe ish-drejtoreshës së Agjencisë për Film. Në konferencën e sotme për media drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi informoi se është parashtruar padi penale kundër ish- drejtoreshës të Agjencisë për Film M.GJ.I e cila akuzohet se në periudhën prej 26 tetorit të vitit 2016 deri më 18 shtator të vitit 2017 me tejkalim të detyrës së saj zyrtare ka lidhur aneks marrëveshje me të cilën janë bërë ndryshime të kushteve…
Zjarr sot pasdite shpërtheu në një shtëpi në lagjen “11 Tetori” në Kisella Vodë. “Është djegur edhe hapësira e brendshme e shtëpisë dhe nuk ka të lënduar”, deklaroi për MIA-n Xvonko Tomevski, komandat i Njësitit zjarrfikës të Qytetit të Shkupit, transmeton MIA. Është intervenuar me tre automjete dhe tetë zjarrfikës. Zjarri është shuar, ekipet ende po e pastrojnë terrenin. Tani për tani nuk dihen shkaqet për zjarrin, i cili është paraqitur në orën 17:10.
Maqedonia duhet të jetë e përkushtuar në procesin e reformave dhe përpjekjet që vijnë nga ky vend, duhet të kenë edhe vulën e opozitës. Këtë mesazh të qartë tejcoi sot Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi në BE, Johanes Han, në takimin me kryeministrin Zoran Zaev në Bruksel. Han, ashtu sikurse edhe kreu i Komisionit Evropian Zhan Klod Juker vlerësuan disa arritje të deritanishme nga qeveria e re, por theksuan se ka ende shumë punë deri në një rekomandim pa kushtëzim, në pranverë. Nëse të gjitha sferat që kryeministri i përmendi do të shtjellohen në mënyrën e duhur dhe nëse miratohen…
Ministri i Punëve të Brendshme. Oliver Spasovski sot realizoi takim pune me udhëheqësinë e Hekurudhave të Maqedonisë Transport SHA Shkup, në të cilin është biseduar për mangësitë e sigurisë me të cilat ballafaqohen stacionet hekurudhore dhe sigurimi i trenave të pasagjerëve dhe atyre transportues të cilët janë cak i vjedhjeve. Siç informojnë nga MPB-ja, në takim është folur për më shumë aspekte praktike lidhur me ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin hekurudhor, si në atë të pasagjerëve ashtu edhe atë transportues, ndërsa ministri Spasovski është zotuar se MPB do t’u dalë në ndihmë kërkesave të HM. “Është dakorduar Sektorët…
Drejtorët e ndërmarrjeve komunale do të humbin postet e tyre nëse deri me një shtator vitin e ardhshëm nuk do të mësojnë gjuhen angleze. Niveli i njohjes së gjuhës së huaj, të dëshmuar me certifikate valide, duhet të jetë të paktën B2, sipas sistemit të vlerësimit APTIS. Afati për plotësimin e detyrimit për të njohur gjuhën angleze për drejtorët e ndërmarrjeve komunale parashihet në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndërmarrjet komunale, të përgatitur nga Ministria për transport dhe lidhje, të botuar kohëve të fundit në Regjistrin kombëtarë elektronik. Zëdhënësi i Ministrisë për Transport dhe Lidhjeve, Kire Kocevski, thotë se…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki sot realizoi takim pune me ambasadorin e Hungarisë në Maqedoni, Lasllo Ishtvan Duks. Qëllimi i takimit, siç informojnë nga MMJPH, ishte përforcimi dhe avancimi i marrëdhënieve bilaterale në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe shqyrtimi i mundësive për marrjen e mbështetjes teknike dhe financiare nga Hungaria në procesin e inkuadrimit drejt BE-së. Në takim, dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga niveli i lartë i deritanishëm i marrëdhënieve bilaterale në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe përgatitjes për bashkëpunim në sferat menaxhim me mbeturinat dhe ujërat e zeza, menaxhimi me rajonet…