Author: Semi

Shkalla e rritjes të bruto prodhimit vendor (BPV) për tremujorin e tretë të këtij viti është 0,2 për qind, publikoi sot Entit Shtetëror për Statistika. Në tremujorin e tretë të këtij viti rritje më e madhe prej 9,8 për qind është vërejtur në sektorët: tregti me shumicë dhe tregti me pakicë, riparim të automjeteve motorike dhe motoçikletave, transport dhe magazinim, te objektet për akomodim dhe aktivitete të shërbimeve, si dhe në bujqësi, pylltari, dhe  peshkim për 3,8 për qind dhe veprimtari lidhur me pronë të patundshme prej 0,9 për qind. Konsumi përfundimtar i amvisërive, përfshirë institucionet jofitimprurëse të cilat u…

Lexo më Shumë

Prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai, pas seancës së sotme gjyqësore për lëndën “Dhuna në Qendër”, tha se Nikolla Gruevski është i akuzuar për vepër penale “dhunë” sipas Kodit penal, për çka është paraparë dënim me burg prej gjashtë muajve deri në pesë vite. “Veprimet për të cilat ngarkohet ai dhe të akuzuarit e tjerë janë përshkruar hollësisht në propozimin prokurorial rreth të cilit po veprohet”, tha Fetai. Vlerësoi se është pozitive ajo që sot përfundimisht filloi nxjerrja e dëshmive të propozuara nga ana e Prokurorisë. “Ishte kryer marrje e drejtpërdrejtë në pyetje e dëshmitarit të parë, Andrej Zhernovski. Radhën tjetër…

Lexo më Shumë

Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar në Maqedoni, kërkon që arsimtarët të kenë paga më të larta se sa udhëheqësit e institucioneve dhe punëtorëve administrativ, sepse mësimdhënësit duhet të çmohen e nderohen, për punën që e bëjnë. Kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta është i pakënaqur me paralajmërimin e qeverisë së pagat e arsimtarët do të rriten vetëm 5 për qind, njofton Almakos. “Ne kërkojmë që rrogat e mësimdhënësve të jenë të barabartë me udhëheqësit nëpër ministri dhe nëpër komuna. Sëpaku rrogat duhet të jenë 700 euro ose 42.000 denarë. Ne bazohemi në këtë shumë, se në shoqërinë tonë duhet të çmohet mësimdhënësit.…

Lexo më Shumë

Shefik Duraku Deri sa BDI dhe Aleanca zhvillojnë “luftë” mediale se kush do udhëheqë me dikasterin e Shëndetsisë, LSDM-ja veç më është duke udhëhequr atë dikaster përmes zv.Ministrit dhe normisht sa më shumë të zgjatë kjo situatë aq më mirë për LSDM-në. Kjo është dhe strategjia e LSDM-së “Përçaj dhe sundo” dhe kuptohet se fituesi i kësaj situate “tërhiq dhe mos e këput” është vetëm LSDM-ja në aspekt të kontrollit të pushtetit,por kjo nuk mbaron me kaq, qëllimi është që të kontrollojnë sa më shumë pushtet dhe atë nga “hisja” që ju takon Shqiptarve. Nëse e shihni gjendjen e pas…

Lexo më Shumë

Mjekja me iniciale M.N nga Prilepi sot ka ”fituar” një padi për ”keqpërdorimin e detyrës zyrtare” pasi ka paguar nga 200 denarë dhënien e recetave për barnat ‘Metadon’, shkruan Telegrafi Maqedoni. M.N është mjeke e përgjithshme dhe pronare e klinikës ‘Medisnaj’ dhe për një kohë relativisht të gjatë ka dhënë receta për metadon duke marrë edhe para për to. Tarifa për një recetë ka lëvizur nga 100 deri në 200. Kjo sipas policisë është krim pasi barnat në fjalë janë të ndaluar të shiten pa receta rekomanduese nga mjeku amë.

