Grupi i punës i Ministrisë së drejtësisë ka konstatuar shumë parregullsi në punën e Gjykatës Penale Shkupi dhe në Gjykatën Supreme në lidhje me shfrytëzimin e sistemit AKMIS – sistemi i automatizuar kompjuterik për menaxhim të ndarjes së lëndëve gjyqësore. Në Gjykatën themelore Shkupi 1 ekzistojnë 860 lëndë në të cilat nuk ka të caktuar gjykatës që e sjellë në pikëpyetje saktësinë e të dhënave statistikore në raportet mujore dhe vjetore për punën e gjykatës dhe të gjykatësve që janë të kapshme për gjykatat më të larta, Këshilli gjyqësor dhe Minsitrisë së Drejtësisë. Kjo është konstatuar në raportin e Grupit…
Author: Semi
Bordi i Telekomit të Maqedonisë e emëroi Goran Trajanovskin, Drejtor operativ të kompanisë. Trajanovski, i cili është kuadër i LSDM-së, do ta marrë funksionin që nga 15 dhjetori. Ai ishte këshilltar për telekomunikim dhe informatikë në Ministrinë e Brendshme në periudhën derisa Oliver Spasovski shërbeu si ministër teknik. Në bordin e Telekomit nga janari hyn edhe avokati Mirosllav Vujiç edhe ai nga LSDM-ja. Në shtator, me propozimin e Qeverisë, në Bordin e Drejtorëve u zgjodhën edhe Zamir Mehmeti, vëllai i ish-deputetes Ermira Mehmeti dhe Divna Eftimovska.
Prokuroria Themelore Publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në bazë të informatave të marra, ka filluar procedurë parahetimore për shkak se ekzistojnë dyshime për vepër penale “Larje parash dhe kontribute të tjera” që janë vepra të dënueshme, sipas nenit 273 nga Kodi Penal. Procedura para hetimore është rezultat i shkresave të publikuara nga ana e disa mediave në RM në lidhje me deklaratën e ish ministrit të punëve të jashtme dhe kryetar i partisë popullore në Republikën e Serbisë, Vuk Jeremiq. Prokurori publik nga PTHP-ja për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, po i ndërmerr të…
Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së sot e braktisën punën e seancës së 4-t të Këshillit të komunës së Strumicës, në shenjë, siç thanë, mbështetje dhe solidariteti me të paraburgosurit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e RM-së. “Në shenjë mbështetjeje, solidariteti të vëllezërve tanë maqedonas dhe motrat dhe nënat dhe baballarët, prindërit, mbrojtës të kushtetutës së Maqedonisë të cilët janë akuzuar padrejtësisht dhe paraburgosur nga ana e pushtetit momental, po e braktisim seancën e sotme të Këshillit”, tha koordinatori i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së Aleksandar Donev. Ata nuk saktësuan se nëse do të marrin pjesë në seancat e tjera të…
Gjykata e Apelit në Shkup sot i konfirmoi masat e paraburgimit për regjisorin Boris Damovski, aktorin Vllado Jovanovski dhe ish-shefin e sigurimit të Trajko Veljanoskit, Goran Gjoshevski. Nga Gjykata e Apelit informuan se avokatët e të paraburgosurve kanë kërkuar heqje të paraburgimit dhe caktim të një mase më të butë apo arrest shtëpiak. Damovski, Jovanovski dhe Gjoshevski përfituan masë paraburgimi për pjesëmarrje në ngjarjet në Kuvendin e RM-së më 27 prill të këtij viti.
Kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) i Republikës së Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, shprehet se çështja e Jerusalemit është “mjaft e koklavitur, por më tepër ka karakter politik”, raporton Anadolu Agency. Në lidhje me deklaratën e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, mbi çështjen e Jerusalemit, kreu i BFI-së për AA thekson se kjo është çështje e politikës botërore, por nuk është fetare. “Është shumë problem me dhënë qëndrim Bashkësia Fetare Islame për atë çështje, derisa kjo është çështje e politizuar dhe mendoj se nuk ka nevojë për mendim fetar në atë drejtim”, shprehet Rexhepi për Anadolu Agency, duke shtuar se nuk…
Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 i konfirmoi në tërësi vendimet e gjykatësit të procedurës paraprake, me të cilat ishte pranuar propozimi i prokurorisë kompetente për përcaktim të masës së paraburgimit për deputetët Kërsto Mukoski dhe Ljuben Arnaudov, si dhe masë arresti shtëpiak për Johan Tarçullovskin dhe Zhaklina Peshevskën. “Duke vepruar sipas ankesave të deklaruara kundër vendimeve të gjykatësit të procedurës paraprake për përcaktim të masës së paraburgimit dhe masës së arrestit shtëpiak, ndërkaq sipas propozimit të PTHP-së për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 solli vendim me të cilin vendimet…
Edhe pse ekziston Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, gjërat nuk lëvizin përpara, sepse në mesin e shoqërisë ende i veçon dhe diskriminon personat me aftësi të kufizuara. Ato diskriminohen edhe në sferën e arsimit, ballafaqohen me mungesë objektesh, kuadrosh dhe plan programesh. Ky ishte përfundimi i debatit lidhur me përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjëve me nevoja të veçanta, të organizuar sot në shkollën e mesme “Braqa Milladinovci” në Draçevë të Shkupit, njofton Almakos. Ixhet Memeti, Avokat i popullit thotë se gjashtë vjet pas ratifikimi të Konventës fatkeqësisht gjërat nuk kanë lëvizur për të mirë.…
Ndërmarrja publike “Komunalec”, ka filluar ndërtimin e kanalizimit për ujërat e zeza, për një pjesë të fshatit Debresh në vlerë prej 4,5 milion denarësh. Drejtori i kësaj ndërmarrjeje, njoftoi se janë eliminuar të gjitha bllokadat për fillimin e punëve ndërtimore dhe se bëhen përpjekje maksimale që punët ndërtimore të realizohen sipas dinamikës së paraparë. “Siç e shihni, filluam sot me realizimin e punëve për ndërtimin e kanalizimit fekal për një pjesë të fshatit Debresh. Linja e kanalizimit që do të ndërtohet është në gjatësi prej 800 metrash. Projekti financohet prej Ministrisë së ekologjisë me një vlerë prej 4,5 milion denarësh”,…
Ministria e Punëve të Brendshme nuk mohon që një pjesë e pjesëtarëve të policisë keqpërdorin pozitën dhe ju shmangen përmbushjes së obligimeve të tyre si qytetarë. Almakos para disa ditësh denoncoi se si një policët edhe kur nuk janë në detyrë dhe kur përdorin makinat e tyre private refuzojnë të paguajnë për shfrytëzonin e austradave në Maqedoni/ Një gazetar i Almakos këtë javë ishte dëshmitar se si një qytetar, i cili nëpunësit në pikën e pagimit të taksës rrugore në afërsi të fshatit Zhelinë iu prezantua si polic dhe refuzoi ta paguaj taksën. Nëpunësi tha se ia kishte hapur rrugën…
Shkalla e rritjes të bruto prodhimit vendor (BPV) për tremujorin e tretë të këtij viti është 0,2 për qind, publikoi sot Entit Shtetëror për Statistika. Në tremujorin e tretë të këtij viti rritje më e madhe prej 9,8 për qind është vërejtur në sektorët: tregti me shumicë dhe tregti me pakicë, riparim të automjeteve motorike dhe motoçikletave, transport dhe magazinim, te objektet për akomodim dhe aktivitete të shërbimeve, si dhe në bujqësi, pylltari, dhe peshkim për 3,8 për qind dhe veprimtari lidhur me pronë të patundshme prej 0,9 për qind. Konsumi përfundimtar i amvisërive, përfshirë institucionet jofitimprurëse të cilat u…
Prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai, pas seancës së sotme gjyqësore për lëndën “Dhuna në Qendër”, tha se Nikolla Gruevski është i akuzuar për vepër penale “dhunë” sipas Kodit penal, për çka është paraparë dënim me burg prej gjashtë muajve deri në pesë vite. “Veprimet për të cilat ngarkohet ai dhe të akuzuarit e tjerë janë përshkruar hollësisht në propozimin prokurorial rreth të cilit po veprohet”, tha Fetai. Vlerësoi se është pozitive ajo që sot përfundimisht filloi nxjerrja e dëshmive të propozuara nga ana e Prokurorisë. “Ishte kryer marrje e drejtpërdrejtë në pyetje e dëshmitarit të parë, Andrej Zhernovski. Radhën tjetër…