Lexo më Shumë

Pas paraburgosjes së tre deputetëve të VMRO-DPMNE-së, tre të tjerëve në burg shtëpiak, paraburgosjes së ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, por edhe zyrtarëve tjerë, është Nikolla Gruevski ish-kryeministër dhe kryetar aktual i VMRO-DPMNE-së, që thuajse çdo ditë paraqitet në procese gjyqësore për shpërdorim të detyrës gjatë qeverisjes së partisë së tij me vendin. Kundër tij po zhvillohen të paktën katër procese gjyqësore, për mashtrim zgjedhor, rastin e Komunës Qendër të Shkupit kur në një moment kishte urdhëruar sulmin mbi këtë Komunë që drejtohej nga opozita, shpërdorime në disa projekte infrastrukturore, por edhe raste tjera që janë në procedurë…

Lexo më Shumë

Samiti i ardhshëm i NATO mbahet në korrik, por lista e mysafirëve që tani është lëndë e vëmendjes për shkak se në ngjarje të tilla të nivelit më të lartë dërgohen ftesa për anëtarësim në Aleancë. Nuk ka dyshim se në Shkup shpresojnë për ftesa, publikoi Deutsche Welle. Media njofton se ende nuk është e sigurt se nëse Greqia do të pranojë hyrje të fqinjit veriore në NATO nën emrin Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, por pas ndryshimit të pushtetit në Shkup, marrëdhëniet janë të relaksuara. Daniell Server, ekspert amerikan për Ballkanin nga Universiteti Xhon Hopkins në Uashington, deklaroi për DW…

Lexo më Shumë

Sot u mbajt seanca e radhës për lëndën ”Dhunë në Qendër” ku të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Daniela Rangellova, Mile Janakieski dhe disa të tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ashtu siç u kërkua, seanca e sotme u inçizua nga dy kamera, por vetëm si pamje, jo edhe me zë. Në seancën e sotme dëshmoi Andrej Zhernovski, ish-kryetar i komunës Qendër, i cili në gjykatë njohu dy nga personat e përfshirë në dhunë. Zhernovski ka folur edhe për sjelljen e policëve dhe se, sipas tij, nuk kanë reaguar aspak për të ndaluar dhunën. Seanca tjetër do të mbahet më 18 dhjetor. Në…

Lexo më Shumë

Pas reagimit të punësuarve administrativ të Universitetit “Shën Kliment i Ohrit” -Manastir për neutralizimin e shpërndarjes së gjuhës antishqiptarë, albanofobisë, ksenofobisë, fashizëm, racizëm, shovinizëm dhe diskriminimit nga radhët e udhëheqësise së Universitetit “Shën Kliment i Ohrit”- Manastir, më konkretisht përdorimi i udhëzuesit ku është e paraqitur harta rajonale ku aty nuk qëndron Republika e Kosovës, si dhe shprehjet e Prorektorës, znj. Violeta Manevska, e cila para të punësuarve ka deklaruar: “Не ни требаат на овој Свети Климентов Университет шиптари, поготово не тие од Косово. За сите шиптари треба само гасна комора! (Nuk na duhen në këtë Universitet, Shën Kliment shqiptarë,…

Lexo më Shumë

– Maqedonia i plotëson kushtet për të filluar negociata me Bashkimin Evropian. Hungaria çdoherë ka dhënë mbështetje për Maqedoninë për t’i filluar negociatat inkuadruese për anëtarësim, por ky është vendim politik, deklaroi sot ambasadori hungarez në Maqedoni, Ishtvan Laslo Duks, në ligjëratën “Politika e zgjerimit të BE-së nga perspektiva e Katërshes së Vishegradit”, që u mbajt në Kolexhin amerikan në Shkup. “Procesi i inkuadrimit në BE është afatgjatë. Kroacisë iu deshën shtatë vjet nga fillimi i negociatave. Maqedonia tani më tetë, nëntë vjet punon në realizimin e Kritereve të Kopenhagës dhe edhe pse për arsye politike nuk mund t’i fillojë…

Lexo më Shumë

Policia financiare në bashkëpunim me prokurorin për krim të organizuar ka ngritur katër padi penale për keqpërdorim të mjeteve financiare. Për keqpërdorimet detyrës të zyrtare, drejtoria financiare ka ngritur padi kundër ish drejtorit të kompanisë Feni Industri Ad Kavadarc J.M. në dyshimin se ka keqpërdorur mbi 50 milion dollar duke sjellë vendim të rrejshëm për shlyerjen e detyrimeve të pa vjetërsuara ndaj kompanisë “Cunico marketing fze” nga Dubai. Për dëmtim të buxhetit të Republikës së Maqedonisë policia financiare është duke hetuar edhe drejtorin e Banjave të Dibrës Capa A.R pasi që ka dëmtuar buxhetin e RM për 25 milion denarë…

Lexo më Shumë